Author: tirana

Në një intervistë në emisionin “Arnautistan” në MCN TV ish-Presidenti Alfred Moisiu rrëfeu takimin e parë me Fatos Nanon dhe Sali Berishën, kur u propozua për të qenë në krye të shtetit. Moisiu u shpreh se i tha Fatos Nano në zyrë se nuk pranonte ndërhyrje. Moisiu tha se ata që e propozuan për President e luftuan më shumë sepse nuk “u shkoi pas avazit”. “Takimi im i parë ka qenë të nesërmen, vjen një gazetar nga televizioni shtetëror. Më tha si ju duket vetja z.President? Unë buzëqesha. Dëgjo djalë i thashë, unë i kam hipur dhe zbritur kalit disa herë.…

Read More

Ditën e sotme nafta ka arritur një çmim rekord duke u shitur për 258 lekë/litër nga 248 që ishte më parë. Ndryshimi i çmimeve u reflektua me vendim të Bordit të Transparencës ku benzina pësoi ulje me një lekë ndërsa gazi me një lekë. Por rritja e çmimit të naftës ka sjellë një reagim të madh në rrjet ndërkohë që shumë qytetarë kanë paralajmëruar protesta në rast se kjo situatë nuk ndryshon. Ditën e nesërme në orën 12:00 përmes një thirrje të shpërndarë nga faqje të ndryshme është bërë thirrje që të gjithë shoferët të fikin automjetet në shenjë proteste.…

Read More

Brenda 5 muajve kanë ndodhur 17 shpërthime me tritol në vendin tonë. Pak para mesnatës automjeti i policit të qarkullimit rrugor Lulëzim Muçës, u hodh në erë në Kavajë. Një sasi tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës së tij. Në dyqanin e rrobave në Durrës të reperit Noizy, shpërtheu një sasi tjetër tritoli rreth orës 4 të mëngjesit. Por këto janë 2 nga 17 shpërthimet me tritol që kanë ndodhur brenda 5 muajve të fundit. Në 4 raste kanë qenë në shënjestër efektivë policie. “Alarmi parë është që është rikthyer tritoli në Shqipëri, ngjarjet po bëhen me…

Read More

Odise Roshi është larguar nga grumbullimi me ekipin Kombëtar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë. Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjenden dhe pamundësinë e futbollistit ka vendosur ta lerë të lirë të largohet nga ky grumbullim. roshi Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.

Read More

Interi vazhdon përpjekjet për të përfshirë në listën e tij Paulo Dybala, i cili, sipas Fabrizio Romano, i ka paraqitur një ofertë zyrtare për një kontratë katërvjeçare argjentinasit 28-vjeçar. Në fakt, siç raporton gazetari i njohur, negociatat mes dy palëve vijojnë në një atmosferë mjaft pozitive, ku fjalën e parë në betejën për blerjen e tij e kanë “nerazzurët”. Mirëpo, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, pasi presin detaje për të ardhurat financiare dhe shpërblimet që do të marrë ish-sulmuesi i Juventusit.

Read More

Në emisionin ‘Në Shenjestër’ u diskutua për figurën e Edison Harizaj, i njohur ndryshe si ‘Padrino i Vlorës’. I ftuar për të folur rreth kësaj çështje, gazetari Artan Hoxha, ka bërë një profil të figurës së Edison Harizaj. “Edison Harizaj është një personazh që ka pasur një të kaluar gati 2 dekada. Ai ka filluar diku në fund të viteve ’90 ku më parë ka qenë i afër i disa personave të tjerë, i identifikuar si mbështetës i bandës së Gaxhaj. Është thënë që është nipi i Viktor Imerit, por nuk është direkt nipi. Viktor Ymeri nuk është daja direkt…

Read More

Nga Klodiana Lala Edison Harizaj kishte kohë që nuk dilte nga fortesa e tij, e cila thuhej se ruhej nga njerëz të armatosur. Madje edhe kur e dilte prej andej, sigurohej të kishte rrugën e lirë nga armiqtë e shumtë që kishte krijuar në botën e jashtme. Ashtu si edhe ‘kumbari’ i tij Toto Riina, ai kishte zgjedhur si fortifikim pallatet që kishte në administrim për t’u strehuar. Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes. Por…

Read More

Bullgaria po përballet me një tjetër krizë politike. Partia “Ka një popull të tillë” ka tërhequr të gjithë ministrat e saj nga qeveria, duke i dhënë fund koalicionit. Ishte vet kryetari i partisë, Sllavi Trifonov ai që përmes një videopostimi në rrjetet sociale njoftoi se po largohen nga qeveria për dy arsye kryesore. E para është politika toleruese ndaj Maqedonisë së Veriut. “Kryeministri u ka premtuar liderëve në Evropë dhe në botë se do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po bën gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë, megjithëse shumica e bullgarëve duan që negociatat…

Read More

Ju zgjon më mirë se kafeja E dini se një dush i ngrohtë mund t’ju përgjumë, ndërsa uji i ftohtë mund t’ju zgjojë më mirë se kafeja? Kjo për shkak se temperatura e ulët e ujit rrit rrahjet e zemrës dhe përshpejton metabilizmin. Ju ndihmon të humbni peshë Kur ne kemi ftohtë, yndyra e akumuluar e trupit fillon të shkrijë për të djegur kaloritë në mënyrë që të ngrohë trupin. Një studim skandinav zbuloi se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta rriti normën metabolike të 15 fish, gjë që mund t’ju ndihmojë të bini nëntë kilogramë në një vit. Flokët dhe…

Read More

Donald Veshaj njihet që nga periudha e “Big Brother VIP” për shakatë e tij “të frikshme”. Ai herë pas here trembte vajzat e shtëpisë duke shkaktuar shumë të qeshura. Mirëpo, duket se këto lojëra, aktori po vazhdon t’i bëjë edhe tashmë që i është kthyer realitetit. Së fundmi është publikuar një video ku Donaldi nis të tregojë një histori dhe gjatë saj tremb Lori Hoxhën, e cila u hodh përpjetë.

Read More

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres shprehet se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukranë, e cila prek 1.6 miliardë njerëz, po përkeqësohet. Sipas tij, lufta “kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj”. “Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar. Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, theksoi kreu i OKB-së.

Read More

Janë pubikuar ditën e sotme emrat që Partia Socialiste, Partise Demokratike dhe dy grupeve te tjera parlamentare qe jane zgjedhur si pjesë në komisionin për reformën territoriale. Bashkëkryetarë do të jenë Benet Beci i PS dhe Dhurata Çupi e PD. Bie ne sy mungesa e deputeteve te “Rithemelimit” dhe te LSI. Emrat e zgjedhur janë si vijojnë:

Read More