Publicisti dhe njëkohësisht këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Veton Surroi, në një intervistë me Ilva Taren për #BalkansDebrief të Këshillit të Atlantikut, ka kërkuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të bëhet serioz. Surroi gjithashtu, ndryshe nga Kurti, sugjeron që Kosova duhet të marrë pjesë aktive në çdo nismë rajonale, apo europiane për të shprehur qëndrimet e saj. Sipas Surroit, bisedimet kanë ardhur në një pikë që duhet të bëhen serioze, që do të thotë se duhet të jenë bisedime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si shtete dhe si të mund të normalizohen ato. “Për, sa…
Author: tirana
Vizitën e kryediplomatit grek në Prishtinë, ndërkohë që në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e sheh si një dëshirë të shtuar të Athinës për një rol më të madh në rajon. Megjithatë, sipas tij, fakti që Dendias viziton Kosovën në një moment të tillë nuk duhet lexuar si kundërshtim për Ballkanin e Hapur, të cilin qeveria “Kurti” e ka bojkotuar që në krye të herës. “Ka një prezencë greke jo vetëm diplomatike, sikurse ka edhe shkëmbime tregtare dhe kulturore, që krijojnë një klimë mirëbesimi mes dy vendeve. Unë nuk e…
Shqiptarët do të mund t’i shohin tashmë ndeshjet e Kombëtares sonë të futbollit në Televizionin Kombëtar Klan pa asnjë pagesë. Të gjitha përballjet e kuqezinjve do të transmetohen për 4 vite më radhë, duke filluar prej kësaj të premteje, në sfidën me Izraelin, të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve. Televizioni Klan ka siguruar kështu të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar në transmetimin tokësor. Marrëveshja parashikon transmetimin e 40 ndeshjeve të kuqezinjve duke nisur nga sfidat e Ligës së Kombeve të edicionit aktual. Do të transmetohen edhe ndeshjen e Ligës së Kombeve në edicionin 2022…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat e rritjes së inflacionit gjatë muajit prill, në Shqipëri dhe vendet e rajonit. Përmes një postimi në “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan se vendi ynë ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon dhe kjo vjen si pasojë e vendimit të qeverisë për të mos rritur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. “Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto…
Pesë vende në dy ditë: nën hijen e luftës së Ukrainës, kancelari Olaf Scholz udhëton në Evropën Juglindore. Nga Kosova dhe Serbia ai pret më shumë vullnet për kompromis. Të premten (10 qershor 2022) Kancelari Federal Olaf Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Evropën Juglindore. Stacionet janë kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia Veriore) dhe Sofja (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku. Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën (08.06.2022) në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann. Nga këndvështrimi i Qeverisë…
Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka kursyer ish-kryetarin Lulzim Basha, për të cilin tha se e ktheu PD në shtojcë të PS. “Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me domosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave. Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë”, ka thënë ai ndër të tjera. Berisha ka komentuar dhe samitin e Ohrit që u mbajt dje, për “Ballkanin e Hapur”. Sipas ish-kryeministrit, mesazhet e nismës ishin “katastrofë”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot, sikurse dhe pritej, se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2023. Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkon opozita. “Po, e them: kandidati për Aleancën Popullore është Tajip Erdogan”, tha ai nga Izmiri, duke iu referuar bashkëpunimit të partisë së tij AKP me MHP nacionaliste. Zyrtarët e partisë së tij e përshëndetën njoftimin me duartrokitje teksa thërrisnin në mënyrë ritmike emrin e presidentit. Koalicioni i gjashtë partive opozitare nuk ka propozuar ende një kandidat për president.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se gjuha e vetme që kupton Vladimit Putin është ajo e forcës, dhe se aleanca ushtarake ka për detyrë të ndihmojë Ukrainën me pajisjet e nevojshme ushtarake për të fituar luftën ndaj pushtuesve. Anders Fogh Rasmussen u ndal edhe te sanksionet e vendosura ndaj Moskës, një hap të cilin e konsideroi të mirë. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal ndaj Rusisë përmes dorëzimit të të gjitha armëve dhe ndërprerjes së të gjitha financimeve për Rusinë. Kjo do ta gjunjëzonte makinën e luftës së Putinit.” Ai paralajmëroi…
Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo, e cila pak ditë më parë u zgjodh edhe anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të rithemeluar, ka folur për angazhimin dhe rrugëtimin e saj në botën politike. E ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar cilat ishin arsyet që e çuan drejt kësaj zgjedhjeje, dhe pse pikërisht në kampin blu, përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha. Garo ka ndarë edhe disa këshilla që ka marrë prej liderit historik të së djathtës. “Ai më ka dhënë disa këshilla që unë mundohem t’i kem parasysh gjithmonë. Mbi të gjitha, ka thënë që nëse do të jesh në politikë, ti…
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka propozuar Presidentit dy emërime të reja për në Gjykatën e Lartë. Emrat e propozuar janë Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri. Buhali është gjyqtare e Apelit të Vlorës prej vitit 2013 dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Margarita Buhali ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe pas kësaj u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Dhimitri është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ku është emëruar që prej vitit 2014. Ai ka kaluar vetingun pasi KPK e ka konfirmuar në detyrë në janar 2019. Enton Dhimitri ka përfunduar shkollën e…
Në Argjentinë një tifoz ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje të Kupës Kombëtare. Në San Luis, gjatë Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, shpërtheu një përleshje e vërtetë mes tifozëve të Independiente, shumë prej tyre pa bileta. Sipas dëshmitarëve të pranishëm, tifozi që humbi jetën në fillim refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli dhe më pas pati një atak në zemër, nga i cili nuk do të shpëtonte kurrë. Nga përleshjet, raportohet se janë plagosur edhe 22 policë.
Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është bërë kryefjala e medieve ditët e fundit, pasi pamjet e sherrit të tij me reperin tjetër Noizy bënë xhiron e rrjetit. Kjo përplasje erdhi për shkak të armiqësisë prej shumë vitesh mes dy grupeve OTR dhe TBA. Por, Cllevio njihet si një shok shumë i ngushtë i reperit Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Ata janë rritur së bashku që të vegjël në Belgjikë dhe e ruajnë miqësinë edhe sot. Në një bisedë me shokët e tij në Instagram para sherrit me Noizyn…