Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Shcolz deklaroi se Kosova është partnere e besueshme dhe se qëndron krah BE-së. Po ashtu theksoi se me rëndësi është progresi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë. “Gëzohem që po vizitoj Kosovës. Si shembull përmend bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë duke treguar edhe marrëdhëniet e ngushta mes vendeve. Krahas marrëdhënieve bilateriale kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave dhe pozicionimin e Kosovës, kundër luftës në Ukrainë. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të çohet përpara”, tha ai. Nga ana e…
Author: tirana
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ardian Çipa, së bashku me prokurorin e Rrethit Gjyqësor Elbasan Kreshnik Ajazi dhe prokurorin e çështjes Xhelian Seferi, në konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Në kuadër të hetimeve pasurore për persona të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale, për pasuri dhe asete që dyshohen se i kanë burimet nga veprimtaria kriminale, bazuar në materialin procedural të referuar nga…
Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull agroturizmit shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të artikullit ndërsa shkruan se nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. “Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë”, shkruan Rama.
Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abraham nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon. Deutsche Welle: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon? Ne duhet të sjellim besueshmëri në procesin e anëtarësimit. Në thelb, që nga fillimi i viteve 1990, vendet janë në pritje të një afrimi me Evropën. Nëse nuk ndodh asgjë, zhgënjimi është i madh, prandaj edhe është me rëndësi që të rifitojmë motivimin. Çfarë duhet bërë për të rikthyer këtë besueshmëri? Për shembull, duke filluar negociatat e anëtarësimit dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pra, të ushtrojmë ndikim masiv tek miqtë në…
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy ish-vartësit e ish-kreut të RTSH-së, Thoma Gëllçit, Ervin Murja e Julian Tapia. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për shuarje të masës së sigurisë. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ata u arrestuan per shkelje te barazise ne tendera ne lidhje me një tender me vlerë 87 milionë lekë për ndërtimin e RTSH Agro.
Sulmuesi i PSG-së, Neymar, mund të largohet nga klubi francez këtë verë, sipas The Athletic. Megjithatë, klubi e kupton se do të jetë shumë më e lehtë të shesë lojtarë me paga më të ulëta. Më herët u raportua se lidershipi i parisienëve synon të arkëtojë nga shitja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi. Marrëveshja aktuale e brazilianit me klubin parisien është deri në verën e vitit 2025. Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin 30-vjeçar me 75 milionë euro. Neymar bëri 28 paraqitje për Parisin sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Një efektiv policie është dhunuar një ditë më parë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Efektivi Sokrat Muho, punonjës policie i DVKM-së Gjirokastër, ushtron detyrën në pikën kufitare të Sopikut. Ai është goditur në kokë dhe në trup, ndërsa ndodhej jashtë orarit të punës. Muho është dërguar në spital në gjendje të rënduar ku dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Burime bëjnë me dije se Muho është konfliktuar verbalisht me tre persona, bashkëfshatarë të tij nga fshati Progonat i Tepelenës. Debati mes palëve kishte nisur një ditë më parë…
Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë tregut të fruta perimeve. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje. Nuk raportohen te lënduar.
Në sezonin e tij të parë si protagonist në Angli, Armando Broja arriti të realizojë 9 gola me fanellën e Southampton, 6 në Premier League, shifra shumë pozitive, e të mendosh që jo gjithnjë u preferua titullar, apo në fundin e sezonit ku “shenjtorët” pësuan një rënie të ndjeshme, bashkë me ta edhe Broja. Shifrat dhe potenciali i shfaqur në fushë kanë bërë që ofertat për Brojës të vijnë nga të gjithë anët, por ndryshe nga se perceptohet, Chelsea as që ka ndërmend ta lë të lirë, fundja ka një kontratë deri në 2026. Sipas mediave angleze, trajneri Thomas Tucel…
Mediat në Britaninë e Madhe i kanë bërë jehonë ndalimit të dy shtetasve britanike më 30 maj të këtij viti në aeroportin e Rinasit. Dy britanikë akuzohen si spiunë nga ana e Shqipërisë, dhe u arrestuan me radiotransmetues në bagazhet e tyre në aeroportin e Tiranës. Britanikët arrestohen në Shqipëri me akuzën e spiunazhit pasi radiot u gjetën në bagazhet e tyre dhe nuk ishin deklaruar. Dy burra pretenduan se ishin inxhinierë IT, hobi i padëmshëm i të cilëve ishte radio amatore. Ata janë marrë në pyetje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nga oficerët e inteligjencës, më pas dyshja janë…
Kancelari Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode. Aeroplani me të cilin ka udhëtuar shefi i qeverisë gjermane ka ateruar në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta. Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përkujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale vizitën e Presidentit George W. Bush në Shqipëri. Berisha shkruan se kjo vizitë shënoi momentin më kulmor në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Megjithatë sot është një panoramë krej ndryshe për marrëdhëniet e ish-kryeministrit me SHBA, pasi është shpallur “non grata” bashkë me familjen e tij, për korrupsion dhe minim të demokracisë. Postimi i Sali Berishës: Sot 15 vjetori i vizites historike te Presidentit George W. Bush ne Shqiperi! Miq, kjo vizite shenon momentin me kulmor ne historine 100 vjeçare te marredhenieve shqiptaro-amerikane. Ne kete vizite miku i…