Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt. Gjatë kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas që u kapën duke drejtuar automjeten, nën efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,…
Author: tirana
Një vajzë 10-vjeçare u arrestua të martën pasi autoritetet thanë se ajo qëlloi për vdekje një grua që po debatonte me nënën e saj, sipas Departamentit të Policisë së Orlandos. Fëmija u vendos në kujdestarinë e Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve në Florida, sipas policisë. Në një deklaratë pas të shtënave, prokurorja e Shtetit për qarqet Orange dhe Osceola, Monique H. Ëorrell tha se zyra e saj ka filluar shqyrtimin e çështjes dhe do “të marrë parasysh të gjitha faktet, duke përfshirë moshën e fëmijës dhe të gjitha rrethanat përreth.” “Duam të jemi të qartë në deklarim se asnjë vendim…
Reshjet e shiut që nisën sot rreth mesditës kanë mbuluar rrugët e Shëngjinit ndërsa pushuesit boshatisën plazhin. Intensiteti i reshjeve dhe prurjet e shumta përmbytën rrugët ndërsa kanalizimet e ujërave të zeza që u bashkuan me ato të bardha dolën në sipërfaqe. Kjo krijoi një pamje jo të këndshme për zonën turistike të Shëngjinit dhe vështirësoi lëvizjen e qytetarëve dhe makinave. Ashtu sikurse ishte parashikuar reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të mirë të territorit të vendit ku në disa zona janë shfaqur edhe në formë shtrëngatash. Pak para mesditës, reshjet përfshinë edhe kryeqytetin duke i kapur…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka informuar sot në lidhje me marrëveshjen që nënshkruan mes tyre për arsimin tre vendet pjesëmarrëse në nismën “Ballkani i Hapur”. Gjatë një prononcimi ministrja Kushi tha se “marrëveshja e sotme për arsimin është shumë e rëndësishme dhe që ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucioneve të arsimit të lartë nga këto vendet”. Ajo shtoi se deri tani një marrëveshje e tillë është në zbatim me Kosovën, pasi u miratua vitin e kaluar në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan. “Qëllimi është…
Tritoli në makinën e efektivit të Policisë në Kavajë, Lulëzim Muça, dyshohet të jetë vendosur për shkak të detyrës. Lënda plasëse prej rreth 100 gr ishte montuar me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit nga ana e shoferit. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës, teksa makina tip “Opel” ishte e parkuar në garazhin e pallatit ku efektivi Muça ishte transferuar me banim pak muaj më parë. Për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë në garazh dhe përgjatë pallatit, grupi hetimor e ka ende të paqartë se ku është montuar lënda plasëse. Autorët janë ende të paidentifikuar.…
Në një rrugë të gjarpëruar kodrinore në Kosovë janë dy shtëpi të mëdha që gjenden disa metra larg njëra-tjetrës. Me hapa të shkurtër e të shpejtë, Vjosa (jo emri i saj i vërtetë) shkon drejt portës së njërës, ndërsa vështron kamerën e sigurisë në murin e tjetrës. “E shikon se si kontrollojnë gjithçka?” tha ajo, pasi hyri në shtëpinë e saj. “Ata do të përdorin çdo gjë kundër meje, çdo lëvizje që bëj”. “Ata” janë bashkëshorti, kunati dhe vjehrri i 32-vjeçares Vjosa, të tre pjesë e një urdhri mbrojtës, tashmë i lëshuar prej një viti nga një gjykatë e Kosovës…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike ku dyshja ranë dakord se duhet të bënin gjithçka për të eksportuar grurin e bllokuar, veçanërisht nga rrugët detare, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, sipas The Guardian. Scholz gjithashtu diskutoi me presidentin ukrainas edhe bisedën me Vladimir Putinin me 28 maj. Një nga temat e tjera që të dy liderët diskutuan ishte shkëmbimi i të burgosurve të luftës me Rusinë si edhe integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane dhe kancelari Scholz kanë qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në…
Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy. Në dëshminë e tij Noizy tha se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr para dy ditësh. Ata u shfaqën në një video duke u zënë me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Kunati i reperti, Ermir Gjylezi ka folur për konfliktin mes Noizyt dhe Cllevos si dhe shpërthimin me tritol. I pyetur se si është gjendja…
Prezenca e Brojës dhe Uzunit me ekipin kombëtar është lakuar edhe mediat izraelite. Gazetat izraelite i gëzohen faktit se Broja dhe Uzuni janë në dyshim. Ato theksojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Çelsit dhe që kërkohet nga shumë klube në Premier League dhe një tjetër që luajti me Granadën në La Liga të Spanjës. Izraelitët shpresojnë që dyshja të mos jetë në fushë për ndeshjen ndaj kombëtares së tyre. Broja-Uzuni në sulm shihen nga Izraeli si rreziku numër një, por ndoshta kanë harruar që kombëtarja shqiptare ka edhe lojtarë të tjerë cilësorë.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i përfolur pak ditë më parë si një prej emrave që opozita mund të propozonte si kandidat për President, ka folur në emisionin “Frontline” lidhur me procesin e dështuar të negociatave mazhorancë-opozitë për Kreun e Shtetit. Shehi tha se opozita përveçse e ndarë në dy grupe nuk ka qenë aspak e qartë në ofertën që do t’i bënte shqiptarëve, pra përzgjedhjen e një emri serioz që do ta përfaqësonte atë si front përballë zgjedhjes së Edi Ramës. “Procesi ka mbaruar, dhe po i çoj sinjal kolegëve të mi opozitarë se ku kanë gabuar. Disa nga…
Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka publikuar në faqen zyrtare një video të Guvernatorit Gent Sejko, nga raportimi në Komisionin e Ekonomisë një muaj më parë. Sipas reagimit dhe pamjeve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë lexon gjithë kohën. Shënimi i plotë i Dhomës së Përmbaruesve – VIDEO: Ky që flet është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, duke raportuar para Komisionit për Ekonominë dhe Financat (11 maj 2022). Përveç proletarit profesionist (Braçe), bukuranet e komisionit nuk ndodhen në këtë çast sublim llogaridhënie të Guvernatorit. Me siguri të gjitha do kenë ikur në impenjime më të rëndësishme qerpistike dhe ondulim-zbukurimi… Dëgjojeni duke e…
Dy ditë më parë, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me reperin Noizy. Videoja që tregonte momentin ku Noizy grushtonte Cllevion bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe thuhet se shkak ka qenë ofendimet e shumta të këtij të fundit që i kishte nisur prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër video që është realizuar pak kohë më parë, ku shihet Cllevio teksa ndjek babain e reperit, Bashkim Rajku, po qarkullon në rrjet. Në një moment gjatë videos, reperi e ndalon Bashkimin dhe i thotë: “O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga…