Fjala e presidenti serb në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. “Me Open Ballkna zgjidhëm probleme që i kishim prej 50-60 vitesh. Ne nuk kemi asnjë kërkese ndaj askujt përveç të jemi miq e të punojmë për interesin e qytetarëve tanë.Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Të ketë sa më shumë ithtarë. Dëshiroj që ti përparojmë marrëdhëniet tona. Takimin e ardhshëm propozoj ta bëjmë në Serbinë jugore në fund të verës. Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve…
Author: tirana
Kreyministri Rama në ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër u shpreh se pas luftës në Ukrainë kjo nismë tani është një domosdomshëri. Rama: Ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme. Ne…
Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore. Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek…
Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesen e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurie më të butë. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditen e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet…
Lokali i Noizy-t në Durrës është shkatërruar nga një shpërthim me tritol rreth orës 4 të mëngjesit të sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi por siç duket nga pamjet e siguruara nga Panorama.al ka dëme te konsiderueshme. Sipas njoftimit të policisë, lokali ka qenë me qira në emër të Bashkim Rajkut, babait të Rigelsit dhe të dy janë marrë në pyetje në polici për shpërthimin. Pas ngjarjes, Noizy është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se i vetmi konflikt që ka është ai me Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio. Ditën e hënë, para lokalit…
Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, që janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshën kundrejt shpërblimit. Në pranga kanë rënë shtetasit Altin Xhangoli, Albert Mujo, Doraldo Mujo, të cilët po transportonin me dy makina drejt Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim…
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë sot Kosovën. Kryediplomati grek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani pasdite në takim. Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media bëri të ditur se takimi do të fillojë në orën 15:00. Kjo do të jetë vizita e tretë e Dendias në Kosovë brenda tri vitesh. Dendias e pati vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani. Në atë takim Dendias e përshkroi si konstruktiv bashkëpunimin mes dy shteteve dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Kryediplomati grek ishte pritur edhe…
Një operacion i antimafias italiane ka çuar në pranga 11 trafikantë droge, 5 prej të cilëve italianë dhe 6 shqiptarë, që banonin në provincat e Barit, Foggia-s e Lombardisë. Nga hetimet e koordinuara të autoriteteve italiane, shqiptare dhe evropiane ka rezultuar se pas arrestimeve të fundit, që kanë ndikuar në trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggia-s. Në këto dy zona janë sekuestruar dy plantacione, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë kanabisi, me peshë një tonë e gjysmë, nga të cilat do të mund të…
Nora Istrefi ka reaguar pas deklaratës së Alesio Alia, menaxher i njohur VIP-ash i cili angazhohet me koncertet e këngëtarëve shqiptarë jashtë vendit, kryesisht në Australi. Teksa po fliste për fitimet e këngëtarëve, ai përmendi rastin e një koncerti te Nora Istrefit, ku tha se ka dalë me humbje. “Nora nuk ka pasur këngë hite, unë i bëra një favor mikut tim ngaqë ai merret me Norën. E mora dhe unë bëra diçka për festën e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk kisha suport fare nga ata por më shumë nga njerëzit e mi dhe për t’i bërë nder nuk bëra…
Samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili mbahet në Ohër, nisi mbrëmë me një darkë pune mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata do të marrin pjesë në samitin e sotëm të nismës Ballkani i Hapur. Për dy ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës i “Open Balkan”, ku të pranishëm do të jenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaèevski. Kësaj here, veç tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e MV, marrin pjesë edhe dy shtetet që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Mali i…
Një 43-vjeçar mbeti i vrarë pas një sherri banal për ankorimin e varkave në brigjet e Sarandës. Kledi Koka u qëllua me thikë në pjesën e shpinës, duke ndërruar jetë pak orë më vonë. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ndërhyrja e mjekëve nuk bëri dot asgjë për ta shpëtuar atë për shkak se thika kishte dëmtuar organe jetësore dhe për pasojë, kishte humbur sasi të madhe gjaku. NGJARJA Një sherr i nisur paraditen e djeshme për ankorimin e barkës së peshkimit degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta që i mori jetën peshkatarin Kledi Koka.…
Policia greke ka arrestuar shqiptarin, që terrorizoi qytetarët në Selanik, duke qëlluar me armë zjarri, si dhe vëllanë e tij, 29 vjeç, që jetonte në banesë me të dhe që rezulton me precedentë në trafikun e drogës. Gjatë kontrollit në banesë, policia iu ka gjetur dhe sekuestruar dy vëllezërve shqiptarë 23 kg 83 gram marijuanë, 1 kg 224 gram kokainë, 356 gram lëndë e bardhë, ndoshta përzierës, 16.195 euro, 2 peshore dhe pajisje elektronike. Mediet greke kanë publikuar foto të drogës së gjetur në banesën e shqiptarëve, e cila mban të stampuar logon e NBA, që është basketbolli në Amerikë. Kjo…