Author: tirana

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e nesërme ndaj Izraelit dhe deri tani mendohet të jenë shitur rreth 10 mijë bileta. Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj. Shqipëri-Izrael do të zhvillohet nesër në mbrëmje në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Read More

Në moshën 25-vjeçare, Brie Duval po jetonte jetën e saj më të mirë. Ishte zhvendosur nga Australia në Kanada, gjeti punën e ëndrrave dhe kishte qenë në një marrëdhënie të shkëlqyer për katër vjet. Por gjithçka ndryshoi pas një aksidenti fatal që pësoi në gusht 2021. Ajo u transferua menjëherë në spital dhe u konstatua se ka një dëmtim traumatik në tru dhe shumë kocka të thyera. Brie ra në koma për për katër javë dhe mjekët i thanë nënës së saj se kishte vetëm 10 për qind mundësi që ajo të mbijetonte. Për fat të mirë, prindërit e saj…

Read More

Gjykata Speciale ka vendosur për vazhdim e paraburgimit ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022. Kjo është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Read More

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ku makinës së një punonjësi të policisë iu vendos tritol. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në garazhin e një pallati. Sipas grupit hetimor ka dy pista ku po hetohet, e para për shkak te detyrës, dhe konfliktet që mund te ketë pasur efektivi i qarkullimit rrugor Lulzim Muça. Në dëshminë e tij Muça ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Lënda plasëse, e cila dyshohet se ka qenë rreth 80 gr ishte montuar në pjesën e poshtme të makinës…

Read More

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në interpelancën e sotme në Kuvend të thirrur nga deputetja Ina Zhupa, për çështjen e Butrintit, tha se në Butrint nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë. Gjithashtu u shpreh se rreth 1.5 km larg Butrintit parashikohet ngritja e një qendre pritjeje dinjitoze për vizitorët. “Është për ndezur llampushke për një diskutim shterpë. Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donator të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF shqiptar. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint. Të gjithë ata që shohin ëndrra…

Read More

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka zhvilluar sot interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ku kryefjalë e diskutimit ishte Parku i Butrintit. Që në nisje të fjalës së saj Zhupa tha se Butrinti do të ndahet në dy pjesë. Mes ironisë zhupa tha se ajo q ë duhet të jepet me koncension duhet të jetë Ministria e Kulturës. “Gjendem sërish para jush për të shpjeguar sqarime nga ministrja e Kulturës në lidhje me kontratën e parkut, në fakt të qytetit antik të Butrintit, pasi janë garantuar se ai qytet do të ndahet në dy copa. disa do iu jepet…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të mbështetin dhe votojnë projektin e Urës mbi Bunë. Teksa tha se është ura që do të na bashkojë me vëllezërit tanë në Ulqin, Balla u tha deputetëve të opozitës se nëse dalin kundër këtij projekti kur të votohet në kuvend, do të jetë turp për ta, kur të miratohet buxheti i vitit 2023. “Dua që të them në emër të grupit parlamentar të shumicës, vlerësimin maksimal për atë që ndodhi në Ohër, për rezultatet mbreslënëse do të doja të shprehja mbështetjen maksimale të të…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratëve për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se mazhoranca ka frikë të hetojë procedurat e investimeve, pasi ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun. Bardhi thotë se në kushtet e konfliktit të interest, bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik. “Të na japësh ti Balla leksione për shkresat dhe administratën, është tja fusësh me vrap nga ky parliament. Në 24 maj, konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e parë të PD-së me pretekstin se Agron…

Read More

Një avion ushtarak kinez është rrëzuar në një zonë të banuar në Kinë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas mediave shtetërore të vendi, shkruan CNN. Avioni J-7 i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ishte në një mision stërvitor në provincën Hubei kur u rrëzua, duke dëmtuar disa shtëpi, tha CCTV. Një banor ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Piloti, i cili pësoi lëndime të lehta, shpëtoi pasi u hodh nga avioni me parashutë. Si piloti ashtu edhe civilët e plagosur u dërguan në spital. Videot që qarkullojnë në mediat…

Read More

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali dhe transgjinores Carlo Bertolotti në Itali. “Daniele Bedini vrau dy personat sepse donte para për të blerë kokainë.” Kjo është hipoteza e hetueseve dhe krimet mund të kenë ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës. Ndërkohë Daniele Bedini në qeli qëndron në heshtje. Në lokalitetin e njohur si “dy liqenet” në periferi të Sarzanës në drejtim të Toskanës, sipas prokurorit, 32-vjeçari me banim në Carrara, që nga viti 2015 kërkonte para për të blerë dozat e kokainës. Me justifikimin për të kryer marrëdhënie…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi akuzoi PD-në se po bën përpjekje për falsifikim sa i takon kërkesës së tyre për të kërkuar mocion për komisionin hetimor për investimet strategjike. Balla tha se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë kuvend. “Grupi parlamentar i PD ka më shumë nevojë për të mësuar rregulloren. Në Konferencën e Kryetarëve debati që është bërë për këtë çështje ishte i qartë. S’të bën nder të ndërhysh, se je sekretar i PD-së. Ta sqaroj unë. (I drejtohet Bardhit) Ka dy vlerësime, aspekti i përmbushjes së formës dhe karakterit formal të…

Read More

Dy dëshmitarë që panë një burrë të shkarkonte trupin e pajetë të shqiptares Nevila Pjetri në bregun e përroit Parmignola, natën mes të shtunës dhe të dielës, dëgjuan autorin të thoshte: Të të bëhet mirë. Sipas prokurorit të La Spezias është artizani 32-vjeçar Daniele Bedini, tashmë i arrestuar, ai që i ka thënë këto fjalë pas vrasjes në Marinella di Saranza. Në bazë të provave të mbledhura nga karabinierët e drejtuar nga koloneli Andrea Fabi, kamionçina e bardhë në emër të zdrukthtarisë së babait të tij, e larë pak para mbërritjes së ushtrisë, ishte kapur nga një kamera sigurie e…

Read More