Të gjithë mund të jemi tunduar kur kemi gjetur në rrugë sende me vlerë apo para. Por, a i dini besëtytnitë që fshihen pas tyre? Paratë Sipas besimit Feng Shui, monedhat e vogla metalike, si dhe kartëmonedhat prej letre, mund të thithin energjinë e personit që i mbajti për herë të fundit në duar. Besohet se nëse gjeni një monedhë në rrugë është lumturi, por në fakt është një burim energjie e panjohur, të cilën me siguri nuk e dëshironi në shtëpinë tuaj. Pasqyrat Besohet se pasqyra sjell vite fatkeqësi, sidomos nëse thyhet. Madje, sipas parimeve të Feng Shui-t, ekzistojnë…
Author: tirana
Samiti dyditor në Ohër i nismës rajonale të Ballkanit të Hapur ka mbledhur në një tryezë ministrat e Bujqësisë së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Në raundin e tretë të takimeve teknike, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca konstatoi progresin e bërë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar. “Marrëveshja e Ballkanit të Hapur po tregon përditë përfitimet e ndërsjella ekonomike dhe njerëzore për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në 4 muajt e parë të vitit 2022, volumi tregtar mes tre vendeve tona është rritur me 70% duke arritur…
Moderatori Ardit Gjebrea është surprizuar në këtë datëlindje nga djali i tij, Joni. Nga reagimi i Arditit, si dhe vajzës së tij, Anës, duket që askush nuk e priste që Joni do t’i befasonte në këtë formë, por ai nuk kishte se si të mungonte në 59-vjetorin e lindjes së të atit. Prezenca e të birit emocionoi Gjebrean, i cili nuk i mbante dot lotët. “Gezuar ditëlindjen baba Nobel”, është shkruar në tortën që Joni mban në duar, teksa hyn për të uruar babain.
Shpesh ndodh që ju të ndiheni të trishtuar pasi askush nuk po ju punëson, edhe pse keni aplikuar thuajse kudo. Ndoshta referencat tuaja në CV janë perfekte, por ju ende nuk po përzgjidheni për tu intervistuar. Por kush janë disa nga shkaqet se përse ju nuk po punësoheni? Më poshtë ju radhisim arsyet që mund të kenë ndikuar në mospunësimin tuaj. Së pari, ju ndoshta keni aplikuar jo në punën e duhur! Ju duhet të kuptoni mjaft mirë aftësitë tuaja dhe të pyesni veten se çfarë dëshironi në karrierën tuaj. Duke identifikuar dy pikat kyçe të sipërpërmendura, atëherë ju do…
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama dhe me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill. Abazoviç ka publikuar disa foto në Twitter, teksa shkruan se ka patur një bisedë të këndshme me Ramën. “Në margjinat e OpenBalkan bisedë e këndshme me Edir Rmaal dhe Christopher R. Hill. Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu. Ballkani Perëndimor është një vend në BE. MNE si lider në integrim është gati të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, ka thënë Abazoviç. Gjatë ditës së sotme dhe nesër…
Ish-kreu demokrat Lulzim Basha është nisur sot drejt Berlinit. Tirananews.al ka mundur që të sigurojë fotot e kryedemokratit Basha në aeroportin “Berlin Schonefeld”. Teksa priste në aeroport, Basha ka zhvilluar edhe një bisedë tepër të gjatë telefonike. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj vizite të kryedemokratit drejt Berlinit, ndërkohë që ditët e fundit edhe partitë gjermane si CDU-ja janë shprehur kundër rikthimit të Berishës në krye të PD-së.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të vizitojë Turqinë të mërkurën për bisedime që përfshijnë krijimin e një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore, ndërsa çmimet globale të artikujve ushqimorë vazhdojnë të rriten. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, bisedimet vijnë pasi Ankaraja përballet me presion për të hapur Detin e Zi për anijet e NATO-s për të thyer bllokadën e Rusisë ndaj Ukrainës. Jo shumë kohë më parë, anijet që lundronin përmes Bosforit e që transportonin grurë nga Ukraina për në tregjet globale, ishin…
Reperi Cllevio Serbia, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është bërë kryefja e mediave në dy ditët e fundit pas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit ku ai shfaqet duke u “zhdëpur në dru” nga Noizy dhe shokët e tij. Cllevio theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe shkoi në Durrës te lokali i reperit së bashku me katër automjete dhe disa persona për t’i treguar forcat grupit kundërshtar “OTR”, por në fund e pësoi keq. Sot, ai u arrestua nga Policia e Lushnjës për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Por, përveç famës në…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qafë Thanë ndërsa po kryen inspektim në këtë pikë kufitare. Kryeministri u shpreh se do të vijojnë lehtësimet për të gjithë ata që prej vitesh tregtojnë. “Besoj që sa më shumë shembuj të jenë përpara syve aq më e qartë bëhet gjithçka. Do të lehtësojmë të gjitha ata që prej shumë vitesh bëjnë tregti në këto vende”, tha Rama.
Ish-deputeti Halit Valteri shpërtheu në akuza ditën e sotme ndaj presidentit Ilir Meta, teksa ishte i ftuar në “Top Talk”. Ai e cilësoi kreun e shtetit si të keqen më të madhe të vendit. “Të isha për t’u përdorur politikisht, mund të isha përdorur kohë më parë, për Metën jo si person, por si figurë politike kam një antipati, është e keqja e këtij vendi dhe me sistemin dhe partinë koorporatë që ka krijuar e ka lënë 100 vite pas vendin tonë. Është një nga shkaktarët që kudo ku ka shkuar e ka shfrytëzuar vetëm për të vjedhur e për…
Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një takim informues për zgjedhjet e brendshme, me anëtarët e asamblesë së PS në Njësinë 2, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, tha se PS është e gatshme të përballet me Sali Berishën dhe Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi se PS hyn në zgjedhjet vendore me një listën të gjatë punësh të mira dhe investimesh të kryera në Tiranë. “Kemi një narrativë shumë të bukur të punëve që…
Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në Sazan është nën kontroll, ndërsa vijon puna për të shmangur rindezjen e flakëve. Po ashtu, raportohet se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Orosh të Mirditës. Në njoftimin e plotë, Ministria bën me dije se prej disa ditësh, efektivët e Forcave të Armatosura ishin në betejë me flakët, ndërsa sot në operacion për të shuar zjarrin u përfshi një avion Canadair CL 415, i ardhur nga Greqia.