Mariglen Haka, 28-vjecari i plagosur sot në Fushë Krujë, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në skedarët e policisë ai rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i sulmeve me armë edhe më parë. Atentati më i fundit ndaj 28-vjeçarit u krye në shtator të 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu. Mariglen Haka ka përfunduar…
Author: tirana
Në një rrugë të gjarpëruar kodrinore në Kosovë janë dy shtëpi të mëdha që gjenden disa metra larg njëra-tjetrës. Me hapa të shkurtër e të shpejtë, Vjosa (jo emri i saj i vërtetë) shkon drejt portës së njërës, ndërsa vështron kamerën e sigurisë në murin e tjetrës. “E shikon se si kontrollojnë gjithçka?” tha ajo, pasi hyri në shtëpinë e saj. “Ata do të përdorin çdo gjë kundër meje, çdo lëvizje që bëj”. “Ata” janë bashkëshorti, kunati dhe vjehrri i 32-vjeçares Vjosa, të tre pjesë e një urdhri mbrojtës, tashmë i lëshuar prej një viti nga një gjykatë e Kosovës…
Është gjetur i pajetë i moshuari në Divjakë, i cili u raportua i humbur. Bëhet fjalë për 83-vjeçarin P. P., i cili sipas policisë, dyshohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale. Divjakë Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Krijohet Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, një institucion që ka mekanizmat për të monitoruar dhe akredituar strukturat e ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, publike dhe jopublike, si dhe për çertifikimin e edukimit në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë dhe shoqërorë. Në një aktivitet të organizuar me pjesmarrjen e profesionistëve të shëndetit dhe kujdesit shoqëror, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se jemi në një moment ku duhet të na udheheqë cilësia për shërbimet shëndetësore dhe shoqërore. “Agjencia është instrumenti që ka mekanizmat në të gjithë territorin, për të ndërtuar këtë…
Pas fjalës së përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe një konferencë për media. Rama: E kam thënë gjithmonë, kur të gjithë qeshnin, s’ka krizë. Do vijë momenti kur nuk do jetë më problem sa u rrit çmimi pro do jetë problemi ku ta gjejmë energjinë. Shqipëria është i veti vend ku çmimi i i energjisë nuk është prekur. Duhet të ketë një arsye pse më gjithë kumtet e kukuvajkave që këtu do bëjnë namin, që bujqësia do falimentonte, bujqësia është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit dhe eksportit përtej parashikimit. Opozita ju akuzon…
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në samitin e “Ballkanit të Hapur”, mbajtur sot në Ohër. Përmes këshilltares së Sali Berishës, Floriana Garo, PD shprehet se Rama dëshmon mungesë respekti ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit. “Rama me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vucic-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje të asaj që është një tentativë rishkruajtje të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo -rus të Ballkanit të Hapur. I njëjti rrezik vjen nga pjesëmarrja e pajustifkuar dhe rolin e errët në këtë…
Shqipëria është përfshirë nga stuhi të fuqishme orët e fundit. Teksa një ditë më parë temperaturat e ajrit shkuan mbi 30 gradë celcius, sot moti ka sjellë një panoramë krejt tjetër. Kryesisht moti i keq po godet zonën veriperëndimore të Shqipërisë, shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike. Nga ky fenomen i fuqishëm që ka përfshirë atë zonë, po sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të mëdha rrufesh. Është përllogritur që deri më tani ka pasur 17 mijë (17.000) shkarkesa elektrike. Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, në orët vijuese pritet të shtrihen…
Pas fjalës së përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe një konferencë për media. Ai ka dhënë një mesazh të hapur për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov duke theksuar se Ballkani Perëndimor nuk i ka dyert e hapura për të. “Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur,…
Në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër gjatë seancës për masën e sigurisë shtetasi Bekim Gurra i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik nuk preferoi të flasë por i riu nga Malësia e Madhe ka treguar ngjarjen gjatë qëndrimit në policinë e Shkodrës pasi u arrestua. Dëshmia e tij është zbardhur, ndërsa tregon me detaje grabitjen e ndodhur, duke thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike dhe se paratë e grabitura sipas tij i ka shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë në klube të ndryshme dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej…
Këshilli i Europës ka publikuar raportin më të fundit të Moneyval për Shqipërinë, sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku flet për përmirësim të vendit tonë në këtë drejtim, dhe për përmirësim të vlerësimit. “Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke shfaqur progres të mirë në nivel pajtueshmërie me standardet e Task Forcën e Aksionit Financiar (FATF)”-nënvizon Moneyval në raportin e Këshillit të Europës, të përditësuar dhe vijues për vendin tonë, të publikuar këtë fillim-javë. Si rrjedhojë e këtyre hapave pozitivë, vlerësimi i Shqipërisë në këtë…
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur deklaratat e saj në trajtimin e Vladimir Putin. Në intervistën e saj të parë që nga përfundimi i detyrës, ajo tha se nuk kishte asgjë për të kërkuar falje për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet. Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj kur ishte në detyrë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. “Procesi i paqes i dha kohë Ukrainës për t’u zhvilluar si komb dhe për të forcuar ushtrinë e saj. Nuk kam pse të fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm. Nuk e…
Moda e verës 2022 fokusohet te thjeshtësia: bluza e bardhë që ne të gjithë kemi në gardërobë është veshja për t’u shfaqur gjatë ditës dhe në mbrëmje, duke ndjekur shembullin e Chiara Ferragni dhe Emma Marrone. Për një kohë të gjatë, bluza e bardhë ishte e mbyllur “nën” rroba. Minimalizmi i viteve nëntëdhjetë e ka bërë atë një pikë referimi: çfarë ka më demokratike se një veshje e bardhë? Të gjithë mbanin një të tillë: burra dhe gra, të rritur dhe fëmijë, sportistë dhe llogaritarë. Në thjeshtësinë e saj është universale: pa gjini, sot rikthehet si protagoniste në pasarelë.