Author: tirana

Me rritjen e temperaturave edhe deputetet në Kuvend kanë zgjedhur të relaksohen duke hequr dorë nga ngjyrat e dimrit duke u shfaqur me fustane me lule dhe ngjyra të ndryshme. Para nisjes së seancës së sotme, LSA ka shkrepur foto nga ‘parada’ e përjavshme. Ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re është momenti kur deputeti i PD Arbi Agalliu ecën drejt Kuvendit bashkë me ish-ministren e Financave Anila Denaj. Pas pak atyre u bashkohet edhe socialistja tjetër, ministrja e Arsmit Evis Kushi e cila shtrëngon duart me Agalliun. Duket se palë kanë bërë ‘armëpushim’ pas ngërçit disa javor…

Read More

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur në seancë plenare për rritje e çmimeve, ai u shpreh se kjo krizë është rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Në përgjigje të kritikave të opozitës për keqmenaxhimin e situatës, Ahmetaj theksoi se qeveria ka marrë politikat e duhura sociale në ndihmë të qytetarëve përmes një sërë paketash. “Mos harroni që ne këtu me atë përgjegjësi që duhet të kemi, duhet të themi se invazioni rus në Ukrainë nuk i ka pasojat vetëm sot, por e ardhmja e Evropës nuk do të jetë e thjeshtë, pasi mungojnë të mbjellat dhe të korrat këtë vit, rrugët e…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, insistoi se Qeveria e tij kundërshton ngritjen e normave të interesit, teksa inflacioni në shtet ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vjet. “Kjo Qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. E kundërta, do t’i ulë ato”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv të hënën pas mbledhjes së Qeverisë. Banka Qendrore e Turqisë, që në parim është institucion i pavarur, do të mbajë mbledhjen e radhës më 23 qershor për të përcaktuar politikat e reja. Por, deklaratat e Erdoganit vijnë pasi të dhënat zyrtare treguan se inflacioni në Turqi arriti…

Read More

Shumë procese të rëndësishme në trupin tonë kontrollohen nga hormonet. Por, si të kuptojmë se problemi është shkaktuar nga hormonet? Puçrrat dhe pikat e zeza mund të shfaqen nëse poret tuaja janë të bllokuara. Sidoqoftë, disa mjekë pohojnë se shfaqja e papritur e puçrrave shpesh mund të shkaktohet nga ndryshimet e papritura hormonale në trup. Arsyeja pse shpesh keni dhimbje koke (përveç stresit dhe lodhjes) mund të jetë niveli i ulët i estrogjenit. Estrogjeni është një hormon femëror i cili prodhohet në vezore dhe kontrollon të gjitha proceset metabolike në tru dhe palcën kurrizore. Pagjumësia është një shenjë shumë e…

Read More

Një 62-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Fushë Krujë. Policia ka shpallur në kërkim autorin, B. S., 44 vjeç. Sakaq, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Read More

Oleg Hanku, drejtues i strukturës gjimnazistët e FRPD-së, ka reaguar ashpër ndaj aktivistes Evi Kokalari. Me anë të rrjeteve sociale, Hanku ka përcjellë një mesazh për të gjithë demokratët, të rinjtë, të cilët sipas tij, janë të neveritur nga shpifjet e ulëta të një fantazme politike, pa identitet dhe kontribut politik. Reagimi i plotë: Si drejtues i struktures Gjimnazistet e FRPD e ndjej te nevojshme te jap nje mesazh per opinionin publik dhe anëtaret tane te cilet jane te neveritur nga shpifjet e ulta te nje fantazme politike, pa identitet dhe kontribut politik si Evi Kokalari! Aspak e nderuara zonja…

Read More

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu i ka kërkuar sqarime nga foltorja e Kuvendit ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vendin tonë. Para se t’i drejtohej Peleshit me disa pyetje, ai deklaroi se zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Madje, sipas tij, atyre iu është ndaluar që të bëjnë foto nga vendi i ngjarjes. “Janë 18 zjarrfikës në Sazan që po luftojnë me mjete rrethanore. U është ndaluar nga shefat e tyre të nxjerrin fotografi. Ata nuk kanë mjetet më minimale për fikjen e zjarrit. Kjo është…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vatrave të zjarrit të përhapura në ishullin e Sazanit. Ndërsa vë theksin te mungesa e helikopterëve, ajo akuzon qeverinë për papërgjegjshmëri. Sipas saj, Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen. Postimi: Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë: Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”. Aktualisht sot: 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar. I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca. Ndërsa…

Read More

Deputeti demokrat Tritan Shehu në nisje të seancës së sotme plenare i ka kërkuar drejtueses së seancës Ermonela Felaj të mbledhë menjëherë konferencën e kryetarëve për shqyrtimin e kërkesës për dëninim e gjenocidit serb në Kosovë. Ai kërkoi nga grupimi i Enkelejd Alibeajt të mbështesin kërkesën e tyre pasi kanë të njëjtën kërkesë sa i takon gjenocidit serb. “Kemi një shkelje të rëndë të rregullores në këtë rast që lidhet me element të tjerë brenda saj. Ju kërkoj që sonte të mblidhni konferencën e kryetarëve, Të vendosni çfarë do bëhet me njohjen e gjenocidit serb. Në lidhje më këtë çështje…

Read More

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet. – Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës. – Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura. – Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia. – Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. – Freskohuni here pas here me ujë të freskët. –…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha u ka bërë thirrje autoriteteve të arrestojnë zyrtarët e lartë që vjedhin qindra miliona euro dhe ajo xhepistave të linjës së unazës. Postimi i plotë: Nuk ka nevojë të shtojmë numrin e të burgosurve, edhe pa i shtuar i kemi burgjet plotë, por duhet të rrisim cilësinë e të arrestuareve… Në vend të dhjetëra xhepistëve që vjedhin dhjetëmijëlekësha të linjave të unazës, duhet të arrestohen 3-4 nga ata me kollare e kostum kashmiri që vjedhin qindra milione euro me një firmë tenderi apo konçensioni…

Read More