Kunata e Nevila Pjetrit, 35-vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë në Itali, ka treguar komunikimin e fundit me të. Ajo pohoi se lajmin për vdekjen e saj e mësoi nga bashkëshorti i viktimës, ndërsa shtoi se do bëjnë të pamundurën që trupin e saj ta sjellin në Shqipëri. “E prita shumë keq lajmin, e mësova nga bashkëshorti i Nevilës. E përjetuam keq, se besonim dot që mund t’i ndodhte një gjë e tillë. S’më ka treguar që ka pasur probleme, dy ditë para vrasjes fola me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur. Trupi…
Author: tirana
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në Gjermani. Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë gjermane. Sipas një projektligji të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, azilkërkuesit e refuzuar, por që janë integruar ndërkohë në Gjermani mund të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, raporton revista gjermane “Der Spiegel”. Në të njëjtën kohë qeveria do të dëbojë më shpejt të dënuarit për vepra penale. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD) kërkon ta paraqesë sa më shpejt projektligjin e quajtur “shans për…
Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlut Tsavousoglou ka bërë deklarata të reja provokuese për ishujt grek, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut. Ministri turk theksoi se Ankaraja do të diskutojë pushtimin e ishujve grek me regjim të çmilitarizuar nëse Greqia vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë, sipas Mevlut Tsavousoglou. “Nuk është për tu habitur qëndrimi i Greqisë pas takimit të presidentit tonë me kryeministrin grek. Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë. Greqia po bën shkelje në ishujt.…
Tre persona kanë mbetur të plagosur në Ksamil këtë të martë, pas një sherri me sende të forta mes dy grupeve. Të plagosurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, me mbiemër Ahmeti. Ata janë konfliktuar me disa persona të tjerë. Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por më pas njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më kritike.
Gjykata Penale e Apelit në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 2 shqiptarë të cilët u arrestuan në janar të vitit të kaluar me 324 kg kokainë. Sipas medieve greke, kjo është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara nga autoritetet ligj-zbatuese të qytetit dhe vlera e drogës arrinte rreth 30 milionë euro. Në të njëjtën Gjykatë u dënua me 15 vite burg një shtetas serb, pasi gjyqtari i dha masë lehtësuese, ndryshe nga dy të akuzuarit e tjerë. Bëhet fjalë për dy emigrant shqiptarë, 39 dhe 37 vjeç si dhe një shtetas serb 38-vjeç, ndërsa për të…
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka biseduar mbrëmjen e djeshme me homologun bullgar Rumen Radev dhe me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Diskutimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të udhëhequra nga Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian për të mbështetur kërkimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes dy vendeve. Bullgaria ka bllokuar konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që nga viti 2020. Si në vitet e mëparshme, takimi i qershorit i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të vendosë mbi progresin e vendeve kandidate për në BE në proceset e tyre…
Në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Përflitej prej disa kohësh dhe tashmë është marrë vendimi. Të gjitha pajisjet elektronike në Europë do të kenë të njëjtën portë karikimi, modulin USB-C. Vendimi është marrë nga Komiteti i Tregut të Brendshëm të Parlamentit Europian. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga Vjeshta e vitit 2024. Karikuesi i përbashkët do të jetë për të gjithë telefonat inteligjentë, tabletat, kamerat dixhitale, konsolat e video-lojërave dhe çdo pajisje tjetër elektronike. Tashmë prodhuesit e këtyre pajisjeve do të duhet që produktet e reja t’i përshtasin për tregun evropian me të njëjtën portë karikimi, USB-C. Vjeshta e vitit 2024 është periudha kur…
Shakira dhe Gerard Pique ishin shembulli perfekt i dashurisë së vërtetë. Por, edhe përralla e tyre e bukur mbaroi. Lajmi i tradhtisë së futbollistit, bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë. Sot detaje të reja kanë dalë nga lidhja e tyre. Media “20 minuten” raporton se Shakira, përkundër faktit se është e shkatërruar emocionalisht me atë që ia bëri i dashuri, është e gatshme ta faltë atë dhe ta vazhdojë lidhjen. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që Pique e kishte tradhtuar këngëtaren latine dhe kjo ishte arsyeja pse ajo ka vendosur që edhe këtë…
Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë bërë një analizë që vlerëson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të ndërmarrë hapa për të shtyrë shkëputjen nga Rusia, por edhe për të siguruar lëshime nga Perëndimi. Dokumenti, i klasifikuar si “sekret”, është përgatitur nga disa agjenci për nevojat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), në krye të të cilit është shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument, i cili analizon hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrë Vuçiç në politikën e tij balancuese.…
Një grup studentësh që përfunduan praktikat e punës në Bashkinë e Tiranës morën certifikatat e përfundimit të praktikës, kurse disa prej tyre i janë bashkuar institucioneve publike ku mund të punojnë. Certifikatat u shpërndanë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi. “Disa prej jush i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës, kurse disa të tjerë e kanë filluar CV-në e tyre me një certifikatë të tillë për të aplikuar për një punë, qoftë në institucionet e varësisë të bashkisë, qoftë në ato të qeverisë qendrore ose në privat. Por, përmes këtij programi…
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Blinisht”. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen 230 fidanë të dyshuar narkotikë të kutivuar në kubikë. Gjithashtu, gjatë operacionit u godit edhe një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihet në pranga poseduesi i saj. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e…