Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, deklaroi të enjten në Sofje se blloku është “shumë i frustruar” për shkak të mosgjetjes së një zgjidhjeje mes Sofjes dhe Shkupit për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Pas takimit me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, komisionari Varhelyi tha se është në Bullgari për të katërtën herë në gjashtë muajt e fundit për të kërkuar zgjidhje për kontestin, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut evropian. Ai tha se BE-ja ende beson se mund të gjendet një zgjidhje në…
Author: tirana
Vendi ynë është përfshirë sot nga moti i keq, ku mjaft zona janë përmbytur. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe gjatë orëve të pasdites deri në mbrëmje. Madje, përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu. Në Durrës pritet të ketë reshje me intensitet deri në 20 mm duke rritur rrezikun për përmbytje. Vendi është goditur ndjeshëm edhe nga rrufetë gjatë orëve të fundit, ku zonat më të prekura kanë qenë Shkodra, Lezha, Tirana dhe Vlora.
Policia e Shtetit ka marrë masa për ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet ditën e nesërme ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet në datën 10 qershor 2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Parë Zef Laska, deklaratë për shtyp për masat e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet në datën 10 qershor 2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë…
“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo…
Si pjesë e festimeve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ftoi të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbi të…
Superhëna e parë e 2022 është gati të mbërrijë. Pas pak ditësh qielli do të dhurojë spektakël me Superhënën “Luleshtrydhe”. Pritet qe fenomeni i veçantë të ndodhë më 14 qershor. Kjo është Hëna e plotë “Luleshtrydhe” e cila është gati të mahnitë ata që zgjedhin të heqin dorë nga disa orë gjumë për ta shijuar shfaqjen. Hëna e plotë e luleve ishte padyshim një nga ngjarjet që ndoqën të apasionuarit pas dukurive qiellore, të magjepsur nga fakti që Hëna e plotë e majit na dha një eklips hënor magjepsës. Por sado magjepsëse që të jetë, hëna e plotë e majit…
Interi ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, ka raportuar të enjten gazetari italian, Fabrizio Romano. Interi ka përparuar në bisedime edhe me klubin e Asllanit, Empolin. Sipas Romanos, ka mbetur të diskutohet vetëm çështja e çmimit përfundimtar që Interi do të duhet t’ia paguajë Empolit për Asllanin. 20-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në sezonin 2021/2022. Ai shënoi katër gola dhe kontribuoi për Empolin edhe me dy asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat. Mesfushori i Shqipërisë është zhvilluar si futbollist tek Empoli.
Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me paraardhësit e tij në detyrë. Mësohet se Begaj u takua në Pallatin e Brigadave me ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani. Në fjalën e tij, Bajram Begaj është shprehur se ‘mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë duhen mbajtur parasysh’. Fjala e Begajt në takimin me Moisiun, Topin e Meidanin: Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk…
Presidenti Joe Biden u pengua në shkallët e Air Force One ndërsa po hipte në avionin presidencial në bazën ajrore Andreës për të fluturuar në Kaliforni. Biden, 79 vjeç, u ndal për një kohë të shkurtër dhe uli dorën për të rifituar ekuilibrin e tij ndërsa po ngjitej në shkallët e aeroplanit. Incidenti është i fundit në një varg rrëshqitjesh në shkallët për komandantin e përgjithshëm, i cili bëri të njëjtën gjë vetëm muajin e kaluar rrugës për në Illinois.
Moti i keq ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe këtë të enjte. Si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person. Nuk dihet identiteti i viktimës.
Saimir Tahiri do të vijojë të vuajë dënimin në qelitë e burgut. Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi u dha sot nga gjyqtari Medi Bici.
Një përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe nigerianëve është regjistruar në një plazh të Riminit në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale Corriere di Romagna, për të cilën policia thotë se ka arrestuar tre të rinj. Pjesëmarrësit në përleshje ndoqën njëri-tjetrin mes shezlongëve dhe u rrahën me çadra pranë Bagno 70 në Rimini. Ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se një 25-vjeçar nigerian kafshoi një pjesë të gishtit të një shqiptari dhe e hëngri. Rojet e plazhit ndërhynë për të shuar sherrin dhe në atë moment doli në pah një detaj i frikshëm. Një prej afrikaneve me…