Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, shqiptari Dritan Abazoviç, prezantuan këtë të mërkurë projektin e urës mbi lumin Bunë që do të lidhë zonën e Velipojës me Ulqinin. Abazoviç gjatë fjalës së tij, kërkoi që ura të projektohej me një lartësi të mjaftueshme për të lejuar kalimin e varkave dhe jahteve. Kjo bëri që kryeministri Rama dhe të rrëfente nostalgjinë e gjyshes së tij për transportin me varka të vogla mbi Bunë rreth 70-vjet më parë. Pjesë nga biseda: Abzaviç: Shpresojmë që një ditë lumi Bunë do të hapet për anijet dhe jahtet, për të shkuar siç qe 70 vite më…

Read More

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe tha se Ukraina duhet ende të thellojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Ukraina duhet të vazhdojë të fuqizojë marrëdhëniet me BE-në dhe se ka nevojë për një model tjetër bashkëpunimi me unionin, në vend të anëtarësimit të plotë ose një marrëveshjeje asociimi. Schallenberg shtoi më tej se Austria mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes evropiane, duke ruajtur neutralitetin tradicional ushtarak. “Ne po eksportojmë mënyrën tonë perëndimore të jetesës. Austria nuk është politikisht neutrale kur bëhet fjalë për mbrojtjen e modelit perëndimor të…

Read More

Tetë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës janë arrestuar nga autoritetet franceze. Shqiptarët e arrestuar vepronin në zonën e Annecyt të Francës dhe vendosën në pranga pas një operacioni ku u përfshinë 60 efektivë policie. Hetimi ndaj bandës së shqiptarëve kishte nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit, shqiptarëve iu gjetën 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë, produkte prerëse dhe katër automjete. Ata akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal”.

Read More

Një 59-vjeçar nga Qipro ka marrë hak ndaj ish-bashkëshortes së tij duke iu vënë flakën familjarëve të saj. Ai dogji me benzinë dajën, hallën e ish-gruas, si dhe një të moshuar 73-vjeçar, të cilët ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën. Pas krimit, ai më pas i dha fund jetës, duke u vetëvrarë. Ai u gjet i pajetë në një fushë pak orë pasi u shpall në kërkim nga policia.

Read More

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putinin si “absolutisht racional, të ftohtë, mizor, të keq dhe me shpirt të zi”. Në një intervistë ekskluzive për The Guardian, Timoshenko u shpreh se Putin është i vendosur që të hyjë në historinë ruse përkrah Stalinit dhe Pjetrit të Madh.Timoshenko hodhi poshtë sugjerimin se presidenti rus është “i çmendur”. “Ai vepron sipas logjikës së tij të errët. Ai është i shtyrë nga ideja e një misioni historik dhe dëshiron të krijojë një perandori. Ky është synimi i tij më i madh. Kjo vjen nga një dëshirë dhe besim…

Read More

Më 31 maj në Itali lindi fëmija i parë që në certifikatën e lindjes do të ketë të dy mbiemrat e prindërve. Ky është rasti i parë që zbatohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Fëmija është nga një çift i pamartuar dhe prindërit zgjodhën mbiemrin e babait të tij, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare, i ndjekur nga mbiemri i nënës së tij, 19 vjeç, nga Kalabria me banim në qytet. Më pas fëmija do të regjistrohet si banor në komunën kalabreze të vendbanimit të nënës. Ditët e fundit, në fakt, një qarkore e Ministrisë së Brendshme i bëri funksionale dispozitat e…

Read More

Sherri mes Noizyt dhe Cllevio Serbiano, i cili mori përmasa të mëdha, ka futur në “lojë” një tjetër reper. Një nga anëtarët e grupit TBA, kundërshtar i hershëm i mbështetësve të OTR, ka dalë në një video, përmes së cilës kërcënon Noizyn. Benardin Simoni, i njohur ndryshe si “Biiemtii”, i drejtohet Noizyt se do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-së, ndërsa e paralajmëron se do ta godasë aty ku i dhemb zemra. “Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi…

Read More

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në Njësinë 10, ku zhvilloi një takim organizativ për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë të Partisë Socialiste. Teksa vuri në dukje kontrastin e thellë që ekziston mes zgjedhjeve brenda PS-së dhe asaj çfarë po ndodh prej muajsh në kampin kundërshtar, Veliaj theksoi socialistët mendojnë gjithmonë si të përmirësojnë punën, si të rrisin cilësinë e qeverisjes dhe si të organizohet më mirë për fitoren e ardhshme. Sipas tij, njerëzit nuk kanë asnjë kuriozitet nëse për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë në Tiranë do të kandidojë Ilir Meta…

Read More

Policia franceze ka arrestuar 8 shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë. Shqiptarët e arrestuar vepronin në zonën e Annecyt të Francës dhe vendosën në pranga pas një operacioni ku u përfshinë 60 efektivë policie. Hetimi ndaj bandës së shqiptarëve kishin nisur që në 27 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit ndaj 8 shqiptarëve atyre iu gjetën 17 mijë euro cash, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë, produkte prerëse dhe katër automjete. 8 shqiptarët janë sjellë para gjykatës, ku akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ata janë lënë në…

Read More

Rusia dhe Turqia shprehën mbështetje të mërkurën për krijimin e një korridori të sigurt detar në Detin e Zi, në mënyrë që Ukraina të mund të eksportojë grurë në tregjet globale në mes të një krize të përshkallëzuar botërore të ushqimit. Por Rusia kërkoi që Deti i Zi të çminohej dhe Turqia tha se lejimi i eksporteve të Ukrainës duhet të shoqërohet me lehtësimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu priti homologun e tij rus Sergej Lavrov në Ankara të Turqisë për diskutime të fokusuara në një propozim të OKB-së për të liruar portet e…

Read More

Ardian Çapja nuk do të dëshmojë për llogari të prokurorisë në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ku akuzohet si porositës i vrasjes së Gentian Beqirit në 2012 në Elbasan. Prokurori deklaroi në seancë se tërhiqet nga pyetja e Çapjes duke theksuar se nuk ka pyetje për të. Në seancë ka dëshmuar për gati 3 orë e gjysmë i pandehuri Etien Cani. Ai ka rrëfyer njohjen me Gentian Beqirin të cilin e konsideronte shokë të ngushtë. 31-vjeçari theksoi se nuk e ka takuar asnjëherë Ardian dhe Florenc Çapjan duke theksuar se takimet janë fantazi e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi. …

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë një mesazh për të gjithë nxënësit që ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të maturës. Kushi deklaroi se ky vit ka disa risi ndërsa i ftoi maturantët që do të studiojnë jashtë vendit që të jenë më optimistë. Ajo u shpreh se maturantët duhet të jenë të orientuar për të zgjedhur programet e studimit për të cilët ka nevojë tregu i punës. “Ju nesër keni provimin e parë të maturës dhe unë nuk mund të rrija pa përcjellë një mesazh urimi. Kthimi në normalitet pas pandemisë na ndihmoi të jemi…

Read More