Prej disa ditësh vendi ynë ishte i përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ulje drastike të temperaturave në vlerat maksimale. Gjatë ditës së nesërme parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje –…
Author: tirana
Deputetja demokrate, Flutura Açka gjykon se PD nuk mund të fitojë me Berishën në krye. Pavarësisht vlerësimeve që ka ndaj figurës së tij, sipas saj, ora politike e ish-kryeministrit ka përfunduar. Në një intervistë në “News24”, Açka theksoi se PD duhet të riciklohet nga figurat e vjetra dhe se opozitës i duhen liderë të rinj. Ajo shtoi se Berisha duhej ta merrte me sportivitet vendimin e DASH dhe të tërhiqej, bashkë me Bashën, në mënyrë të tillë që t’i hapej rruga elitës së re. “Nuk mund të fitojë sepse shqiptarët nuk do ta votojnë, nuk do ta votojnë në…
Ishujt Pitcairn janë një pikë e vogël në planet, konkretisht në Paqësor, midis Zelandës së Re dhe Perusë me vetëm 48 banorë. Së fundmi, në qendër të vëmendjes ka qenë ai, pasi janë lejuar martesat e homoseksualëve. Edhe pse asnjë banor i ishullit nuk është homoseksual apo ndonjë çift tjetër homoseksual nuk ka shprehur interes për të shkuar atje për t’u martuar. Pitcairn, i banuar për herë të parë në 1790, është një koloni britanike, por ka njëfarë autonomie ligjore dhe për këtë arsye konsiderohet si vendi më i vogël në botë për sa i përket popullsisë. Është një parajsë…
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme para ambienteve të lokalit të këngëtarit Noizy. Policia e Lushnjes njofton se Ahmeti është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. 36-vjeçari nga Lushnja u dhunua ditën e djeshme nga reperi Noizy. Ai ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.
Posta shqiptare ka reaguar pas skandalit për rastin e Peshkopisë, ku një punonjës kishte vjedhur fondin e pensioneve dhe kishte shkuar me pushime në Dubai. Reagimi erdhi përmes një deklarate të Postës Shqiptare. Deklaratë për Shtyp nga posta Shqiptare: Vidhte pensionet dhe bënte pushime në Dubai, posta reagon për rastin e Peshkopisë: Kemi kallëzuar dhe pezulluar punonjësin Reagim mbi lajmin e bërë publik në media sa i takon shpërdorimit të fondit të shpërndarjes së pensioneve në degën e Postës Shqiptare në Peshkopi. Posta Shqiptare ka ndjekur hap pas hapi të gjithë situatën e krijuar dhe bën me dije se pas…
Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman të CDU-CSU, Peter Beyer, i cili, teksa komentonte situatën në PD, deklaroi se nuk do të ketë bashkëpunime me një person të shpallur “non grata” nga SHBA, duke iu referuar Sali Berishës. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton, ndërsa e akuzon se e ka futur PD-në në një rrugë pa krye. “Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal. Raportuesi për…
Kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer, duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”, theksoi se do të ofrohet mbështetje ndaj çdo iniciative që ka në fokus bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. “Në bazë të bisedave të mia jo vetëm gjatë ditëve të fundit në Tiranë, por edhe gjatë bisedave me miqtë e mi përtej Atlantikut mendoj se nëse nisma Ballkani i hapur bëhet me transparencë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e…
Biografia e mendimtarit turk Fethullah Gylen, me autor Jon Pahl, profesor i historisë së Krishtërimit në Pensilvani, njëkohësisht edhe Pastor, është sjellë në shqip nga shtëpia Botuese Prizmi. I pranishëm në promovimin e lirbit autori amerikan Pahl foli rreth principeve të Gylenit mbi mënyrën se si e shpjegon dhe jeton ai islamin dhe sesi qëndrimet e tij frymëzuan miliona njerëz në mbarë botën. Sipas autorit amerikan, Fethullah Gylen është një mendimtar, klerik, autor librash dhe aktivist i shquar turk që me mendimet dhe kontributin e tij ka frymëzuar një lëvizje globale që synon shërbimin ndaj njerëzimit, pajtimin, dialogun, tolerancën dhe…
Një 58-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij në Karbunarë të Selenicës. Mësohet se F.K ishte konfliktuar për motive të dobëta me N. Xh., 68 vjeç, dhe e kishte kanosur atë me armë. Sapo ka evidentuar mbërritjen e uniformave blu në vendngjarje, 58-vjeçari ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Shkenca mund të jetë në prag të një arritjeje të madhe në luftën kundër kancerit. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një ilaç 100% efektiv kundër kancerit të zorrës së trashë. Bëhet fjalë për ilaçin me antitrupa Dostarlimab, që nga testimet e kryera në institutin kundër kancerit Memoriwll Slown Ketering (Memorial Sloan Kettering) të Nju Jorkut shëroi të 18 pacientët që e përdorën. Rezultatet tregojnë madje se asnjë prej tyre nuk shfaqi shenja riformimi të tumorit kolorektal edhe një vit pas terapisë. Dostarlimab i njohur me emrin tregtar Xhemperli (Jemperli) përdoret për trajtimin kancerit në qafën e mitrës, me rezultate tepër pozitive kryesisht në Britaninë e…
Kreu i një bande droge në Amerikën Latine tentoi të arratisej nga një burg në Paraguaj. César Ortíz, i cili njihet edhe si “Gordito Lindo”, kishte një vizitë në burg nga një grua, e cila e shoqëroi në një dhomë private. Dhe në një moment gjatë vizitës, ai ndërroi rrobat, duke u veshur si grua, shtoi qerpikë fals, aplikoi grim në fytyrën e tij dhe vendosi një paruke. Autoritetet thanë se 36-vjeçari nuk u zbulua teksa ecte nëpër disa pika kontrolli përpara se një roje të hapte portën e daljes nga burgu. Ndërkohë, policët vunë re Ortíz-in disa blloqe larg…
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për prodhimin e kriptomonedhave dhe për përdorim droge. Policia njofton se në pranga është vendosur shtetasi me iniciale A.K. banues në qytetin bregdetar. Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në lagjen nr.4, u gjet dhe u sekuestruan 260 gr. Marijuanë, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, pajisje për prodhimin e Bitcoin si dhe një shkop bejsbolli. Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Multifunksional”. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të kriptomonedhave…