Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e Kuvendit janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës së diskutimit për Komisionin Hetimor për investimet strategjike. Alibeaj e akuzoi Nikollën se nuk po respekton rregulloren e Parlamentit dhe ky është një turp për qeverinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim kërkesën, e cila u rrëzua menjëherë me votat e shumicës. Alibeaj: Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit. Nikolla:…
Author: tirana
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar disa vendime të Këshillit të Ministrave për energjinë elektrike. Balluku tha se është kaluar projektvendimi që prodhuesit e përcaktuar me përparësi të energjisë elektrike të paguajnë disbalancat. “Kemi kaluar një projektvendim për disbalancat të shkaktuar nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, e cila synon miratimin e mënyrës së trajtimit të disbalancave të shkaktuara nga këta prodhues dhe kostot përkatëse. Deri më sot të gjithë prodhuesit, qoftë nga hidrocentralet e vogla apo parqet fotovoltaike, disbalancat i mbulonin operatorët shtetëror, ndërkohë që duke filluar nga dita e sotme, të gjithë entitetet që…
Në seancën e sotme plenare në Kuvend nga ana e tij, Tritan Shehu u shpreh se ka një shkelje të rregullores për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, duke i tërhequr vëmendjen kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës. “Takimi me atin e Shenjtë shpresoj të ketë qenë i dobishëm. Pata një diskutim për zbatimin e rregullore me nënkryetaren e Kuvendit. Kemi depozituar kërkese për nocion me debat për një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë kanë kaluar 9-10 ditë dhe nuk ka asnjë sinjal. Kjo është shkelje e rregullores. Edhe kur kryetarja është në takime të rëndësishme ka të tjerë që…
Trupi i gazetarit francez Frédéric Leclerc-Imhoff, i cili u vra më 30 maj pasi u godit nga predhat pranë Severodonetsk ka mbërritur në Francë. Ishte ora rreth 3 e mëngjesit kur avioni që mbante trupin e pajetë u ul në aeroportin Le Bourget nga Kievi, sipas BBC. Prindërit, partnerja e Leclerc-Imhoff, disa nga të afërmit e tij dhe Ministrja e Kulturës e Francës, Rima Abdul-Malak, ishin të gjithë të pranishëm. Prezentë ishin gjithashtu edhe zyrtarë nga kanali televiziv francez BFMTV, ku Leclerc-Imhoff kishte punuar për gjashtë vite. Homazhet për gazetarin dhe kameramanin do të mbahen në Paris rreth orës 18:30 të…
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se Bordi i Transparencës nuk do të pushojë së ekzistuari, pasi është një mekanizëm kontrollues dhe frenues për rritjen abuzive të çmimeve. Zv.kryeministri u pyet sot nga gazetarët një ditë pasi çmimet e karburanteve u rritën sërish, duke arritur në rekorde maksimale historike, ku nafta shitet me pakicë në 258 lekë/litri. “Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu,…
Në një fjalim televiziv këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur paralajmërimin e tij se situata në Ukrainë do të shkaktojë një krizë globale ushqimore, sipas The Guardian. Me Ukrainën e paaftë për të eksportuar sasi të mëdha gruri, misri, vaji dhe produkte të tjera, Zelensky tha se bota ishte në prag të një “krize të tmerrshme ushqimore”. “Kjo do të thotë se, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende të botës. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha ai. Duke fajësuar Rusinë…
Iu bë atentat dje në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e Marklen Hakës para grupit hetimor. Në dëshminë e tij, anëtari i bandës së Niklës tha se ishte në makinën e tij kur u qellua me arme dhe u plagos. “Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të…
Beatrix Ramosaj sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Vonë”. Kënga vjen në një ditë mjaft të rëndësishme për këngëtare, pasi sot feston ditëlindjen. Beatrix, e cila vazhdon të jetë shumë e përfolur për romancën që pati me Donald Veshaj, flet në këngë për një person me të cilin nuk është më. Kaq ka mjaftuar që të spekulohet se fjalët ia adreson ish të dashurit të saj, të cilin e njohur gjatë kohës që ishin në BB VIP. “Tash po t’djeg”, “Inati po t’vjen”, “Von o për falje”, “Shumë fake je” janë disa nga fjalët që Trixa ka…
Biznesit të reperit të njohur, Noizy iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se para grupit hetimor Noizy ka deklaruar se momentin kur ka ndodhur shpërthimi ai ka qenë në gjumë dhe se nuk është në dijeni se kush mund të jetë autorit. Po ashtu ka treguar se ditë më parë ka pasur një përplasje fizike me Kleviol Ahmetin dhe se nuk ka pasur konflikte të tjera. ” Kur ka ndodhur shpërthimi unë isha në gjumë. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë autori, por dy ditë…
Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri e municion luftarak. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit policor të koduar “Black Bag”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” u arrestua Ritvan Xhota. 40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të çantës së tij, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak
Forcat ruse kanë shtuar përpjekjet e tyre për të përparuar në jug të Izium në Ukrainën lindore, sipas inteligjencës ushtarake britanike, shkruan skynews. Gjithashtu vazhdojnë përpjekjet për të marrë në kontroll Severodonetsk, por, në 48 orët e fundit, Grupi Lindor i Forcave të Rusisë (EGF) gjithashtu ka të ngjarë të ketë rritur përpjekjet e tyre për të avancuar në jug të Izium, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin. “Përparimi i Rusisë në Izium kishte ngecur që nga prilli, pasi forcat ukrainase arritën të zmbrapsin përparimin e forcave ruse”, tha Ministria e…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes të dërguarit të posaçëm Gabriel Escobar, shprehën dje mbështetje të kushtëzuar për nismën e “Open Balkan” me thirrjen që të përqafohet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbështetjen ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, SHBA-ja e kushtëzon në dy elementë. Gjatë samitit të djeshëm të “Open Balkan” në Ohër, përmes një lidhje të drejtpërdrejt nga Sarajeva, zëvendësndihmëssekretari amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, e bëri të qartë se Uashingtoni kërkon së pari që Kosova dhe Bosnje-Hercegovina t’i bashkohen nismës në nivele të barabarta dhe së dyti të mbetet thellësisht ekonomike dhe jo politike. “Shtetet e…