Çifti i njohur, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram vetë artisti italian. “I uroj vetëm me të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua”, ka shkruar ai ndër të tjera në një deklaratë të gjatë. View this post on Instagram A post shared by Benjamin Mascolo (@b3nm)
Author: tirana
Naim Bajri nuk mundi ta çonte deri në fund kafen e mëngjesit të premten herët pasi në drejtim u qëllua me breshëri dhe mbeti i vdekur në vend. Në tavolinë, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, e shoqëronte një punonjësi i tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur lehtë në krah. Motivet për vrasjen nuk dihen ende, por mbi 20 vite më parë, në 21 tetor të 2001 Bajrit i kanë vrarë të birin, Indritin. Autorët e vrasjes ishin Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari. Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe një person tjetër, u akuzuan se…
Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot për të miratuar kandidaturat e Sali Berishës për tre postet e rëndësishme në parti. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00 në selinë blu. Bëhet fjalë për postet për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas në orën 17:00 të ditës së sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar kandidaturat. Këto ditë kanë qenë intensive në selinë blu. Katër janë emrat më të lakuar, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi. Këta janë edhe katër emrat që dolën më të votuarit për…
Importet e karburanteve shënuan rënie vjetore për të dytin muaj radhazi në prill të këtij viti raportojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, duke sinjalizuar se, çmimet e larta janë duke e ndikuar negativisht konsumin e produktit. Gjithsesi i njëjti raport tregon se, importet e karburanteve ishin mbi mesataren e dekadës së fundit në muajin prill. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në prill 2022 u importuan gjithsej 42, 899 tonë naftë nga 49,105 tonë që ishin në prill 2021 me një rënie vjetore 12.6%. Vitin e kaluar në prill importet e karburanteve shënuan rekorde historike, për arsye…
Colour Day Festival, festivali më i madh në kryeqytet kthehet për të tretin vit me 2 ditë festival më 11 dhe 12 qershor në sheshin “Nënë Tereza”. Energji shpërthyese, bojëra me ngjyra, pushke uji, plot të rinj që ngjyrosin veten dhe miqtë e tyre. Më shumë se 40 artistë do të performojnë në 2 ditë festival. Për herë të parë në Shqipëri mbërrin reperi amerikan Lil Pump, Dj Morten i cili bashke me David Guetta kanë krijuar hite botërore, si dhe këngëtarë shqiptarë si Mc Kresha, Lyrical Son, Capital T, Dren Abazi, Elgit Doda, Sardi Strugaj, dyshja simpatike Venera dhe…
Zyrtarët ukrainas po ndërmarrin një shtysë të përbashkët diplomatike për të nisur rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, pasi shumë vende perëndimore janë skeptike për një qasje të shpejtë. Që nga pushtimi i Rusisë, shumë në Evropë, duke përfshirë Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, kanë folur në favor të vendosjes së Ukrainës në një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në BE duke i dhënë asaj statusin e kandidatit. Megjithatë ka ende dyshime në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera nëse është e mundur të fillohet tashmë procesi zyrtar, përpara një samiti të liderëve këtë muaj që…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se nafta që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë. Sipas saj, krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve. Tabaku thekson se qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë. POSTIMI I PLOTË⛽️ Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtëRritja e çmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë…
Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë e Partisë, teksa emri i Presidentit të ri është çështja kryesore. Sipas rendit të ditës, mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00. Kujtojmë se kryeministri Rama kthehet sot nga turi i tij i vizitave në SHBA. Gjithashtu në rend dite është edhe “informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarin e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm”,
I ftuar në emisionin ‘Log.” kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe përplasjet politike mes palëve. Fatmir Mediu, theksoi se në 3 raundet e para opozita duhet të kishte propozuar një kandidat dhe ta kishte çuar atë për votim, por një gjë të tillë ka mundësi ta bëjë dhe në raundin e katërt. Pyetjes se çfarë i ka interesuar mazhorancës në gjithë këtë proces duke i lënë “rrugë” për propozim opozitës në 3 raundet e para, Mediu tha se i interesoi përçarja, ndërsa me ironi shtoi se vetë opozita e ka lënë kryeministrin…
Një 55-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar ditën e sotme në sajë të operacionit “Gryka”, për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Arjan Çanaj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë babai i tij, 72-vjeçari Sadik Çanaj. Policia bën me dije se në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, janë gjetur dhe sekuestruar 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Gryka”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet…
Pas tre muaj luftë, nga strhimi ku qëndron me fëmijët e saj, ka folur për herë të parë, Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska. Bëhet e ditur se që nga fillimi i pushtimit rus, zonja e parë ukrainase ka qenë e fshehur me dy fëmijët e saj. Në një intervistë ekluzive dhënë për ABC News ajo thotë se djali i saj 9-vjeçar vazhdon t’i bëjë një pyetje të vështirë…se kur do të përfundojë lufta dhe kur do ta takoj babain. “Për fat të keq, nuk mendoj se asnjë ukrainas do të ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje,” i…
Presidenti Ilir Meta uron homologun e tij italian me rastin e Festës së Republikës Italiane. Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar vë theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe shumëdimensionale mes dy vendeve, ndërsa shton se këto marrëdhënie “janë forcuar dhe rritur në vazhdimësi, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare”. Mesazhi i plotë: I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio MattarellaI dashur mik,Kam kënaqësinë e madhe që, me rastin e Festës së Republikës Italiane, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Ju…