Author: tirana

Rusia nuk i ka pritur mirë mesazhet që dha kancelari gjerman, Olaf Scholz në Prishtinë. Kancelari gjerman tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. “Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke pyetur më tej ironi se “a janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, ndërsa shtoi se Perëndimi është borxhli ndaj serbëve. “Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në Telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse. Duke…

Read More

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një helikopter që është zhdukur në Itali. Në bord ndodheshin shtatë persona: piloti italian, katër shtetas turq dhe dy libanezë.  Helikopteri u ngrit nga aeroporti Capannori Lucca Tassignano në Luca dje në mëngjes, pasi u aranzhua privatisht dhe duhet të mbërrinte në destinacionin e tij në Treviso brenda një ore. Por helikopteri doli nga radari, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin.

Read More

Drejtësia britanike ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës duke lënë në burg 6 persona, midis tyre dy shqiptarë. Policia goditi grupin e trafikut të drogës që dërgohej nga Britania e Madhe drejt Irlandës së Veriut. Droga e kultivuar në 1 nga fermat e kanabisit në Angli u kap teksa po transportohej për në Irlandën e Veriut. Sasia e drogës së kapur arrin deri në 50 kilogram dhe kap shifrën e 600 mijë eurove. Në prangat e policisë ranë 4 shtetas britanikë dhe dy shqiptarë Eneo Zace 34 vjeç dhe Tedi Hysenaj 28 vjecc. I gjithë grupi shërbente si…

Read More

Ndyshojnë cmimet e produkteve të shportës, sa do të shiten mielli, vaji dhe sheqeri Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill 2022, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë: Miell…

Read More

Mediat italiane kanë identifikuar 26-vjeçarin shqiptar i cili ndërroi jetë më 7 qershor si pasojë e një aksidenti. Redon Abazi tentoi që t’i arratisej policisë me makinë. Por në një kthesë ai humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga. Për pasojë, Abazi ndërroi jetë menjëherë. I plagosuri mbeti shoku i tij, pasagjer në makinë, i identifikuar Behar Roshi. 31-vjeçari duhej të kryente një dënim me 4 vjet e 2 muaj burg. Prandaj mediat italiane shkruajnë se ky mund të jetë shkaku i arratisjes që përfundoi në një tragjedi. 31-vjeçari Roshi pasi doli makina nga rruga u përpoq të arratisej pavarësisht…

Read More

Është ndarë nga jeta shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj. Lajmin e konfirmuan miqtë e saj të ngushtë, ndërsa kërkuan ndihmë për një ndërhyrje jashtë shtetit. Pasi kaloi me shumë vështirësi COVID-19, e mendoi se e la pas atë periudhë të errët, virusi i shkaktoi dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjenin kurim vetëm jashtë shtetit. Fatkeqësisht, Meri Lalaj nuk ka arritur ta fitojë betejën për jetën.

Read More

Ndërsa po afron takimi i NATO-s këtë muaj, mbeten në pikëpyetje kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në aleancë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po ashpërson pozicionin e tij kundër anëtarësimit të këtyre dy vendeve, duke i akuzuar ato për mbështetje të terrorizmit. Me shumë bujë, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht në maj për t’u anëtarësuar në NATO. Në atë kohë, aplikimi shikohej si një formalitet, por tashmë fati i kërkesës së tyre është i pasigurt. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se do të vendosë…

Read More

Disa mjekë që janë të punësuar pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza dhe në klinika private janë nën hetim në gjendje të lirë përsa i përkët skemës së mashtrimit me ilacet dhe mjekimin e pacientëve në vendin fqinj jashtë procedurave ligjore. Hetimet në vendin tonë janë kryer nga prokuroret Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, të cilët kanë udhëtuar në Itali disa herë javet e fundit. Ndërsa nën hetim janë mjekët, Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Referuar dosjes ata kanë futur kontrabandë ilaçe tumori nëpërmjet kompanive te dy biznesmenëve te lartpërmendur. Ndërsa ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga samiti i procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore që po zhvillohet në Selanik. Shefi i qeverisë është takuar edhe me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. “Në samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore) me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan Rama.

Read More

Shpresat e Kilit, apo të Italisë e ndonjë kombëtareje tjetër në Amerikën e Jugut kanë marrë fundit ditën e sotme. FIFA kishte nisur hetimet pas denoncimit të bërë nga Federata e Futbollit të Kilit, për aktivizimin nga Ekuadori të futbollistit Byron Castillo. Pretendimet ishin që lojtari kishte lindur në Kolumbi dhe kishte falsifikuar dokumentacionin. Hetimet janë mbyllur nga FIFA dhe nuk ka dënim për Ekuadorin, që do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit./

Read More

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës parashikon se lufta me Rusinë mund të zgjasë deri në një vit. “Udhëheqja e Kremlinit ndoshta do të përpiqet të ngrijë luftën për një kohë në mënyrë që të bindë Perëndimin të heqë sanksionet, por më pas të vazhdojë agresionin”, tha shefi i Inteligjencës në një intervistë me The Guardian. A vuri theksin te mbështetja dhe fuqizimi me armë për Ukrainën nga Perëndimi. “Gjithçka tani varet nga armatimet që na japin partnerët perëndimorë. Ne kemi vërejtur se Rusia po kryen shumë më pak sulme raketore dhe ka përdorur raketa Kh-22. Janë raketa të vjetra sovjetike të…

Read More

Aurel Vula, Mjek Pediater Rheumatolog, dhe Ilir Broqaj, Mjek anest.-reanimator, të dy punonjës në QSUT janë mjekë nën hetim nga SPAK për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë. Ilir Broqaj ka qenë i arrestuar më parë. Në vitin 2013 ai u akuzua për korrupsion por më pas u la i lirë në sallën e gjyqit. Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali. Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjek shqiptarë…

Read More