Author: tirana

Mediet greke kanë publikuar fotografitë e dy vëllezërve shqiptarë, të cilët dyshohen se janë pjesë e një karteli, që shpërndan kokainë me stemë të “NBA”, që është basketbolli në SHBA. Siç shihet nga pamjet, dy vëllezërit janë me pranga në duar, teksa shoqërohen për në prokurori. Dy shqiptarët u arrestuan orët e fundit nga policia greke, pasi njëri prej tyre terrorizoi qytetarët në Selanik, teksa qëlloi me breshëri plumbash brenda pallatit dhe në shtëpinë e tij, ku ndodheshin edhe tre fëmijët e tij të mitur. Përveç tij, policia greke arrestoi dhe vëllanë e tij, që rezulton me precedentë penalë për…

Read More

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në lagjen Charlottenburg në Berlin. Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se drejtuesi i makinës, një Ranault, u arrestua. Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm. Aksidenti ndodhi në Breitscheidplatz , shumë afër parkut Kurfürstendamm, që ishte skena e sulmit më vdekjeprurës më 19 dhjetor 2016. Në këtë datë shënohet masakra në tregun e Krishtlindjeve të kryer nga Anis Amri, në të cilën humbën jetën trembëdhjetë persona. Rettungskräfte versorgen…

Read More

U rrëmbye teksa pinte kafen në lagjen e tij, në mesin e ditës, në mesin e një prej zonave më të populluara në Shqipëri, u vra dhe më pas ia zhduken trupin për të mos iu gjetur sot e asaj dite! Policia nuk mundi të ndërhynte, Prokuroria nisi hetimet pas një jave ndërkohë vëllai i të rrëmbyerit urdhëroi nga Anglia për në Kamzë dhe u vu në dispozicion të hetimit duke dëshmuar emra, shkaqe dhe gjithçka që i duhej hetimit të një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë në dekadën e fundit. Sot, kur kanë kaluar…

Read More

Dy gra janë larguar nga banesat e tyre, përkatësisht në Gramsh dhe në Belsh. Sipas policisë, F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, ka bërë kallëzim pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj. Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më.…

Read More

Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, duke arritur në rekorde maksimale historike. Bord i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tretua me rreth 260 lekë. E njëjta tendencë është dhe për benzinën, që do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë. Sipas burimeve nga tregu, shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një…

Read More

Gjykata e Apelit ka vendosur që çështja e statutit të Partisë Demokratike të shqyrtohet nga relatorja Irida Kacerja. Njoftimi Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, jeni informuar se : Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar…

Read More

Një i moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të pësuar në banesën e tij. Policia raporton se rreth orës 09:40, në lagjen Nr.18 Durrës, V. K., 70 vjeç, duke riparuar dollapin në banesë është rrezuar. Dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Komisionari për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi deklaroi se “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin, duke shtuar se po ashtu mund të jetë një mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE. Kur flasim për aderimin në BE, më shumë flasim për procese, por të jem i sinqertë, dhe pse s’duhet ta them këtë, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe e tyre është: kur do të jetojmë siç jetojmë në Evropë? Kur do ti kemi mundësitë e njëjta ekonomike? Ky është integrimi i vërtetë”, tha ai.

Read More

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija ka treguar arsyet se përse në vendin e tij nuk e pranojnë Ballkanin e Hapur. Në samitin e Ohrit, , Zoran Tageltija ishte i pranishëm si vëzhgues, por theksoi se ka disa faktorë që sipas tij nuk e pranojnë këtë nismë Tageltija sqaroi se në Bosnje ka ndikime politike, por edhe diplomatike, duke sqaruar se ka dyshim kush e ka propozuar këtë nismë dhe kush përfiton nga kjo. Ndërsa personalisht, ai u shpreh se ekonomia dhe qytetarët e Bosnje Hercegovinës përfitojnë nga nisma Ballkani i Hapur. “Bosnje Hercegovina nuk…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pasur një moment të sikletshëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër. Pasi mbylli fjalën e tij në konferencë, kreu i qeverisë për pak u rrëzua tek shkallët e podiumit. “Ballkani nuk vdes, por ky i hapuri aq më pak vdes. Sido të rrotullohet bota Ballkani këtu do të jetë, kam dhe një lajm për ju Serbia, Maqedonia e Veriut jo e jo, as Bosnja do vazhdojë të rrijë këtu në Ballkan të ziejë nga brenda, po aty është. Ne shqiptarët po, s’kemi ku shkojmë këtu jemi. Bashkimi Europian me të parë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Ohri edhe për negociatat e anëtarësimit me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama është shprehur pesimist dhe për samitin e qershorit ku pritet një sinjal pozitiv nga Komisioni Evropian për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me të dyja shtetet e Ballkanit. Ai këshilloi politikanët dhe qyetarët e Maqedonisë së Veriut “të mos e marrin me kaq stres” se “nuk do ju marrin, ka mbarruar ajo punë”. Deklarata: Dy fjalë për BE dhe për këtë dasmën e radhës. Them dasmë se sa herë afrohet ky KE është njësoj sikur përgatitemi për dasmë.…

Read More

Rama mesazh Kosovës: Konflikti me Serbinë zgjidhet duke u afruar Rama: Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për zjarret dhe njerëzit do të kenë mundësi të shikojnë provat e këtij mekanizmi për të ndihmuar njëri tjetrin, me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarreve. Më mirë të digjen pyjet se sa të na ndihmojnë “shkjau”. Unë nuk i besoj këto, unë besoj fort se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhim dhe konfliktet, aq më shumë mundësi ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një temë për të cilën unë nuk kam asnjë dakordësi me…

Read More