Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3.4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Gazetari Ermal Vija mëson se SPAK ka kërkuar gjithashtu 2 vite e 8 muaj heqje lirie për Gentian Nushin. Ndërkohë, vazhdon pretenca për të akuzuarit e tjerë. Kujtojmë se më herët GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Tushen dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas ligjit Tushe përfiton uljen e 1/3 të dënimit final.
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e përjavshme me gazetarët, se Rama po minon anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe se ai, po mbështet hapur Serbinë. Sipas Berishës, shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos presin ndihmë nga Rama, por vetëm “thika pas shpine”. “Edi Rama ka qenë i vetmi kryetar qeverie që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiçin gjë që habiti të gjithë audiencën e lartë në atë samit dhe mori falenderimet më të zjarrta nga qarqet më ultranacionaliste të Beogradit. Midis Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama ka bërë zgjedhjen përfundimtare, qëndron në anë të serbëve…
Beniada Nishani dhe Megi Pojani janë bërë për herë të parë bashkë në një vend jashtë emisionit të tyre të përbashkët. Kohët e fundit u përhapën me shpejtësi zërat se dy vajzat kanë një marrëdhënie të tensionuar. Ato janë të dyja pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top” ku u tha se janë përfshirë në disa mosmarrëveshje. Sipas zërave Beniada mendon se Megi është shumë e ftohtë dhe e injoron. Mirëpo, Megi tha para pak ditësh në “Goca dhe Gra” se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit…
Këshilli Evropian ka miratuar zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Organi më i lartë politik i BE, përmes Josep Borell ka thënë se paketa e re e sanksioneve rrit “kufizimet në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën”. “Ne po ndalojmë importin e naftës ruse në BE dhe me këtë shkurtojmë një burim masiv të ardhurash për Rusinë. Ne po ndërpresim më shumë nga bankat kryesore ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT. Ne po sanksionojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për mizoritë që u zhvillua në Bucha dhe Mariupol dhe ndaloi më shumë aktorë të dezinformimit që…
Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qeveris për interesat e Beogradit. Ai paralajmëroi se do i kërkojë PD-së të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeveria antishqiptare. “Çështja e dytë e një rëndësi e jashtëzakonshme është qëndrimi i Edi Ramës ndaj rezolutës të dorëzuar nga ne në parlament për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Refuzimi nga qeveria aktuale, pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është një akt makabër antikombëtar. Është një përdhosje, ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave, burrave,…
Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi tavolinë disa kandidatë, por më 3 qershor, në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, të majtët do vendosin vetëm për një emër i cili do votohet të shtunën në Parlamentin e Shqipërisë. Mazhoranca socialite e Edi Ramës do zgjedhë më 4 Qershor Presidentin e ri të Republikës me mandat 5-vjeçar, në raundin e katërt të procesit. Tre raundet e para ku kërkohej konsensusi me opozitën, dështuan! Socialistët kanë mbi…
Një shtetas serb është arrestuar nga policia e Kosovës për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. Njoftimi i policisë “Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998. Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) reagon pas deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, bërë mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” se “Nuredin Dumani rrëfeu se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit”. SPAK përgënjeshtron gazetarin dhe deklaron se “shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë”. Reagimi i SPAK: Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…
“Bandat kriminale në Shkodër janë me salla operative”. Kështu u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha, ndërkohë që krimi tronditi sërish sot kryeqendrën e veriut, ku viktimë mbeti Naim Bajri. Në studion e ABC Live, Hoxha foli ndër të tjera për llojin e kriminalitetit në Shkodër, që për bazë ka marrëdhëniet farefisnore. Sipas tij, kjo e bën edhe më të vështirë punën e hetuesve për t’i zbardhur dhe për pasojë shumica e ngjarjeve janë pa autor. “Cilat janë ngjarjet pa autor? Janë ngjarjet që kanë të bëjnë me atentate mafioze si ky i sotmi. Ne dëgjojmë breshërinë, shohim ekspertët, mjekësinë ligjore dhe…
Ditën e nesërme Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë emrin e Presidentit të ri të Shqipërisë. Por Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, referuar deklaratave të mëhershme, pritet të marrë pjesë ne Kuvend, por do të votojë kundër. Mësohet se Berisha ka bërë me dije se votat e demokratëve do të jenë kundër, ndaj çdo kandidature që do të propozohet nga qeveria. Kujtojmë se Berisha edhe më herët ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidenti, pasi sipas tij kreu i qeverisë e ka pasur të paracaktuar emrin, dhe se raundet me opozitën kanë qenë…
Udhëtimi me avion për disa është një kënaqësi dhe për të tjerë një aventurë e vogël që duan të shmangin. Megjithatë, ka gjithmonë interes për informacionet dhe sekretet e panjohura që mund të fshihen nga një avion ose një fluturim. Në fund të fundit, stjuardesat kanë kodin e tyre sekret të komunikimit dhe është interesante të mësosh detaje të vogla prej tij. Çfarë fshihet në derën e tualetit të avionëve? Një informacion i tillë i çuditshëm ka të bëjë edhe me tualetin në dyert e shumë avionëve. Edhe më konkretisht në derën e tualetit dhe çfarë fshihet në të. Shumë lloje avionësh…
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjet e bujshme të muajve dhe viteve të fundit në Shkodër duke theksuar se është faji i drejtësisë që nuk bën punën e saj duke çuar në një situatë të tillë në qytetin verior. I ftuar në Abc Live, Hoxha tha se ngjarjet kriminale janë të dy natyrave në këtë qytet. Sipas tij, natyra e parë e krimeve, janë vrasje që ndodhin ndaj familjarëve të personave të vrarë apo përfshirë në krime të viteve të mëparshme. Hoxha tha se këto vrasje janë vijim i ngajrjeve të pazbardhura dhe duket se familjarët…