Author: tirana

“Telenovela” Bora- Donald mban mbërthyer shqiptarët prej muajsh tashmë. Çifti, i cili është ribashkuar së fundmi, duket se ka zgjedhur ta mbajë sa më intim këtë pajtim, aq sa edhe takimet e tyre i bëjnë jashtë Shqipërie. Bora Zemani shënjoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë. Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në “Top Media” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur. Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të…

Read More

Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke nisur nga përzgjedhja e drejtuesve të rinj të PS në çdo njësi. Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja, Blerina Gjylameti, zhvilluan një takim me anëtarët e Asamblesë së Njësisë 4, në vijim të turit informues për zgjedhjet organizative në parti. Veliaj theksoi se zgjedhjet e brendshme në PS marrin një rëndësi të veçantë për këdo, pasi ajo është forca që qeveris vendin dhe qytetin. “Njerëzit ndjekin Partinë Socialiste sepse e dinë që ajo është partia që prodhon shumicën, prodhon lidershipin e qytetit…

Read More

Mediat serbe janë irrituar nga koreografia e përgatitur nga tifogrupi “Tifozët Kuq e Zi”, ku një banderolë gjigande u shpalos pas portë në momentin që këndohej himni kombëtar. Në banderolë gjendej personazhi i famshëm i filmave të animuar të Simpson, i cili njihet për parashikimet e vërteta, ndërsa në të shkruhej “United States of Albania”. Nga Kurir dhe Telegraf theksohet se nuk mund të reklamohet kaq hapur Shqipëria e Madhe, ndërsa ngrenë zërin edhe kundër thirrjeve pro UÇK-së në stadium. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur mediet serbe ankohen dhe kërkojnë vëmendje nga ajo që ndodh në stadium…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimet për pajisjen që iu sekuestrua në Rinas dy shtetasve britanikë, mediat britanike që shkruajnë se njësia C (Njësia Kibernetike) e Policisë Shqiptare, shërbimi sekret shqiptar (SHISH) dhe prokuroria e Tiranës po punojnë me prokurorët në vend për të vërtetuar se radio përdorej për gjurmim apo Colin është i pafajshëm, siç ai pretendon se është i apasionuar pas radiove amatore. Autoritete shqiptare duan të vërtetojnë nëse Colin ishte pjesë e një ekipi spiunazhi gjatë një udhëtimi pesë-ditor në vendin e Evropës Lindore muajin e kaluar, kur u kap me radio në aeroportin…

Read More

Një 65-vjeçar nga Librazhdi ka bërë kallëzim në polici se i është vdhedhur banesa dhe një shumë lekësh. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd referuar materialet, për veprën penale “Vjedhja”, si dhe po punojnë për kapjen e autorit/ëve, pasi kallëzon shtetasi R.H., 65 vjeç, se i është vjedhur banesa dhe i kanë marrë një shumë lekësh.” Materialet i Kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Read More

Ka ndërruar jetë i riu që mbeti i plagosur pasi mjeti që ai drejtonte shpërtheu. Mësohet se Aleksandër Sadikaj ndërroi jetë në spital. NJOFTIMI I POLICISENë lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se: Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me samitin që u mbajt në Selanik, ku të ftuar ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Edi Rama Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Gjekmarakaj thekson se me kryeministër Ramën në këto 9 vite kanë degraduar marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa gjykon edhe gjestin e Vjosa Osmanit. REAGIMI I GJEKMARKAJTPrej 9 vitesh që kur Kryeministër është Edi Rama marrëdhëniet me Kosovën po degradojnë. Nuk ka qenë kështu më parë. Mospranimi njerëzor është shndërruar në politik duke dëmtuar interesat kombëtare.“Ballkani i hapur” së fundmi i vënë në diskutim edhe nga…

Read More

Në selinë e LSI-së të drejtuar nga Monika Kryemadhi ka mbërritur ftesa për t’iu bashkuar ditëlindjes së 31-të të selisë Rozë. Burime bëjnë me dije se në festë është ftuar edhe zonja Kryemadhi. Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike. Ftesa vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të firmosur dekretin që lironte nga detyra Bajram Begajn edhe pse ndodhej në Stamboll. Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e opozitës, me Berishën që u shpreh se ishte veprim antikushtetues.

Read More

Me sa duket gafat janë mallkimi në PD. Ashtu si Basha dikur, edhe Berisha ka filluar që të lëshojë gafa njëra pas tjetrës. Në mbyllje të deklaratës së tij publike në mbledhjen me kryetarët e degëve, Sali Berisha bëri një lapsus. “Ju bëj thirrje që të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë, koha është që të bëjmë ditën natë, më falni natën ditë”, u shpreh Berisha.

Read More

Sali Berisha në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u ndal edhe te nisma Ballkani i Hapur. Ai u shpreh se shqiptarët i detyrohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili me qëndrimin e tij kundër kësaj nisme, po mbron Ballkanin nga vendosja e hegjemonisë serbe. “Ballkani i Hapur është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë kryetarët e degëve të PD, ku do të diskutojë për aksionin opozitar gjatë ditëve në vijim. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD hodhi akuza për tendera të dyshimtë të përfituar nga qeveria, prej mbështetësve të Bashës, siç është dhe rasti i Agron Kapllanajt në Mallakastër, për të cilin u shpreh se ka përfituar 97 tendera nga qeverisja lokale dhe vendore. “Së bashku do të përcaktojmë sot të gjithë aktivitetin që do të ndërmarrin, për ta shndërruar PD një force politike në veprim. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, se për…

Read More