Author: tirana

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis një vizitë dy ditore në Evropën Juglindore nga Kosova, Serbia, Maqedonia Veriore, Bullgaria si dhe në Greqi, me fokus në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në Greqi do të zhvillohet Samiti i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë do të mbërrijë në Greqi sot pasdite ku pritet që të takojë edhe Scholz Në këtë Samit, do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët…

Read More

Një kamariere në SHBA ka shpëtuar një fëmijë 11 vjeçar nga abuzimi në familje pasi vuri re se diçka nuk shkonte me të. Flaviane Carvalho vuri re se një familje hyri në restorant ku punonte dhe se njëri prej fëmijëve rrinte i veçuar nga pjesa tjetër, nuk po hante ushqimin dhe kishte të nxira në trup. Kamarierja shkroi një letër ku theksohej: “A keni nevojë për ndihmë?” Kur 11 vjeçari pohoi me kokë se po, ajo telefonoi policinë dhe disa ditë më vonë nëna e djalit, Kristen Swann dhe njerku Timothy Lee Wilson u morën në paraburgim. Hetuesit më vonë…

Read More

Rigels Raku, ose siç njihet në publik si Noizy, ka preferuar të mos e drejtojë gishtin tek askush në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në bizneset e tij në Durrës. Ai ka dhënë vetëm një dëshmi të shkurtër për grupin e hetimit duke theksuar se konflikt ka vetëm me Cllevion, por që nuk mund ta konsiderojë atë si autor të vendosjes së dinamitit në lokal. “Unë isha në gjumë. Më vonë më lajmëruan për atë që kishte ndodhur. Nuk mund të fajësoj asnjë pa pasur prova. Konflikt kam vetëm me Cllevion, por nuk mund t’ia vë dot gishtin nëse…

Read More

Policia italiane është angazhuar maksimalisht për të ndaluar të arratisurin nga burgu i Trevisos, Edison Pula. Anëtari i “Bandës së Niklës”, i njohur edhe për grabitjet e vilave luksoze në zonën e Selias ia doli që të arratisej duke prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares së qelisë së tij të burgut, por do e ketë shumë të vështirë të dalë nga Italia. Kjo pasi një skuadër nga ajri është angazhuar për të gjurmuar lëvizjet e tij, por edhe postblloqe në kufi do të vendosen për ta bërë ta pamundur largimin e tij nga vendi. Këtë e ka konfirmuar për mediat…

Read More

Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 të mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe janë ulur poshtë me çarçafë. Teksa dy të tjerët janë ndaluar nga policia italiane në tentativën për t’u larguar, Pula mbetet ende i lirë. 27-vjeçari mbahej me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje dhe trafik droge ndërsa rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Mediat e vendit fqinj raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej në burg i ka kryer jashtë…

Read More

Nga Nini Mano/ Portreti i Erifili Bezhanit, në vitet e fëmijërisë sime të hershme, në imazhin e përftuar ashtu, vjedhurazi bisedave të kujdesshme të të medhenjve, ishte thuajse i pakapshëm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht në Greqi, e më pas në Francë, fotografitë e Erifilit në albumet e familjes, më kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsës të tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne të vegjëlve, mbremjeve të gushtit, buzë detit, në lagjen Skelë, në Vlorë në mes të viteve 60-të. Vizioni I kalorëses së shkëlqyer, që rrugën nga lagja Goricë, ku banonte gjyshja, deri në…

Read More

Pas shkatërrimit nga lufta, qyteti ukrainas Mariupoli rrezikohet nga shpërthimi i kolerës. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit ka deklaruar se kushtet shëndetësore në qytetin e pushtuar ukrainas po përkeqësohen, sipas BBC. Serhiy Orlov, tha se 100,000 banorë janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, përfshirë kolerën. “Ne mendojmë se është absolutisht normale në këto kushte, sistemi i ujit nuk funksionon, ka shumë kufoma në rrënoja dhe mungesa të ilaçeve. Rusia po bllokon gjithçka, çdo përpjekje nga administrata ukrainase për të ofruar ndihmë humanitare,” tha ai. “Atje nuk punon asnjë organizatë humanitare, Kryqi i Kuq, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Kombet e Bashkuara.…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të nisë vizitën e tij të parë në Ballkan. Këtë vizitë, ai do ta fillojë me Kosovaën. Por, cilat janë pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abraham nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon? Abraham ka përmendur liberalizimin e vizave. Ka thënë se shpreson që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze. Sipas tij, një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin një kontribut të rëndësishëm. “Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj shumë që vendimi…

Read More

Microsoft zvogëlon më tej ndjeshëm operacionet e tij në Rusi, pas më shumë se tre muaj nga pushtimi i Ukrainës. Bloomberg raporton, se gjiganti i Redmond, pasi bllokoi shitjen e produkteve dhe shërbimeve në vend në fillim të muajit mars, ka vendosur të mbyllë plotësisht zyrat dhe bizneset e tij, një vendim që prek 400 punonjës. “Si rezultat i ndryshimeve në perspektivën ekonomike dhe ndikimit në biznesin tonë në Rusi, ne kemi marrë vendimin për të reduktuar ndjeshëm operacionet tona – tha një zëdhënës i Microsoft për Bloomberg News. Ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona kontraktuale ekzistuese me…

Read More

3 persona janë arrestuar në Fier duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMW” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional…

Read More

Zinedine Zidane së shpejti do të drejtojë PSG-në. Ndonëse shumica e mediave franceze javë më parë kishin shpjeguar se Zizou nuk kishte ndërmend të pranonte postin nga PSG për shkak se synonte të ulej në stolin e kombëtares franceze, ka një gazetar që mendon të kundërtën dhe mendimi i tij nuk mund të konsiderohet sigurisht i parëndësishëm. Këtë e ka thënë gjatë transmetimit “After RMC” gazetari Daniel Riolo, i njëjti që ka dhënë paraprakisht sigurinë e kalimit të Messit te parisienët. Zidane drejt PSG-së Është në fakt Daniel Riolo, ai që para të tjerëve kishte parashikuar ardhjen e Messit në…

Read More

Pesë vende në dy ditë: nën hijen e luftës së Ukrainës, kancelari Olaf Scholz, udhëton në Evropën Juglindore. Nga Kosova dhe Serbia ai pret më shumë vullnet për kompromis. Të premten (10 qershor 2022) Kancelari Federal Olaf Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Evropën Juglindore. Stacionet janë kryeqytetet Prishtina (Kosovë), Beogradi (Serbi), Shkupi (Maqedonia Veriore) dhe Sofja (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku. Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën (08.06.2022) në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann. Nga këndvështrimi i Qeverisë…

Read More