Author: tirana

Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore juglindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar momente te ,shkurta me shira. Sipas Meteoalb edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Read More

Gjendet i pajetë trupi i një të moshuari në afërsi të serave në Fier. Trupi i përket shtetasit Petraq Gjika 67 vjeç nga fshati Grecalli e Fierit. Prej disa kohësh viktima punonte si roje nate dhe ishte vëllai kryeplakut të fshatit Grecalli, raporton abcnews.al. 67-vjeçariu është gjetur i pajetë në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, i ka thënë homologut të tij amerikan, se Kina nuk do të hezitojë të fillojë luftën nëse Tajvani do të kërkojë pavarësinë. “Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze definitivisht nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston”, tha ministri i Mbrojtjes Wei Fenghe gjatë një takimi me Lloyd Austin të premten.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për mbi zhvillimet në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Selanik. Gjatë një interviste të dhënë për TVSH, se në fokus të samitit ëhstë diskutuar për situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Italinë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale, ku një kandidat i partisë “Frateli d’Italia” (Vëllezërit e Italisë), e ekstremit të djathtë të Italisë, u arrestua pasditen e sotme me akuzën për bashkëpunim me mafian, për të përfituar vota. Në pranga ka rënë Francesco Lombardo, 54 vjeç, i cili në përgjimet e policisë, del duke komunikuar me “kumbarin” Vincenzo Vela, i cili ishte dënuar me 20 vite burg dhe së fundmi ishte liruar. Lombardo u zbulua se i kishte kërkuar hapur “kumbarit” të Cosa Nostra që ta mbështeste me të gjitha forcat për t’u zgjedhur…

Read More

Dy nga medikamentet që janë kontrabanduar nga grupi i mjekëve në Itali dhe Shqipëri kanë qenë ndër më të rrallat gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”. Të dyja këto medikamente përdoren për mpikjen e gjakut, ndërkohë që një dozë e këtyre ilaçeve shitej me nga 20 mijë euro. Këto ilaçe përdoreshin gjatë periudhës së pandemisë nga pacientët e infektuar me Covid, pasi një nga efektet anësore të vaksinave por edhe të pasojave të infektimit, ishte dhe mpiksja e gjakut. Medikamentet ishin shumë të vështira të gjendeshin dhe grupi kriminal i…

Read More

Bizneset shqiptare duket se po ndërgjegjësohen çdo ditë dhe më shumë për përfitimet e regjistrimit të markës tregtare. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Pronësisë Industriale të siguruara nga SCAN TV, tregojnë se viti 2021, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID 19, ka shënuar një rekord historik aplikimesh nga subjektet për mbrojtjen e markës. Konkretisht, përgjatë vitit që lamë pas janë paraqitur për regjistrim marke në total 1404 aplikime, në krahasim me 1164 aplikime të regjistruara në vitin 2020, me një rritje në rang kombëtar me 17 për qind. Po ashtu, po ti referohemi periudhës 2015-2021, trendi i aplikimeve…

Read More

Zgjidhni larës fytyre me bazë xheli Ju duhet të zgjidhni një larës fytyre me bazë xhel për pastrimin dhe freskimin e lëkurës. Formulimi me bazë xhel do të ndihmojë në heqjen e baktereve dhe papastërtive sipërfaqësore, rimbushjen e nivelit të lagështisë së lëkurës, pastrimin e poreve të dekongjestuara, përveç qartësimit dhe ushqimit të lëkurës. Për më tepër, është jashtëzakonisht i butë dhe kontrollon në mënyrë efektive yndyrën, yndyrën, skuqjen, i ofron lëkurës mikronutrientë dhe shëron shpërthimin e akneve. Formula më e mirë e bazuar në xhel duhet të forcohet me çaj jeshil, distilime trëndafili, ujë kokosi dhe pa kimikate të…

Read More

Me ardhjen e verës temperaturat ngrihen gjithnjë e më shumë, stili jetësor ndryshon dhe ne bëhemi më aktivë. Ditët i kalojmë në natyrë dhe gjëja e fundit që na duhet është një infeksion i traktit urinar. Femrat janë në rrezik më të madh të zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar, për çfarë duhet të jenë shumë më të kujdesshme. Gjatë verës, rreziku i shfaqjes së infeksionit të traktit urinar rritet në mënyrë të konsiderueshme për shkak të faktorëve të ndryshëm. Dehidratimi Dehidratimi krijon kushte perfekte për akumulimin e baktereve, të cilat më pas hyjnë në traktin urinar. Arsyeja kryesore është,…

Read More

Kreu i republikanëve në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme Michael McCaul thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin Ukrainës gjithë ndihmën e duhur ushtarake që ajo të mund të zmbrapsë Rusinë. Ligjvënësi McCaul në një intervistë për Shërbimin Gjeorgjian të Zërit të Amerikës thotë se lufta është në një moment kritik. Ai shton se krimet e luftës e kanë bërë të vështirë të negociohet me Vladimir Putinin, por se në fund të fundit kjo varet nga Kievi dhe presidenti Volodymyr Zelenskiy. Zoti McCaul flet gjithashtu për ndikimin rus në Ballkan. Zoti McCaul ka qenë disa…

Read More

Kushtet e jetesës në Mariupol po përkeqësohen dhe njerëzit atje rrezikojnë shëndetin nga sëmundjet. Kryetari i bashkisë së qytetit vlerëson se dhjetëra banorë mund të jenë të sëmurë dhe ky numër pritet të rritet. Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por rusët që kanë marrë kontrollin po e fshehin, tha Vadym Boychenko. “Qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dale. Ky është infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta frenuar. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë,…

Read More