Pronari i një prej hoteleve të njohura në ishullin grek, Mikonos, ka rënë prej e një sulmi mafioz. Referuar mediave greke, fillimisht ai është përplasur me makinë, dhe më pas autorët kanë zbritur nga mjeti dge e kanë goditur me levë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Biznesmeni Thodoris Kousathanas, pronar i hotelit “Poseidon” në zonën Vida të Mykonos, është dërguar me urgjencë në një spitalin privat. Kryetari i bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, ka reaguar pas ngjarjes dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po mbledhin materiale nga kamerat e…
Author: tirana
Katër persona janë plagosur me thikë në një Universitet në qytetin perëndimor gjerman të Hamm këtë të premte. Raportohet se autori është një 34-vjeçar nga Hami dhe është arrestuar. Të plagosurit janë katër studentë, tre vajza dhe një djalë. Një prej të lënduarve është dërguar në spital me helikopter, pasi gjendja e saj paraqitet e rëndë. “Ne jemi në vendngjarje, pasi kemi krijuar forca të konsiderueshme policore dhe ju bëjmë thirrje të shmangni zonën”, shtoi policia. Motivi i sulmi nuk është i qartë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në autostradën Durrës-Tiranë. Bëhet me dije se dy të rinj nga Vlora të cilat ishin nisur drejt kryeqytetit janë ndaluar pranë pranë kolegjit Turk, rreth orës 22.35 nga dy persona të armatosur dhe të maskuar. Nën kërcënimin e armës autorët u kanë grabitur vlonjatëve mjetin tip “Audi A7” me të cilin ata po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Ditën e sotme të rinjtë nga Vlora kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit
Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit. Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten. Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia. Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar. Faktorët që nxisin paralizën e gjumit: Mungesa…
Aurel Vula, një prej mjekëve të dyshuar për trafik ilaçesh anti COVID nga Italia në Shqipëri dhe falsifikim recetash për shërbim mjekësor në vendin fqinj, është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, e cila ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Skema e mashtrimit është zbuluar nga Antimafia në Milano dhe Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK në të cilën 82 pacientë shqiptarë kanë përfituar me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali. 6 në burg, 3 në masën ‘arrest shtëpie’ dhe 1 ‘detyrim paraqitje’ janë masat e ekzekutuara nga autoritetet italaine, ndërsa pjesa tjetër e të…
Në ballkonin e një banese në Sarandë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.
Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për shumë sektorë globalisht, jo më pak për njerëzit që punojnë me kulturën. Kemi parë mbylljen e institucioneve kulturore, humbjen e punës së artistëve dhe punonjësve të kulturës dhe në disa raste artistëve të privuar nga të drejtat e tyre sociale dhe ekonomike. Sipas një raporti të fundit të UNESCO, barazia gjinore po njihet gjithnjë e më shumë si prioritet për industritë kulturore dhe krijuese. Në të njëjtën kohë, shumë sfida mbeten aktuale. Por, në raport citohet qartazi rasti i Shqipërisë, për iniciativën që ka marrë në këtë kontekst. Ministria Shqiptare e…
Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 10.06.2022, mbledhjen plenare dedikuar “Hartës së Re Gjyqësore”. Në këtë mbledhje të veçantë, Këshilli miratoi raportin vlerësues përfundimtar të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Përgjatë Mbledhjes Plenare të sotme u miratua propozimi për riorganizimi i gjykatave si vijon: Riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, nga njëzetë e dy gjykata të rretheve gjyqësore në trembëdhjetë gjykata të tilla, me kompetenca tokësore si më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me seli në qytetin Berat dhe…
Inflacioni në nivelet rekord të 6.7% në maj, është pasojë jo vetëm e asaj që po ndodh sot në bursa, por edhe faktit se Shqipëria ka një nivel të ulët të prodhimit vendas. Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve do të na shoqërojë për një periudhë afatgjatë dhe pasojat e vërteta do të ndihen në vjeshtë, kur konsumi do të stabilizohet pas sezonit turistik. Ekspertët shprehin shqetësim jo vetëm për çmimet e larta, por edhe për cilësinë. Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve sjell përfitime për qeverinë, pasi ka shtuar ndjeshëm të ardhurat, para që nuk po rishpërndahen në ekonomi.…
Testet e raketave këtë vit i kanë kushtuar Koresë së Veriut 650 milionë dollarë (rreth 610 milionë euro). Pheniani ka kryer 18 teste rekord armësh këtë vit dhe ka vazhduar të lëshojë raketa edhe pasi konfirmoi infeksionet e para me COVID-19 në maj. Këto para të shpenzuara, “do të kishin bërë të mundur kompensimin e mungesës së ushqimit të këtij viti, ose sigurimin e një doze të vetme vaksinimi kundër COVID-19 për të gjithë koreanoveriorët”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj, ka folur sot lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Ajo tha në një intervistë televizive se nuk ka patur asnjë lloj procesi për zgjedhjen e presidentit dhe se emri që do të mbante këtë post të lartë nuk kishte shumë rëndësi. Ndër të tjera Shehaj u shpreh se aludimet mbi mundësinë që “deti t’i shitej Greqisë” me një autorizim nga Begaj, të mos ishin të vërteta. “Nuk pati asnjë lloj procesi gjithëpërfshirës, pastaj çështja e emrit është inekzistente, ishte kështjella e fundit që nuk ishte marrë ende nga Edi Rama…
Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa. Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar…