Author: tirana

“Vladimir Putin i ka ditët e numëruara. Presidenti rus nuk do të qëndrojë në pushtet me shumë se tre deri në gjashtë muaj”, u shpreh ish-oficeri britanik i inteligjencës, Christopher Steele. Ai theksoi se sapo sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, veçanërisht masat energjetike, të fillojnë të hyjnë plotësisht në fuqi, ditët e Putinit do të fillojnë “të numërohen”. Christopher Steele, i cili ishte autor i një dosjeje mbi marrëdhëniet midis Donald Trump dhe Kremlinit, vuri në dukje se shëndeti i Putinit po dobësohet.

Read More

Ambasadori Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, u takuan me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si Kryetar i ardhshëm i Shtetit. Ata vlerësuan qëllimin e tij për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar. “Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet. I dërguari i Posacëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dy ditore në Shqipëri me synimin pët të përforcuar angazhimin e Britanisë për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë…

Read More

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të Open Balkan , iu përgjigj pyetjes nëse pas kësaj nisme qëndron ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Pyetje: Sa e kompromenton deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se e mbështet Open Balkan. Kë favorizon Serbinë apo të gjitha vendet? A ka pasur reagim nga ndërkombëtarët? Rama: Falënderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them që Ahmeti është një nga pionerët e “Ballkanit të Hapur” edhe kur nuk ishim akoma këtu ku jemi. Tani mjafton të shohim se çfarë është sot. Ali Ahmetit i…

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimit të naftës, i cili, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës arriti në 258 lekë. Sipas tij, ky çmim duhet të kundërshtohet përmes protestave, përndryshe, me këtë ritëm, do të shkojë 350 lekë. Postimi: Çmimi i naftës në rekorde historike. 260 lekë për një litër naftë. Fermerët, industria duhet të fikin automjetet që përdorin për punë. Ti ngrenë në tako dhe të ngrenë sytë nga qielli. Kjo u ka mbetur. Në fakt këto janë efektet e shifrave që përmendte Banka Botërore pak ditë më parë “Shqipëria, vendi me…

Read More

Shpërthimet me tritol në Shkodër ndaj efektivëve të policisë, kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit të Elton Qyno. Gazetari shkruan se në qytet po vepron një celulë tritoli e cila po terrorizon policët në kulmin e sezonit të hashashit. “…Siç na i prishët parcelat, ashtu dhe ne po ju prishim pronën…”- është shprehja që përdor Qyno për këto ngjarje të njëpasnjëshme që po ndodhin në Shkodër. Ai përmend oficerët e policisë që kanë rënë pre e shpërthimeve, që nga Ndrek Rrasa, Sokol Pronit e deri te Pëllumb Vukaj. Shkrimi i plotë: Në Shkodër po vepron një celulë tritoli, që terrorizon policët…

Read More

Në takimin në Ohër të zhvilluar në kuadër të nismës “Open Balkan”, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se kjo iniciativë është fytyra re e Ballkanit Perëndimor, dhe se ka adresuar tema të rëndësishme që lidhen me jetën e qytetarëve të rajonit. “Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor të gjitha temat e adresuara kanë të bëjmë me jetën dhe standarde, qoftë, për bujqësinë, krizën aktuale apo ajo që na pret në Europë. Kjo është një qasje që paraqet një kthesë, unë apeloj që…

Read More

Qeveria gjermane dëshiron që të mbajë përkohësisht në gatishmëri termocentrale shtesë me qymyr për dy vitet e ardhshme për të shmangur një mungesë të mundshme të energjisë elektrike në rast se furnizimet me gaz natyror nga Rusia reduktohen papritur, thanë zyrtarët gjermanë të mërkurën. Gjermania po përpiqet të heqë dorë nga gazi rus për shkak të luftës në Ukrainë dhe pret ta përfundojë këtë deri në vitin 2024. Por qeveria gjermane ka frikë se Moska mund të ndërpresë furnizimet papritur si përgjigje ndaj sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë. Një projektligj i miratuar nga…

Read More

Parlamenti europian pritet të votojë për paketën e re të masave për të mbrojtur ambjentin dhe për të reduktuar emetimet atmosferike. Një vendim që Brukseli duhet ta diskutojë më pas me qeveritë dhe që do të jetë në drejtim të politikës ambientale të Bashkimit Europian në vitet e ardhshme. Dokumenti është pagëzuar me emrin «Fitfor55». Në paketën e masave përfshihet dhe heqja nga qarkullimi brenda vitit 2035 të të gjithë automjeteve me naftë apo benzinë. Një masë që ende nuk është miratuar nga mazhoranca në komisionin europian pasi parashikohen pasoja shumë të forta në të gjithë industrinë automobilistike Fitfor55 –…

Read More

Policia çeke ka dekoruar me Medaljen e Argjendtë, 3 zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, aktualisht Specialist në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës Çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive. “Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje…

Read More

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar disa marrëveshje në fushën e turizmit dhe kulturës gjatë samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thurri lavde për Kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideroi një lider të fortë dhe që pa përkushtimin e tij “Ballkani i Hapur” nuk do të ekzistonte. “Çdoherë jam i pakënaqur me veten time dhe rezultatet që i arrij. Sot në Ohër dëshiroj mikëpritësve t’u them që ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë as Maqedonia, asgjë nuk na duhet, vetëm duam të kemi…

Read More

E ftuar ditën e sotme në emsionin Shqipëria Live ka qenë ish-kokurrentja e Përputhen +40 Lindita Bimi. Kujtojmë që ish-konkurrentja gjatë ndeshjes së madhe të Conferencë League mes Romës-Feyenord doli topless në rrugët e Romës. Pas triumfit të Romës, Lindita doli live në “Instagram”, teksa hoqi reçipetat, duke festuar me tifozët italianë në rrugët e Romës. Lidhur me këtë vetë Lindita është shprehur se i biri nuk i flet. “Pas asaj situate, djali im nuk më flet më”- ka thënë për Shqipëria Live, Lindita Bimi. Doli topless rrugëve ku ‘çmendi’ gjithë Lindita është shumë aktive në “Instagram” ku numëron edhe…

Read More

Kristiana Hohman do të jetë kryetarja e re e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Lajmi u bë publik nga Jozef Borrell, shefi i diplomacisë së Komisionit Europian me emërimin e 31 ambasadorëve të rinj të BE-së. Hohman emerohet pas largimit të Luigi Soreces është një diplomate karriere. Aktualisht është ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer edhe në ambasadën e këtij shteti në Bosnjë-Hercegovinë.

Read More