Author: tirana

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit europian dhe euro-atlantik”, kështu shprehet presidenti Ilir Meta në një reagim në Facebook. Gjithashtu Presidenti thekson se fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje, kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon. Statusi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese,…

Read More

Në një komunikim për mediat Kreu i PD Sali Berisha u pyet se më parë fajësohej Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për përçarjen e PD, ndërsa sot që është kreu i PD, përse ende nuk ka një bashkim të partive opozitave, ai tha se veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Ramës. Pyetje: Ju flisni për një bashkim të partive opozitare. Deri dje fajësonit Bashën dhe Alibeajn, sot jeni kryetar çfarë është bërë? Berisha: Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Ramës . Siç bënë lojën e neveritshme të presidentit në funksion të imazhit të tij dhe Ramës,…

Read More

Kanë dalë pamjet nga vila e sekuestruar në lagjen Katund i Ri, Elbasan. Policia e shtetit njoftoi sot se ka sekuestruara një pasuri prej 5 milion eurosh në Elbasan. Kjo pasuri e jashtëligjshme i përket Gentian Sharrës dhe babait të tij. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u sekuestruan: -1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë; -Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronesi të Gentian Sharra; -Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të forta për kreu e Grupit të PS, Taulant Balla në komunikim e tij të zhvilluar për mediat. Ndër të tjera Berisha tha se Prokuroria i ka të gjitha provat, ndërsa shtoi se ai vetë ka zgjedhur që t’ja thotë të vërtetat Ballës vetëm në Parlament. Berisha: Berisha nuk flet pa provat dhe fakte. Garantoj se do t’ja them në sy në parlament. Ka kaluar një vit? Berisha: Jo. Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them se do t’ja them në parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 10 qershor, ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”. Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara. “Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”. Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat iu bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë kundër këtij regjimi. “Soros nëpërmjet deklaratave të njerëzve të tij përligji grabitjen e votës në zgjedhjet e fundit dhe ndërhyri në politikën e brendshme të vendit, për të larguar nga skena politike ish-presidentin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. PD i bën thirrje shqiptarëve, që të ngrihen në mbrojtje të idealeve të tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi monist i Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe mbështetjen e George Soros. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë.…

Read More

Emri i Gentian Sharrës, sot person i arrestuar pas megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’ është përfshirë në një ngjarje kriminale, siç është grabitja e Rinasit. Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 prill të 2019-ës në pistën e aeroportit të Rinasit ku u morën rreth 10 mln euro. Asokohe u kontaktua në telefon me pronarin e servis “Genti”, Gentian Sharrën, që ndodhej në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” Pronari i servisit, konfirmoi në atë kohë se biznesin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala. “Nuk kisha…

Read More

Të paktën tre persona u vranë gjatë të shtënave në Smithsburg, Maryland, në Columbia Machine, një kompani makinerish me klientë ndërkombëtarë. Autori i të shtënave është qëlluar gjatë përplasjes me një polic. Tani ai ndodhet i shtruar në spital, por nuk dihet se në çfarë gjendje është. ‘Agjenti u plagos lehtë’, raportoi një transmetues lokal i lidhur me Nbc News, duke cituar autoritetet.

Read More

Është fakt se shumica e çifteve përballen çdo ditë me probleme të vogla apo të mëdha. Probleme apo mosmarrëveshje në çështjet e komunikimit, kryesisht, që nëse nuk i kushtojnë më shumë vëmendje dhe nuk përpiqen t’i zgjidhin, mund të bëhen gjigantë me pasoja të pakëndshme për marrëdhënien e tyre. Ndarja e përgjegjësive Nuk është gjithmonë e lehtë për çiftet të vendosin se kush duhet të hedhë mbeturinat, të lajë enët apo të merret me përgjegjësi të tjera. Për të shmangur çdo keqkuptim, bëni një listë të detyrave dhe shikoni se kush bën çfarë. Ju të dy duhet të jeni të…

Read More

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Ai tregoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Europës. “Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”. Kurti e ka quajtur vizitë historike ardhjen e Scholz në Kosovë dhe tha se kjo po vjen në një moment…

Read More

Angelina Jolie ndodhet në Itali për filmin e saj më të ri, “Without Blood”. Filmi do të jetë i pesti për Jolie si regjisore dhe i pari i saj për marrëveshjen trevjeçare të filmit që ajo nënshkroi me kompaninë e prodhimit ‘Fremantle’ në mars. Përveç regjisë, Jolie gjithashtu shkroi dhe prodhoi këtë film. Kasti do të përfshijë të nominuarit për çmimin ‘Oscar’ Salma Hayek dhe Demián Bichir dhe grupi do të xhirojë në rajonet e Pulias dhe Basilicata të Italisë jugore, si dhe në Romë. Bazuar në romanin e Alessandro Baricco, filmi zhvillohet gjatë pasojave të një konflikti të paidentifikuar…

Read More

Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë. Në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, 41-vjeçari ka pranuar se është autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. “Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani. Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir…

Read More