Gazetari Artan Hoxha, flet për të penduarit e drejtësisë, dhe thotë se një vrasës profesionist së pari të jep shumë informacion për ngjarjet ku ka qenë vetë dhe së dyti sesi funksionon bota e krimit, si organizohet një atentat, si lidhen fijet, si bëhen pagesat, si korruptohet policia, prokurori, gjykata, politikani dhe se si grupet kriminale përfshihen në aktivitetet politike. Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se të penduarit japin informacione pasi kanë qenë brenda, teksa i etiketoi si brigadat që marrin përsipër punime gipsi apo suvaje. “Janë vrasës që duke patur shtirje kohore të konsiderueshme,…
Author: tirana
Trafik ilaçesh COVID, mashtrim dhe falsifikim për shërbim shëndetësor në Itali ishte aktiviteti i një grupi të mirëorganizuar kriminal është goditur nga operacioni i bërë nga Njësia Interforze, në bashkëpunim me SPAK dhe Antimafian italiane. Informacioni e marrë në rrugë operative se mjekë shqiptarë në Tiranë si dhe infermierë që punonin në Itali dhe që ishin me origjinë shqiptare kishin ngritur rrjetin. Korruptoheshin drejtues spitalesh, shefa pavionesh, roje e recepsionistë në Itali. Ndër ilaçet e shtrenjta marrë falas në Itali dhe shitur në shqip rezulton, “Clexan”, që është hollues gjaku përdorur masivisht përgjatë COIVID 19. Transporti masiv i lekëve dhe…
Bursat e studimit për nxënësit me rezultate të larta ishin ndër shqetësimet që artikuluan nxënës të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, përpara përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, pjesë e ciklit të 18 ditëve të hapura, Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, znj. Milva Ekonomi lajmëroi nisjen e një programi të ri të bursave, i cili ndryshe nga praktika e deritanishme, do të mbështesë financiarisht jo ata që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit, por ata që zgjedhin të studiojnë në Shqipëri. “Bursat këtë vit fillojnë një proces tjetër. Nuk do…
“Artemis është gjallë”! Ky është mesazhi që ka gëzuar shumë familjarët e 19-vjeçares shqiptare që humbi një vit e gjysmë më parë në Greqi. Avokatit të familjes i është dërguar një letër anonime nga një person që shkruan se vajza është gjallë dhe se mbahet nga dy vrasës kundër dëshirës së saj që e zhvendosin herë pas here duke zhdukur gjurmët. “Kushtojini vëmendje këtij informacioni, është serioz. Artemis Vasilis është gjallë. Ajo po mbahet kundër dëshirës së saj nga dy burra. Herë pas here ajo transferohet në një lokacion tjetër dhe një lëvizje e tillë ishte bërë pak ditë më…
Rovena, është 13-vjeçarja nga Kosova që flet rrjedhshëm shtatë gjuhë të huaja, ndër to edhe japonisht dhe gjuhën koreane. Ajo sqaron se i janë dashur vetëm 3 muaj për të mësuar gjuhën koreane, ndërkohë që premton se nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë të studiojë dhe gjuhë të tjera. “Më janë dashur 3 muaj. Gjuha japoneze dhe koreane janë të ndryshme. Më kanë pëlqyer shumë. Gjuha angleze dhe gjermane e kam komunikuar. Por gjuhën korane dhe japoneze s’kam ku ta komunikoj. Dhe motrave të mia ka filluar që t’ju pëlqejë si gjuhë”. Ajo bën të ditur…
Altin Dumani zgjidhet zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e prokurorëve të SPAK, të cilët e propozuan kolegun e tyre unanimisht. Dumani është zgjedhur për një mandat 2-vjeçar. Në moshë 47-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për…
Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet ta pinë me stomakun bosh. Studiuesit nga Universiteti i Bath kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Profesor James Bates thotë se “Kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet nëse gjëja e parë me të cilën trupi ynë bie në kontakt është kafeja”. Në hulumtim, studiuesit zbuluan se kafeja e zezë, e konsumuar para mëngjesit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50%. Harry Smith, i cili drejtoi studimin, tha: “Individët duhet të përpiqen…
Shqipëria humbi 1-2 me përmbysje përballë Izraelit në ndeshjen e e vlefshme për Ligën e Kombeve. Izraelitët vonuan disa herë lojën, ku disa nga lojtarët shtriheshin në fushë njëri pas tjetrit, sa kjo solli edhe acarimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Në një moment kur po ekzekutohej një goditje këndi, disa tifozë gjuajnë me sende të forta drejt lojtarit izraelit. Menjëherë aty afrohet gjyqtari i takimit që merr një objekt dhe ia çon arbitrit të katërt. Kështu që, nga raporti që do të bëhet nga delegati i UEFA-s, Shqipëria rrezikon një dënim me gjobë. Hera e fundit ishte në…
Ardi Daullxhiu, personazhi i njohur nga Durrësi, u nda nga jeta të hënën më 6 Qershor. Daullxhiu ishte “pagëzuar” nga Arian Çani si i “mjeri më i famshëm në Shqipëri” kjo edhe për shkak të daljeve të shpeshta në studio ku bënte apel për ta ndihmuar. Çani, i dha hapësirën Daullxhiut që të kërkonte ndihmë nëpërmjet ftesave në emisionin e tij. E gjatë emisionit mbrëmjen e djeshme, Çani u ndal tek humbja e parakohshme e Daullxhiut. Ai u shpreh se e ka dashur shumë këtë personazh. “Le të shohim një kolazh me rastin e Ard Daullxhiut, që kishte filluar në…
Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, PS, Eridian Salianji e ka cilësuar “Jo logjik” qëndrimin e mbajtur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me vendimin e djeshëm të Kuvendit për të ngritur Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN, Salianji u shpreh se tashmë këto komisione janë ngritur dhe u takon atyre të vendosin për ndryshimet ligjore. “Sa i përket reagimit të sotëm duket një reagim jo logjik i z. Berisha për arsye se ngritja e komisionit për reformën zgjedhore tashmë është fakt. Kuvendi ka miratuar deputetët të cilët janë…
Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme. Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje…
Kanë kaluar 23 vite tashmë nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e ushtrisë çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-s që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviç, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Ndër të tjera në marrëveshje parashihej: Që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe…