Author: tirana

“Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”. Kaq ka mjaftuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho që Kuvendi të përfshihej nga debate të forta mes socialistëve dhe demokratëve. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet për të marrë një vendim për Emond Spahon. Pjesë nga replikat Emond Spaho: …Këta marrin vesh vetëm shumë e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë. Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëron se bota ndodhet në prag të një krize të tmerrshme ushqimore. Bllokada ruse e porteve ukrainase të Detit të Zi, sipas tij, mund të rezultojë në vdekjen e miliona civilëve nga uria. “Rusia pushtoi pjesë të mëdha të bregdetit të Ukrainës, duke bllokuar eksportet e fermave përmes porteve të saj detare dhe duke rritur koston e grurit. Kjo do të thotë që, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende anembanë botës.” Udhëheqësi ukrainas tha se vendi i tij po përpiqet të eksportojë grurë, misër, perime dhe vaj…

Read More

Drejtuesja e qarkut Dibër Belinda Balluku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Mat, ku ka nisur procesi i riorganizimit të degëve, si dhe gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Në takimin me strukturat e Matit, Balluku nënvizoi se ky process riorganizimi do ta hapë PS me prurje të reja. “Një proces i cili jam i bindur se do ta zgjerojë akoma edhe më shumë familjen tonë politike. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me zonjat dhe të rinjtë e angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste ku shkëmbyem mendime të vlefshme sa i takon zhvillimit të zones”,…

Read More

Në disa zona në kryeqytet është kufizuar energjia elektrike për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin këtë të enjte. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie. OSHEE njofton se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në zonat: Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSHEE rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në seancën e sotme edhe te rritja e çmimit të karburantit. Ai iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë për situatën ekonomike në vend duke u ngritur në protesta. “Pandemia mori në këtë vend më shumë jetë se në çdo shtet tjetër të Evropës. Çmimet janë rritur këtu më shumë se në çdo vend tjetër dhe zgjidhja e vetëm është ajo komuniste e bordeve. Si mund të pretendohet të zëvendësohen bordet rregullatore me borde vampire që janë ngritur me vendim qeverie për tu pirë gjakun shqiptarëve. A përfaqësoni ju qytetarët? Si ka mundësi të…

Read More

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha në Kuvend i cili foli për vdekjet gjatë pandemisë. Ahmetaj u shpreh se po të numërohen ata që janë vrarë direkt dhe indirekt nga dora e Berishës, do bëheshin më shumë se ata që ndërruan jetë gjatë pandemisë. “Ky që foli përpara këtu po të numëroni ata që janë vrarë direkt dhe indirekt nga ky bëhen më shumë se vdekjet nga pandemia. Ju vjen keq kur ju them pse katandiseni kështu. Ajo që Lavrovi tha është cinizëm politik. Kush nuk di thelbin e Open Ballkan është kundër Shqipërisë…

Read More

Ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë janë bërë bashkë në një darkë të organizuar mbrëmjen e djeshme në ambasadën amerikane nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim. Ne kemi arritur të sigurojmë menunë e ushqimit që i është servirur ish-kryediplomatëve të vendit tonë ndër vite. Darka bëri bashkë për herë të parë pas disa kohësh edhe presidentin Ilir Meta dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha të cilët kanë mbajtur ndër vite postin e ish-ministrit të jashtëm. Konkretisht Meta e ka drejtuar këtë dikaster në vitet 2009-2010 dhe 2002 –18 korrik 2003, ndërsa Basha në vitet 2007-2009. Menuja e plotë -Supë me…

Read More

Në seancën e sotme parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën e akuzoi se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë. Ndaj, sipas tij, ajo duhej të kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Deklaratave të kreut të PD-së në drejtim të saj, Manastirliu iu përgjigj ashpër, duke e konsideruar një hipokrit që nuk ka bëri asgjë për shëndetësisë në kohën kur ishte në pushtet. “Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde dhe më vjen keq por kur flet ti për shëndetësinë që për 8 vite nuk bërë një qendër shëndetësore nuk bleve një…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të cilën tha se e ka kthyer Parlamentin në një dyqan rrobash. “Ky parlament në 31 vite është parlamenti më i neveritshëm në përbërjen e tij. Është i mbushur me Dumanë, megababagjyshër. Ky parlament si kurrë ndonjëherë në historinë 31-vjeçare ka drejtimin më banal, funksionon si dyqani personal i Lindës, që po të ishte për veshje personale, do preferoja i zhveshur të rrija dhe të mos blija kurrë. Nuk ka Kushtetutë që nuk shkel zonja për të mbrojtur Edi Ramën. Do mbetet famëzi sepse me votën e…

Read More

Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

Read More

Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 43-vjeçari Jorgo alias Genti Golemi, i cili dy ditë me parë vrau me thikë 43-vjeçarin Kledi Koka në shëtitoren e Sarandës. Shkak i ngjarjes sipas burimeve ishte bërë një sherr i ndodhur pak minuta para vrasjes mes Golemit e Kokës. Këta të fundit ishin grindur me fjalë për vendparkimin e mjeteve lundruese në limanin e qytetit. Më pas Koka e ka goditur Golemin me sende të forta duke e gjakosur. Pak minuta më pas, Golemi me një thikë e ka qëlluar 43-vjeçarin një herë të vetme në shpinë. Për…

Read More