Author: tirana

Dy vëllezër binjakë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafik lëndësh narkotike, pasi u kapën duke transportua sasi të mëdha kokainë dhe hashashi. Pas kapjes së tyre, policia zbuloi detaje interesante, që i lidhnin dhe me trafikantin shqiptar, Elvis Demçe, famëkeqin që kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë. Ishte i ati i binjakëve Federico dhe Valentino Luciani, ai që kishte lidhje me shqiptarin Demçe, Tonino Luciani. Ky i fundit është një emër i njohur në Itali, pasi është një sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese. Në vitin 2021,…

Read More

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur. Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’u bashkohen në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Në konferencë pritet të marrë pjesë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do t’i drejtohet asaj përmes një video-mesazhi. Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor…

Read More

Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm. Në një intervistë për Top Channel, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shpjeguar skemën e taksimit për këtë kategori që deri më tani janë trajtuar si biznes i vogël pa taksa. Ligji i ri që hidhet se shpejti për konsultim publik sipas saj synon të shmangë evazionin dhe të krijojë barazi në taksim. “Në shumë raste kemi konstatuar shkelje ku një person fizik hap niptin e tij me qëllim për të mos paguar taksa si i punësuar. Ligji e rregullon këtë në dy drejtime, pra duke hequr përjashtimin…

Read More

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë sot në orën 20:00 në Amfiteatrin e Tiranës.Kryebashkiaku Erion Velkiaj shkuan se nuk mund të mbyllej Java e Kulturës Italiane, pa një koncert të mjeshtrit të muzikës italiane, Albano Carrisi, që sonte mbrëma në orën 20:00 do të ngjitet në skenën e Amfiteatrit të Liqenit në Tiranë ku hyrja është e lirë. Carrisi do të këndojë disa nga këngët e tij brilante, të cilat kanë patur një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur,…

Read More

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina. Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar nga ofensiva e Moskës. Lavrov është paraparë që më 7 qershor të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për vazhdimin e bisedimeve dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se ka parë “përparim të rëndësishëm” për një…

Read More

La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Ai është Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh. Bedini është 32-vjeç dhe banues në Aulla dhe prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana. Hetuesit…

Read More

Një turiste britanike dyshohet se është përdhunuar nga një shofer taksie në ishullin grek të Kretës, pasi ai e çoi atë në një vend të largët dhe jo në hotelin ku ajo i kishte kërkuar të transportohej. Gruaja 43-vjeçare u tha policëve se u sulmua në qytetin turistik të Hersonissos pasi taksisti e mori atë nga një bar në orët e para të 31 majit. Më pas ajo shtoi se shoferi i taksisë e përdhunoi në pjesën e pasme të automjetit të tij pasi e çoi në një zonë të izoluar. Turistja britanike është dërguar në një spital lokal për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh gjatë fjalës së tij në Oxford Union që njohja nga Serbia është gjithmonë e mirëpritur. Megjithatë, ai theksoi se Kosova mund të jetojë dhe të lulëzojë edhe pa një gjë të tillë. “Ndërsa një ndryshim progresiv në politikën serbe është diçka që vetëm populli serb mund ta sjellë, ka mënyra se si mund ta ndihmojmë atë nga jashtë. Si kryeministër i Kosovës, unë mund ta ndihmoj një ndryshim të tillë duke dëshmuar se republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë sonë nga Serbia. Një Kosovë e fortë dhe prosperuese do…

Read More

Dy persona janë gjetur të pajetë pas të shtënave në një supermarket në Schwalmstadt, Gjermani. Në momentin e hapjes së zjarrit, në ambientet e supermarketit ndodhej një numër i konsiderueshëm njerëzish. Oficerët deklarojnë se tashmë gjithçka është në kontroll, pa dhënë detaje për autorin e sulmit dhe motivet që e shtynë atë për të qëlluar.

Read More

Kur bëhet fjalë për rrobat e përdorura, ato lahen patjetër para se të dalin në shitje. Tregtarët e ndërgjegjshëm kryesisht sigurohen që produkti të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme të higjienës. Megjithatë, ekspertët e Feng Shui besojnë se kjo nuk mjafton për të larguar energjinë e pronarit të mëparshëm të veshjeve. Sipas tyre, është e nevojshme që ato rroba të lahen edhe një herë, por edhe të hidhet një lugë çaji kripë në ujë. Filozofia e Feng Shui-t beson se kripa si substancë thith shumë mirë energjinë negative, kështu që nëse i lani rrobat me ujë të kripur, ju…

Read More

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se forca politike që ai drejton do të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme por si pjesë e opozitës. Duka tha se partia e tij ka vënë qëllim të qartë për arritjen e 50 mijë votave në të gjithë vendin, si dhe synimin që të përfaqësohet me nga dy këshilltarë në Bashki, por këta jo nga lista e PD-së. “Kemi vënë objektiv që do synojmë nga dy këshilltarë për bashki, duam 50 mijë vota në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të jetë një trampolinë e mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.…

Read More

Një 26-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje teksa tentonte t’u largohej karabinierëve. about:blank Ngjarja e rëndë ndodhi në Gricignano d’Aversa, Caserta. I riu shqiptar u përplas me barrierat anësore të rrugës teksa po përpiqej t’i ikte karabinierëve. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri që ndodhej në makinë me 26-vjeçarin, doli nga automjeti dhe tentoi të arratisej në këmbë. Por, tentativa e tij dështoi pasi u kap nga karabinierët. 26-vjeçari po ngiste një makinës, tip Fiat Croma i bardhë, kur pa karabinierët ai shkeli gazin për t’ia mbathur. Mësohet se gjatë tentativës së arratisjes…

Read More