Prokuroria Speciale njofton se ka finalizuar një operacion për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e ilaçeve me përmbajtje droge dhe lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore, për vizita në Itali. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të tyre dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro. Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime…
Author: tirana
Është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin shqiptar që hapi zjarr pak ditë më parë në Selanik, duke terrorizuar banorët e pallatit ku banonte. Para trupit gjykues, ai ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka pohuar se qëlloi me armë pasi sipas tij disa persona po abuzonin me gruan e tij. Sa i përket drogës së gjetur në banesën e tij, 23 kilogramë kanabis dhe 1.2 kilogramë kokainë, ai deklaroi se nuk i përkiste atij.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka qenë në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes tha se ai ishte atje për dy ditë këtë javë dhe u takua me homologun e tij ukrainas Oleksii Reznikov, si dhe presidentin Volodymyr Zelensky. Në një video të postuar në kanalin zyrtar Telegram të presidentit, Wallace shihet duke i thënë Zelenskyt se po bën një “punë të mahnitshme”. Ministria e Mbrojtjes tha se Wallace ishte në gjendje të dëgjonte nga dora e parë se si po zhvillohen nevojat operacionale të forcave të armatosura të Ukrainës ndërsa natyra e…
Forcat Speciale kanë zbarkuar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës. Nuk dihen shkaqet e kësaj “vizite të papritur”, por janë të paktën 9 furgonë të RENEA-s që janë parë në unazën perëndimore të qytetit. Edhe dje, forcat RENEA dolën në aksion në qytetin e Elbasanit, ku arrestuan shokun e Tao Çelës.
Në një shkrim të botuar tek ‘Politico’ teksa në Greqi mbahet samiti mbi Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), shefi i ekzekutivit në Athinë bën thirrje për hapa konkretë e thotë se BE-ja duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu…
Negociatat për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pezulluar, ndonëse nuk ka një akt formal për këtë. Palët kanë shprehur vullnet politik për ta çuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare. Por si shkohet në një gjykatë ndërkombëtare (apo arbitrazhi) dhe çfarë përmban dosja për gjykatën? Sipas kolonel Myslim Pashajt, ish-drejtor i Institutit Topologjik Ushtarak dhe autor i disa botimeve për çështjen e detit, “gjykata e Hagës në radhë të parë do të kërkojë prezantimin ligjor, gjeografinë e terrenit, vijat bazore, pasi të ndërtohet në mënyrë paraprake një vijë ndarëse me korrektimin e saj për efekte të ishujve, të…
Një flotë anijesh nga vende të ndryshme siç nuk është parë as gjate Luftës së Ftohtë gjendet tani në Mesdhe. Kështu pohon kreu i marinës italiane Enrico Credendino në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, e në zonë sipas tij, gjenden edhe 18 luftanije ruse dhe dy nëndetëse. “Kur në kufijtë e ujërave tanë territorialë ka nëndetëse të armatosura me raketa, atëherë ne duhet t`i diktojmë e t`i ndjekim kudo”, thekson ai. Admirali sqaron se këtë gjë po e bëjnë me 2 nga 4 fregatat europiane disa misionëshe që disponojnë. Për momentin sipas Credendino, rusët nuk përbëjnë kërcënim. “Ata lundrojnë në…
Përfaqësues të Nismës “Thurje”, iu drejtuan me një listë pyetjesh anëtarëve të Bordit të Tranparencës, në lidhje me çmimet e karburanteve. Përfaqësuesit e “Thurje” kërkojnë transparencë për çmimet në hyrje të karburanteve dhe fitimet që kanë pasur kompanitë që i tregtojnë. Sipas tyre, rritja e çmimeve të karburanteve duhet të ketë transparencë. “Qeveria krijoi dhe ka në funksion prej afro 3 muaj një “Bord Transparence” për rregullimin e çmimeve të hidrokarbureve. U krijua për transparencë, por transparencën nuk po e bën as si gjë të fundit. Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku, Ceno Klosi, Denar Biba dhe përfaqësuesit e kompanive më të…
Nga Alexander Etkind “The Moscow Times” Çfarë ndodhi me Perandorinë Ruse? Ajo u shpërbë në fund të një lufte imperialiste. Çfarë ndodhi me Bashkimin Sovjetik? Ai u shpërbë në fundin e Luftës së Ftohtë. Çfarë do të ndodhë me Federatën e sotme Ruse? Përgjigjja është e qartë, edhe nëse mund të duket e zymtë. Patriotizmi rus është i një shkalle dhe i një natyre të tillë, që edhe ata që nuk e mbështesin regjimin e Kremlinit, nuk janë gati të njohin natyrën perandorake që ka shteti aktual rus. Edhe ata që e konsiderojnë qeverinë aktuale ruse të padrejtë, të paaftë…
Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2022 në lëndën e gjuhës së huaj (anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht). Për 2 orë e gjysmë me radhë maturantët kanë plotësuar testin që i përkonte gjuhës së huaj që kanë zhvilluar gjatë treve të shkollës së mesme. Sikundër përcaktohet edhe në rregulloren e provimeve të miratuar nga dikasteri i Arsimit, pak orë pas përfundimit të testit, është zbardhur edhe çelësi me përgjigjet e sakta për secilin variant të testit të gjuhës së huaj të plotësuar dje…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” të moderatores Ola Bruko ka komentuar çështjen Dumani dhe rrëfimet e killerit famëkeq për disa nga vrasjet më të rënda që kanë ndodhur në vend. Duke sqaruar se ky është krim i organizuar për vrasje me para, Ngjela tha se Dumani dhe kundërshtarët e tij e njohin njëri-tjetrin, por pyetja është se pse shteti i ka lënë kaq gjatë pa i arrestuar. Teksa ka shtruar vetë pyetje “a ka vrarë politika?”, Ngjela ka hedhur dyshime se ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe biznesmeni i lidhur me historinë e Gërdecit, Kosta…
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022, është 59.242 lekë, raportoi INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %. Ndërsa në raport me tremujorin e fundit të vitit 2021, paga mesatare ka rënë lehtë me 0.5%. Përgjithësisht në tremujorin e fundit pagat janë më të larta, për shkak të shpërblimeve të fundit vitit. Pavarësisht aksionit antiinformalitet kundër nëndeklarimit të pagave, që mori vrull pas rrjedhjes së listës së pagave pak muaj më parë, sërish rritja e pagave nuk duket në nivele të…