Forcat special RENEA kanë arrestuar sot pasdite krahun e djathtë e të Talo Çelos. Në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” , policia ka ka pasur informacione mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit, Talo Çela, i cili dyshohet se është i përfshirë në vepra të ndryshme kriminale me pagesë. Pavarësisht marrjes së këtyre informacioneve për vendodhjen e tij policia nuk ka arritur të kapë Talo Çelën, por ka bërë të mundur arrestimin e krahut të tij të djathtë, Klement Xhaferrit. Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Klement Xhaferri u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa…
Author: tirana
Antidjersa shërben për të mbyllur kanalet e djersës, pra zvogëlon lagështirën. Djersa shkakton erën që stimulohet nga bakteret dhe antidjersa ndihmon për të ulur djersën dhe erën e trupit. Deodoranti, nga ana tjetër, është një produkt kozmetik që përdoret për të maskuar ose neutralizuar erën e trupit të shkaktuar nga bakteret. Përbërësit aktivë të deodorantit punojnë për të parandaluar bakteret të shtohen, gjë që ndihmon në parandalimin e erës. Megjithatë, deodorantët nuk parandalojnë djersitjen. Nëse je e shqetësuar për erën e djersës përdor deodorantë që neutralizojnë aromat e trupit. Nëse je e shqetësuar për djersitjen, kërko antidjersë. Nëse je e pavendosur: nuk…
Seanca plenare e ditës së enjte është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës, por ka patur dhe debate forta dhe mes vetë demokratëve. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar ashpër me paraardhësin e tij Gazment Bardhi. Noka akuzuoi disa nga deputetët e PD se po bashkëpunojnë me mazhorancën. Ndërkohë që Bardhi i është përgjigjur menjëherë duke theksuar se me urdhër të Berishës deputetët e PD në bashkëpunim me socialistët po mbajnë të bllokuar Komisionin e Investimeve. Pjesë nga debati: Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse…
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me kokainë dhe marijuanë që kapte vlerën e 1 milionë eurove. Sipas autoriteteve italiane, droga kishte si destinacion të shitej në lokalet e natës në Cagliari dhe zonën e bregdetit Poetto. Personat që u arrestuan janë 42, 34 dhe 41 vjeç. Hetimet e kryera nga policia italiane nisën pas një raportimi për lëvizje të çuditshme të disa personave në një pallat në Viale Sant’Avendrace. Policia bastisi shtëpinë ku gjetën një çantë shpine e mbushur me drogë. Gjithashtu u sekuestruan celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të…
Deputeti demokrat Flamur Noka, ka folur sot në Kuvend në lidhje me opozitën dhe atë që sipas tij përdoret për interesat e qeverisë. Ai ka akuzuar mazhorancën se ka emëruar një opozitë të cilën e përdor dhe i jep urdhra sa herë të jetë e nevojshme. “Tani na keni gjetur një fake opozitë, të bravave, i merrni i fshini i lani i hidhni i ricikloni për t’ju shërbyer që të vidhni e të shtypni këtë popull. Këtë keni mision, të varroset demokracia e pluralizmi në këtë vend. Pasi keni kapur çdo gjë, ju kishte ngelur vetëm opozita, ju servilosen dhe…
Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka shqetësuar fansat e tij duke zbuluar se sëmundja “Lyme”, nga e cila vuan, është përkeqësuar dhe mononukleoza e rëndë kronike ka prekur lëkurën, funksionin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm. Për pasojë, ai ka anuluar dy koncerte në moment të fundit. “Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por sëmundja më është përkeqësuar dhe më duhet ta anuloj me urdhër të mjekëve”, ka shpjeguar këngëtari në rrjetet sociale. Ai rrëfeu se ka kaluar dy vite goxha të vështira për të. “Gjithçka do të shpjegoj në një serial dokumentar që do të…
Deputeti demokrat Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare ditën e sotme me vendim të Komisionit të Etikës. Ai u përfshi në një debat me socialistët pasi nga foltorja e Kuvendit i cilësoi ata si ‘bastardë’. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ai që kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës në rast se Spaho nuk do të kërkonte falje. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ndërpreu seancën për disa minuta për të komunikuar më pas vendimin e Komisionit për përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës si deputet për një ditë.
Dëshironi të dini se cila është pesha ideale e trupit tuaj? Atëherë shikojini rezultatet më poshtë, pasi pesha ideale e trupit matet sipas gjatësisë së tij.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Luan Dacit, i cili kërkonte rikthimin e tij në detyrë, si gjyqtar ose si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kushtetuesja vendosi këtë të mërkurë moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Më 1 dhjetor 2020, Daci u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, ku u akuzua për falsifikim dokumentesh, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997. Këshilli i Lartë i Drejtësisë i asaj kohe e kishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, më 9 qershor, foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi atë të vizitojë Kievin. Sipas kabinetit të Abazoviçit, kryeministri i Malit të Zi, në bisedën telefonike, ia përkujtoi Zelenskyt se Mali i Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe se që nga fillimi e ka mbështetur hapur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ai theksoi se Mali i Zi e mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Abazoviç ka marrë ftesë nga presidenti ukrainas për të…
RENEA ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit dhe të Peqinit. Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar 10 persona. Ditët e fundit, policia ka nisur disa aksione për kapjen e personave të kërkuar. Elbasani mbetet një nga qytetet me numrin më të madh jo vetëm të ngjarjeve të fundit kriminale, por dhe të personave me precedentë kriminalë.
Qarkullimi në aksin Elbasan-Peqin është kryer për një orë me një korsi për shkak të bllokimit të rrugës nga inertet. Ekipet e emergjencave kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës së bashku me ndihmën e policisë për menaxhimin e trafikut. Probleme ka pasur me rënien e gurëve edhe në aksin Elbasan- Librazhd, kthesat e Murrashit, por pa probleme në qarkullim. Kompania nënkontraktore përgjatë këtij aksi ka bërë të mundur pastrimin. Aktualisht intensiteti i reshjeve ka rënë.