Author: tirana

Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi. Vendimi u mor këtë të mërkurë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit Banushi ishte konfirmua më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 janar të vitit 2020, por vendimi u kundërshtua nga Komisioneri Publik me arsyetimin se KPK nuk kishte vlerësuar drejt pasurinë e subjektit. Ata vërejtën se analiza financiare kishte gabime matematikore dhe se zërat e shpenzimeve ishin bazuar në të dhëna jo zyrtare. Vlerësimi i ankimit ndaj Banushit u shqyrtua nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla…

Read More

Arrestohet ish-zv.ministri i Punëve të Brendshëm dhe njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berishës. Ai përfundoi në prangat e policisë këtë të mërkurë në Prizren, pasi akuzohet se ka sulmuar zyrtarët policorë, pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje. Momentalisht, ai ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren dhe është duke u marrë në pyetje.

Read More

Konsumatorët shqiptarë janë përballur me një rritje galopante të çmimeve gjatë muajve të fundit, gjë që pasqyrohet deri diku edhe në treguesit e INSTAT në lidhje me inflacionin. Mësohet se çmimet në përgjithësi janë rritur me 6.7 për qind gjatë majit, ndërkohë që goditja më e madhe ka ardhur pikërisht te ushqimet që janë rritur si grup me 18.6 për qind, karburantet dhe energjia. Siç raporton INSTAT, gjatë muajit maj, buka dhe drithërat janë rritur me 18.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që vajrat dhe yndyrnat shënojnë një rritje të pakrahasueshme me gati…

Read More

Këngëtari Kanye West i ka dhënë fund lidhjes me modelen Chaney Jones. Tashmë, ai është në një lidhje të re dashurie me modelen e OnlyFans, Monica Corgan. Ata u shfaqën bashkë në një shfaqje të “Top Guc Maverick” gjatë fundjavës, duke shkaktuar dyshime për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre. Burime të afërta me Monica-n thonë se romanca e tyre nuk është diçka e re, pasi pritej të ndodhte.

Read More

Harrison, djali i aktorit të famshëm, Jack Wagner, është gjetur pa shenja jete në një parking në Los Angeles. Raportohet se 27-vjeçari ka luftuar prej kohësh me varësinë ndaj drogës, por nuk dihet nëse ka qenë ky shkaku i vdekjes së tij. Jack nuk ka reaguar ende për vdekjen e djalit, i cili punonte si një DJ. Në korrik të vitit 2016, Harrison u largua nga banesa dhe u zhduk për gati disa ditë, ndërsa prindërit nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. 

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook një foto nga Ohri, ku shihet në kafe me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kreun e BDI, Ali Ahmeti. Në mbishkrimin e fotos kryeministri shkruan “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e politikanëve në foto për nismën e Ballkanit të Hapur. “OPEN BROTHERS, *Ohër”, shkruan Rama krahas fotos.

Read More

Gjatë zhvillimit në Ohër në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç kanë prezantuar projektin e ri. Bëhet fjalë për një urë mbi lumin Bojana që do të lidhë Velipojën me Ulqinin dhe do të jetë një projekt i përbashkët i dy qeverive. Abazoviç është shprehur i lumtur për mediat për këtë projekt, teksa tregon se për këtë gjë ai ka diskutuar me kryeministrin Rama edhe në Tiranë. “Jam shumë i lumtur për këtë projekt dhe kjo është diçka për të cilën folëm në Tiranë verën e kaluar. Tani jemi shumë…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin virtual “Dialogu Ministror i vendeve të Mesdheut mbi Krizën e Pasigurisë Ushqimore”. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka ka falënderuar ministrin italian të Punëve të Jashtme, Luigi di Maio për adresimin e tij në lidhje me këtë çështje. Ajo u shpreh se bota duhet të mblidhet për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar, duke ushtruar presion ndaj Moskës për të mos përdorur çështjen e ushqimit në shërbim të luftës dhe politikave të saj. “Në dialogun ministror në unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore. Falenderoj ministrin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 42-vjeçare me origjinë serbe, Lidia Miljkovic, u qëllua me armë dhe u vra nga ish-partneri i saj. Vrasja ka ndodhur në lagjen Gogna, një zonë periferike në Vicenza. Vrasësi u gjet i pajetë në një makinë të parkuar në një unazë perëndimore të Viçenzës. Tgcom shkruan se brenda makinës, përveç autorit, ishte dhe një tjetër trup i pajetë. Ndërkohë raportohet se burri pas vrasjes kishte shpërthyer edhe dy bomba.

Read More

Gjendet një granatë e pashpërthyer në fshatin Manati të Lezhës. Granata u gjend këtë të mërkurë nga punonjës të një firmë që mirëmban këtë segment rrugor, të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet lokale. Pritet mbërritja e tyre për të bërë të mundur largimin e granatës nga rruga. Po ashtu, do të nisë hetimi për të zbuluar se si ka përfunduar në këtë aks rrugor.

Read More

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ai është dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal. Në pranga është vendosur shtetasi Lulzim Halili, i cili do të ekstradohet në drejtim të Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vite dhe 4 muaj burg. Sipas policisë, ai është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit…

Read More

Në Samitin e Ballkanit të Hapur, të mbajtur në Ohër, u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore. Lista e plotë: -Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor. -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor. -Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor. Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë…

Read More