Author: tirana

Ditën e djeshme u zhvillua në Selanik Samiti i i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Selanik , ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. Në samitin e liderëve të Ballkanit ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili sot ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas samitit pjesëmarrësit darkuan në hotelin me pesë yje Hyatt Regency në Selanik, shkruan abcnews.al. Mediet greke kanë publikuar menynë me ushqimet që shijuan krerët e lartë të rajonit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të provonin kuzhinën mesdhetare. Më poshtë menuja e darkës Levreku i marinuar…

Read More

Policia ka zbarkuar këtë të shtunë në Shijak, ku po kryen kontrolle në disa zona, me qëllim zbardhjen e plagosjes së policit në Durrës. Mjeti tip “Range Rover” i cili drejtohej nga Hysen Pici, nuk i ndaloi Policisë dhe vijoi rrugën, duke marrë para dhe goditur efektivët, ku njeri prej te cilëve ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se mjeti i drejtuar nga Pici po udhëtonte në krah të kundërtën. Policia dyshon se në makinë me Picin ndodhej edhe Aldo Avdylaj. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi është i…

Read More

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore. Lajmin e ka dhënë Ambasada Ruse në vendin tonë. Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike…

Read More

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Vlorës, ka çuar në arrestimin e 3 të rinjve, të cilët tregtonin droga të rënda të llojit “Ekstazi” dhe “MDMA”. Njëri prej të arrestuarve është një 26-vjeçar nga Prishtina, të cilit i janë gjetur gjatë kontrollit fizik plot 80 tableta me lëndën “Ekstazi”. Ndërkohë që pjesë e grupit ka qenë edhe një 17-vjeçar nga Tirana. Njoftimi i plotë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ECSTASY 22”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP…

Read More

Një nga grupet më jetëgjatë të tregut muzikor shqiptar, West Side Family, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku. Të pyetur nga Ester, nëse Edi Rama, kërkoi të fshihej kënga Tirona pasi u bë Kryeministër, Landi u shpreh: ‘Jo, aspak. Atij i ka pëlqyer që në fillim ky bashkëpunim’. Më tej Miri, shton se ky bashkëpunim ndodhi nëpërmjet të ndjerit Dr.Florit, i cili arriti ta realizonte këtë këngë në mënyrën më perfekte të mundshme.

Read More

Banorët e fshatit Mbrostar të Fierit, janë shprehur për mediat se 67-vjeçari Petraq Gjika, që u gjet i vrarë ditën e sotme pranë serave ku punonte, ka qenë njeri i mirë dhe nuk ka pasur probleme në fshat. Një nga fqinjët e tij u shpreh se Gjika ka pasur probleme me të vëllanë, kryeplakun e fshatit, me të cilin nuk flisnin prej një kohe të gjatë që kur janë martuar. Ai tha se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik, madje edhe zotërisë i ka bërë presion. “Punonte natën roje, në fshat nuk ka…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën. Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem. Ai theksoi se e vetmja pikë problematike mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar tezën e provimit të letërsisë disa minuta para përfundimit të testimit, duke fajësuar përgjegjësit për korrupsion dhe paaftësi. Me anë të një postimi në “Facebook”, ai u shpreh se teza ka dalë nga klasat dhe po poston vetëm një fletë të saj për të mos u bërë pjesë e kësaj problematike. Nga ana tjetër rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për personat e tretë që e publikojnëe tezën e provimit. Postimi i Luçiano Boçit:Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe…

Read More

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar, pasi ka marrë lekët e xhiros ditore në karburantin ku punonte dhe është larguar. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim shtesin H.K, banues në Fier. Sipas bluve, duke qenë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Krerët e politikës sonë, analisti Shpëtim Nazarko, i cilëson me matrioshkat ruse, që dalin gjithnjë e më përmasa më të vogla dhe se sjellja e tyre është afërsisht si e Putinit. Ai hoqi paralele mes sjelljes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Enver Hoxhën, por për këtë të fundit tha se ka patur kulturë historike. Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos”, Nazarko deklaroi se të dy janë në të njëjtën sjellje, dhe se Enveri mallkonte natë e ditë Jugosllavinë, por edhe e kishte frikë. “Në vitin 1945 njeriu i letrave, Mitrush Kuteli, hëngri burg dhe desh e varrosën të…

Read More

Nga Hasan  Pasha Të martën e 13 të Shna Ndout linde Ti. Ditën e emrit u bë shamata e madhe. Disa donin të pagëzonin me emër “tradicional”. Të tjerë thanë do t’i vëmë një emër të kohës. E gjithē “familja” diskutonte si do tē rritej kjo “foshnje” e brishtë, por e bukur. Burra e gra të mençur, bujar e trima u përkujdesen për mirërritjen e “fëmijës”. Ishte vetëm 5 a 6 vjeçe kur harbutēt donin të të vrisnin. Prindërve u përlau kursimet dhe i armatosi gjer në dhëmbë. Mes krismave, barotit, dhunës Ti mbijetove dhe e more veten. 14 vjeçe…

Read More

Policia kriminale është rikthyer ne vendin ku u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e sotëm, roja e serave në fshatin Mbrostar Ura, në Fier. Me sa duket policia nuk ka marrë të gjitha provat ne mëngjes, e për pasojë është rikthyer sërish në vendngjarje. Petraq Gjika u gjet i pajetë mëngjisin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Mbrostar Ura, në Fier. Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Roja i gjetur…

Read More