Shqipëria është “pushtuar” sot nga moti i keq. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë edhe shkarkesa të shumta elektrike. Siç shihet nga “Windy”, zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Vlora, por edhe Pogradeci. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Author: tirana
Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur në det pranë kalatës së Portit.Ndërkohë ekipet përkatëse po nxjerrin trupin e viktimës nga deti. Dyshohet se viktima është rreth 50 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar debatin e bërë midis opozitës dhe qeverisë lidhur me Bordin e Konkurencës dhe rritjen e çmimit të naftës dhe disa ushqimeve bazë. “Rrugët janë bërë të vështira për ta sjellë naftën. Por vazhdoj të insistoj sot se nëse në treg ka stacione pompimi që po shesin me çmim më të lirë naftën, sesa çmimi që ka vendosur Bordi, që është tavani i sipërm, padiskutim që një detyrë është themelore, të mbrojmë këtë konkurrencë. Pikat e bardha do të jenë shumë shpejt në agresion. Është shumë e…
Mbrëmjen e djeshme, Enca Haxhia foli për herë të parë për skandalin “Dubai Porta Potty”. Që kur ky skandal bëri bujë, akuzat ndaj vajzave shqiptare nuk kanë munguar, përfshirë këtu dhe Encën, e cila mori së fundmi dhe nënshtetësinë. Ajo tha se është ndjerë e fyer mbi atë që është shkruar për të. Ndërkaq, këngëtarja foli gjithashtu dhe për jetën personale. Ndonëse preferoi që të mos zbulonte nëse ka dikush që ia ka rrëmbyer zemrën, Enca, e cila së fundmi është bërë rezidente në Dubai, tregoi dhe disa kushte që duhet të plotësojë personi që do të ketë në krah.…
Kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informaconet e marra në rrugë policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Endri Kokona, 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj burgim. Në datën 04.07.2020, pas një…
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së, Eduard Shalsi janë përfshirë në replikë gjatë seancës parlamentare. Në fund të fjalës së tij nga Kuvendi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Eduard Shalsit. Berisha komentoi Shalsin duke i kujtuar një deklaratë të këtij të fundit që ka bërë në vitin 2013 në një studio televizive. Shalsi është shprehur asokohe se qeveria e PS-së nuk do vidhte në mënyrë aq flagrante sa qeveria e mëparshme, por do të vidhte me lezet. Kjo ka sjellë reagimin e Shalsit i cili në fjalën e tij, deklaroi se Berisha nuk është rritur ende, dhe…
Një emigrante shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike të birin 22 vjeçar në rrugicat e Athinës. Mediet greke bëjnë me dije se policia ishte vënë prej ditësh në ndjekje të dyshes, pasi kishte informacion se nënë e bijë trafikonin drogë në Athinë. Pas disa ditësh ndjekjeje policia helene kapi në flagrancë shqiptaren 50-vjeçare dhe djalin e saj 22-vjeç që po shpërndanin kokainë në rrugët e qytetit, shkruan protothema.gr. Gjatë operacionit, pasditen e së martës, policia ka gjetur në makinën e 50-vjeçares sasi kokaine me peshë 51.4 gram, ndërkohë mësohet se efektivët e policisë i kanë…
PSG është në kërkim të një mbrojtësi të fuqishëm dhe të saktë. Francezët kanë hedhur sytë nga klubi i Interit, ku kanë piketuar Milan Skrinar. Thuhet se në fillim klubi francez ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro për të, por Interi u kundërpërgjigj direkt duke thënë se nuk vlen më pak se 60 milionë euro. PSG bëri një hap pas pasi tashmë nuk e ka luksin e madh të shpenzojë shifra të larta, sidomos tashmë pas rinovimit të Kylian Mbappe në shifra monstruoze. Zikaltërit gjithashtu kanë ngritur edhe një barrierë tjetër për këdo ekip që kërkon xhevahirët e…
Kur forcat ukrainase rifituan kontrollin e Katyuzhanka, një fshat në veri të Kievit që kishte qenë nën pushtimin rus për më shumë se një muaj, ata gjetën shkollën lokale të shkatërruar. Çdo pajisje që nuk ishte vjedhur, ishte thyer ndërsa kishte edhe një varrezë të improvizuar në oborrin e shkollës dhe llogore të thella ishin hapur nëpër fushën e futbollit. Ndërkohë ajo që ka çuditur rrjetin ishte shkrimi i gjetur në dërrasën e zezë të njërës prej klasave të shkatërruara. Fjalët e shkruara me shkumës në dërrasën e varur në mur pak më poshtë portretit të Isaac Njutonit, i dedikoheshin…
Pasi u votua si president i Republikës, Bajram Begaj nuk po humbet kohë, duke zhvilluar kështu takime për të marrë këshilla nga ish-krerë të shtetit shqiptar. Begaj zhvilloi takime me paraardhësit e tij, siç është ish-presidenti Alfred Moisu, Bamir Topin si dhe Rexhep Mejdani, ku për rreth 90 minuta bisedoi me ta dhe mori këshilla. Takimi në fjalë u mbajt në Pallatin e Brigadave, ndërkohë ish-presidentët u shoqëruan nga makinat e Gardës së Republikës. Këto takime vijnë disa ditë para se ai të marrë detyrën. Bajram Begaj u zgjodh nga parlamenti me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim,…
Turisti britanik, 21-vjeçari Zohar Collins humbi jetën më 1 qershor pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ku po qëndronte. “Një student hebre nga Londra, i cili “gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij” ka vdekur gjatë pushimeve në Shqipëri”, shkruajnë mediet britanike. Studenti i fizikës i Universitetit të Leeds-it kishte udhëtuar me miqtë në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit. Shoku i tij ka folur për mediet dhe ka treguar se ishte së bashku me të në ditën e fundit të jetës. Lexo edhe: Ra nga…
Artistja e njohur shqiptare Vitore Sallaku është ndarë sot nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Sallaku ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar. Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut. Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ajo lindi në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” më pas vijoi studimet e larta në Institutin e…