Author: tirana

Momente pikante të kapura nga fotografët pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. LSA ka publikuar disa foto ku shihen ministra dhe deputetë teksa bëjnë ‘paradën’ e tyre të së enjtes, ndërsa janë kujdesur deri në detaje për look-un e tyre. Një prej momenteve pikante është ai ku shihet ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe duke qeshur. Ndërkohë, një tjetër moment është dhe gjesti xhentil i ministrit Bledi Çuçi me kolegen e tij, ministren Mirela Kumbaro.

Read More

Gjykata e Tiranës ka liruar dy tifozët holandezë e arrestuar pas ndeshjes së Conference League me 26 maj. Gjithashtu gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje.” Tifozët holandezë ishin lënë në burg deri në mbërritjen e ekspertizës mjeko-ligjore për shtetasin Arben Gorrea, i cili mbeti i plagosur. Dëmtimet sipas mjeko-ligjorëve caktuan se i dëmtuari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë. D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç u arrestuan më 26 maj. Dy të arrestuarit, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, goditën me sende të forta, për…

Read More

Një shofer ambulance është proceduar penalisht për shkak se akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë L. P., 64 vjeç, banues në Fier duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F.…

Read More

Përplasje në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Gjithccka nisi pas një debati mes deputetëve të opozitës për fjalën që këta kërkuan në Kuvend. Por duke iu referuar rregullores, Nikolla i vendosi minutazh fjalës së Tabakut, dhe më pas i ndërpreu fjalën. Kaq mjaftoi që të ‘shpërthente’ nga vendi Berisha dhe deputetit Flamur Noka. Berisha e cilësoi një akt të turpshëm heqjen e fjalës. Ndërkohë, që Rama ia ktheu Berishës se nuk është turp për non-gratat, duke i kujtuar ish-kryeministrit vendimin e DASH për të. DEBATIBerisha: Kjo që bën ti ka lidhje me një veprim tëndin…

Read More

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me Kardhiq- Delvinë dhe Urën e Bunës. Sipas saj me ndërtimin e Urës së Bunës, Shkodra del në plan të dytë. “Unë nuk e shoh realitetin me sytë e vartësve. Për Kardhiq- Delvinë, një projekt i cili nisi me 5 miliardë dhe po përfundon me 6.5 miliardë është e papranueshme. Ura e Bunës është një projekt që e lë Shkodrën jashtë vëmendjes dhe çdo gjë e Shkodrës del në plan të dytë. Sot taksa e karburantit është 60% e çmimit. Ku shkojnë ato lekë? A shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve?…

Read More

Gjykata e Shkodre i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” Ramiz Nikdukaj 64 vjeç, Bashkim Kovacit 64 vjeç dhe Altion Lulit 43 vjeç këto dy të fundit nga Cerriku, pasi u kapën gjatë operacionit “Syri i sheganit” në një shtëpi Bari në Koplik. Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit…

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se është dakord me Jorida Tabakun kur thotë se Bordi është komunist, por megjithatë shtoi se shteti nuk mund të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu. “Situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni avazin tuaj vazhdoni, por mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë në tavan çmimin më të lartë, kur vjen puna për karburantet vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë dhe ne jemi ekonomike tregu ku unë jam dakord me ju se kemi një Bord Komunist dhe kjo nuk duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Urës së Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi me një urë 1 km, duke eliminuar kalimin e kufirit përmes Murriqanit dhe Hanit të Hotit. Duke folur në Kuvend, ai u shpreh gjithashtu se në ditët e para të korrikut do të hapet Kardhiq- Delvinë dhe bypass i Vlorës. “Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit, ka pranuar se Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, por këtë i pari i qeverisë e ka justifikuar se po shpërndan barrën e krizës. Sipas tij, Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon dhe se biznesit të vogël nuk i merr asnjë lekë. Ai është ndalur edhe tek subvencionimi i energjie për familjarët. “Nuk është sekret por e vërtetë. Ne kemi dhënë argumente. Është e vërtetë që kemi çmim të lartë më të lartë se të tjerët.. Por Ndryshe nga të tjerët ne kemi taksat më të ulëta se ndryshe…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2021. Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi objektivat për periudhën në vazhdim. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se tregjet financiare u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedenta të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se edhe përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i…

Read More