Author: tirana

Barcelona ka mbyllur rinovimin e Sergi Roberto edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2023. Më në fund, si klubi ashtu edhe futbollisti kanë arritur një mirëkuptim. Shifrat e kontratës së re të Sergi Roberto Sergi ka mbërritur në zyrat e klubit mëngjesin e kësaj të premteje me partner. Pas pak më shumë se 30 minutash, futbollisti u largua nga zyrat pasi u takua me Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe nënshkroi marrëveshjen. “Ka shkuar shumë mirë. I lumtur, shumë i lumtur”, deklaroi ai në dalje para mediave. Duhet mbajtur mend se pozicionet e Sergi Robertos dhe…

Read More

Ndeshja me Izraelin vlen shumë edhe për vetë trajnerin Edy Reja. Një fitore sonte do të shtonte në maksimum shanset që Shqipëria të zinte vendin e parë në grup, çka do të sillte benefite edhe për Evropianin. Duke pritur Islandën në shtator dhe me Izraelin në transfertë, Reja mund të përmbyllte një arritje të madhe dhe kjo do të sillte me siguri edhe rinovimin në krye të Kombëtares, me kontratën që i skadon në muajin nëntor të këtij viti. Ndërsa pozicionimi në vend të dytë apo të tretë në grupin e Ligës së Kombeve do të vinte në dyshim të…

Read More

Në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus, qeveria ka njoftuar se do të japë një milion euro ndihmë financiare. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të Shtetit. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ndihmën për Ukrainën e premtoi më 5 maj në Konferencën e Donatorëve në Varshavë. V E N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të…

Read More

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja është paraqitur sot në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzën. Çiftja akuzohet për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumenti. Ndërkohë Çiftja vijon të ushtrojë detyrën si anëtare e KPK. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se Çiftja është paraqitur në SPAK bashkë me avokatin e saj Ermal Yzeiraj dhe ka qëndruar aty vetëm disa minuta. Kush është Etleda Çiftja? Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator…

Read More

Në emisionin Log. u diskutua dhe për pjesën e dytë të negociatave me Greqinë, dhe dy çështjet më të rëndësishme të këtyre negociatave: ligjin e luftës dhe marrëveshjen e detit, dhe për arsyet e pezullimit të këtyre negociatave. Pyetjes së Xhafos, pse u pezulluan negociatat, pas largimit të qeverisë së Aleksis Tsipras më 09 qershor 2019, Krisafi iu përgjigj që juridikisht ato nuk janë pezulluar. Krisafi: Nuk e di këtë, juridikisht ato nuk janë pezulluar, sepse nuk ka një akt që të thuhet që ky grup negociator i autorizuar me urdhrin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me numër dhe datë…

Read More

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e ri të shtetit, Bajram Begaj, i cili do të marrë detyrën më 24 korrik të këtij viti. Mësohet se takimi mes tyre po mbahet në ambientet e Pallatit te Brigadave. Ka qenë vetë zoti Meta ai që ka postuar një foto me Begajn, ku të dy pozojnë krah njëri-tjetrit. Po ashtu, kreu aktual i shtetit ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale ku i pranishëm është dhe këshilltari i tij, Edmond Panariti. Mes të tjerash Meta ka bërë me dije se ka uruar Begajn për detyrën…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan. Një 49-vjeçar me dy emra, raportohet se ka goditur një 65-vjeçar dhe më pas i ka rrëmbyer makinën për tu larguar në drejtim të paditur. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. (G). Q. (L)., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të TEG-ut, ka goditur shtetasin G. J., 65 vjeç, banues në Myshqeta, të cilit i ka marrë mjetin dhe më pas është larguar.

Read More

Kanosi një shtetase, për të mos kallëzuar në seancat gjyqësore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 56-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. M., është kanosur nga një shtetas, në mënyrë të tillë që mos të merrte pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj në 97-ën. NJOFTIMI I POLICISËNë datën 08.06.2022, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasja M. M., se në datën 02.06.2022, në Tepelenë, një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, deklaroi të premten se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ. Në një artikull…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave që bëri dje deputeti Gazment Bardhi, ku ky i fundit tha se ish-kryeministri kishte urdhëruar demokratët që mos të firmosnin për ngritjen e komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Kërkesa në fjalë u rrëzua dje në Kuvend. Berisha në një konferencë për mediat tha se këto ishin trillime. Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët…

Read More

Partia Demokratike ka thirrur nesër një mbledhje me të gjithë kryetarët në rrethe, pak ditë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për protestat e ardhshme dhe rolin që do të kenë krerët lokalë në organizimin e aksionit opozitar. “Mbledhja me kryetarët është shumë e rëndësishme, e para e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD-së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e…

Read More