Kryeministri Edi Rama bën të ditur se do të ketë bashkëdrejtim të degëve të Partisë Socialiste në rrethe. Gjatë një takimi me strukturat në Elbasan, Rama u shpreh se kjo do të zbatohet vetëm në ato degë ku do të ketë kandidatura cilësore burra e gra. Sipas kreut të qeverisë, Partia Socialiste ia ka parë hajrin barazisë gjinore dhe shton se nuk duhet quajtur më kryetari i partisë një figurë babai. “Kur ai foli për një baba, unë po shikoja Ermirën që është kandidate aty. Ka nevojë të sqarohet kjo, ne kemi në këtë proces gra dhe burra, kemi rënë…
Author: tirana
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është paraqitur në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku mësohet se është njohur me dy akuzat dhe statusin e të pandehurës. Pasi Prokuroria e posaçme e ka marrë në hetim, anëtarja e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit është përballuar para SPAK me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe deklarimit të rremë. Tashmë Çiftja është zyrtarisht e marrë e pandehur. Sipas veprimeve hetimore të kryera nga SPAK, ka rezultuar se në Korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, plotëson deklaratën fillestare të pasurisë. Ndër të tjera, ajo ka deklaruar…
Detaje të tjera zbulohen për atentatin e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj. Burime për News24 bëjnë me dije se autorët e kanë telekomanduar shpërthimin me eksploziv nga një distancë e afërt me vendin e ngjarjes27-vjeçari i vrarë ne atentat Aleksandër Sadikaj, ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të…
Plagoset me mjete preres 52 vjecari Arben Margjini, ngjarja ka ndodhur prane Kishes se Shen ndout Laç Një sherr ka ndodhur ditën e sotme te kisha e Laçit. Pas një konflikti të çastit një person është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. . Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e kesaj ngjarje, ndersa 52 vjecari eshte derguar per mjekim ne spitalin e traumes tirane. Policia po heton ngjarjen.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar mesazhet e dhëna nga kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij zyrtare në Ballkan. Përmes një postimi në facebook, Bushati thekson se ndalesa e parë e vizitës në rajon në Kosovë është një simbolikë për t’i treguar Rusisë se paralelet e hequra mes Kosovës dhe Krimesë apo Donbasit nuk qëndrojnë. Ish-ministri i Jashtëm shton se mesazhi i dytë ka të bëjë me mbështetjen e drejtpërdrejtë që Gjermania i jep Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që sipas tij mesazhi i tretë ka të bëjë me mbështetjen ndaj procesit të Berlinit, por…
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për situatën në PD, por jo vetëm. Sa i përket takimit të sotëm të kreut të PD-së Sali Berisha me krerët e degëve të PD-së, Boçi tha se front i ashpër opozitar nënkupton një aksion të vërtetë atje ku është problemi i qytetarit dhe përplasje me padrejtësisë. Ai tha se detyra e re dhe zgjedhja si nënkryetar i PD është një përgjegjësi për të. Sipas Boçit, ajo që ndodhi në PD ishte për shkak të humbjes së besimit brenda PD-së dhe distancës së madhe mes bazës dhe…
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka akuzon policinë dhe Avokatin e Shtetit se dhunojnë selitë e tre partive opozitare, PDK, PR-së dhe PBDNJ-së. Ndoka ka denoncuar përmes një postimi në “Facebook” se Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekuestron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentet e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Sipas tij, dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik. POSTIMI I PLOTËPushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit,…
Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur. Punimet, të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment, janë drejt përfundimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ndoqën nga afër ecurinë e punimeve, ku po punohet paralelisht me asfaltimin, ndërtimin e tombinove dhe shtratin e rrugës, për të bërë të mundur përfundimin në afat. “Kemi të bëjmë me një zgjerim të rrugës…
Aleksandër Sadikaj, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut, nuk është një emër i panjohur për policinë. Por ai rezulton të jetë pronari i një ferme kampingu në zonën e Memaliajt. Biznesi i 27-vjeçarit të ndjerë është i emërtuar “Sancho Farm Albania” dhe rezulton sipas të dhënave nga QKB të jetë hapur në janar të këtij viti.
Është diga më e vjetër në Shqipëri, por edhe ndër më të lashtat në Ballkan ndodhet në luginën e lumit Gjanicë, në fshatin Kraps të Fierit. Diga antike e Krapsit mendohet se është ndërtuar 2 mijë vjet më parë. Për ta gjetur, nuk është e lehtë, nuk ka tabelë që të tregojnë vendndodhjen. Kërkimin ta bën të vështirë edhe bimësia, që mbulon gjurmët e digës. Së bashku me arkitektin, Bashkim Vrekaj ecëm gjatë në fushën e fshatit Kraps dhe ja dolëm e gjetëm. Këto rrënoja i përkasin digës antike të Krapsit, të shekullit të dytë pas Krishtit. Sipas studiuesve kjo…
Një trup i pajetë është gjetur në Ersekë. Policia njofton se kufoma është zbuluar nga dy barinj që ishin duke kullotur bagëtitë në malin mbi fshatin Kreshovë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kufoma i përket një njeriu të seksit mashkull. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifiktimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Kolonjë/Informacion paraprak Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar. Grupi hetimor…
Përveç se kanë vrarë në mënyrën më makabre Aleksandër Sadikajn, organizatorët e atentatit të sotëm në Tiranë duket se nuk kanë marrë fare parasysh se mund të vrisnin edhe persona të tjerë. Lënda plesëse shpërtheu në aksin Tiranë-Elbasan, vetëm pak metra larg rrethrrotullimit që të fut në autostradën në drejtim të Elbasanit. Për shkak të punimeve që po bëhen në rrugë, pranë vendit të ngjarjes janë mjaft mjete pune, punëtorë si edhe ka patur makina të tjera në trafik, por kjo nuk i ka ndaluar autorët që të vepronin sipas planit të tyre. Ka të dhëna se shpërthimi është bërë…