Drejtori i kabinetit në presidencën e ish-presidentit Bujar Nishani, ka rrëfyer ditën e sotme në një emision televiziv se ditët e fundit të ish-presidentit ishin më të vështira. Ndërsa luftonte me sëmundjen e rëndë, gjendja e presidentit tha ai u përkeqësua, ku edhe më pas fatkeqësisht humbi jetën në një spital në Gjermani. Ols Lafe tha se Nishani ishte një president që fliste me sy, me fjali të shkurtra dhe se dallonte për korrektësinë. “Ishte një kohë e gjatë që gjendja shëndetësore nuk e lejonte të komunikonte, sigurisht ditët e fundit ishin më të vështira. Nuk është e lehtë të…
Author: tirana
Nga Mero Baze Socialistët kanë njoftuar se të premten në mbasdite do të mblidhen për emrin e presidentit të ri të propozuar tanimë nga shumica në pushtet, pas dështimit për t’u ulur në negociata me opozitën e përçarë, rreth një emri konsesual. Edi Rama ka bërë atë që bën gjithnjë më mirë në raste të tilla, duke e kyçur në mendjen e vet emrin e kandidatit të mundshëm, njësoj siç bën kur formon kabinetet e Qeverisë. Edhe pse procesi i presidentit, pavarësisht se do të jetë me votat e socialistëve, është një proces që e tejkalon përgjegjësinë partiake, duket se…
Suedia do të dërgojë në Ukrainës më shumë pajisje ushtarake,duke përfshirë raketa kundër anijeve, pushkë dhe armë antitank. Ministri i Financave, Mikael Damberg dhe ministri i Mbrojtjes, Peter Hultqvist deklaruan këtë të enjte se qeveria suedeze e sheh si një nevojë të vazhdueshme për të mbështetur Ukrainën. Në muajin shkurt, Suedia lajmëroi se do ta ndihmonte Ukrainën me 5 mijë armë antitank, helmeta dhe forca të blinduara në Ukrainë.
Start perfekt për Kosovën në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. Dardanët e Alain Giresse triumfuan 0-2 në “AEK Arena”, Larnaca, falë dy golave në pjesën e dytë. Kosova pati dëshirë në fraksionin e parë, por edhe shumë pasiguri. Valon Berisha dhe Edon Zhegrova kërcënuan vendasit, teksa në 45 minutat e dyta kishte vetëm një ekip në fushë. Sulmuesit e Kosovës u vunë në garë se kush humb më shumë raste. Mundësi të mira patën Vedat Muriqi, Milot Rashica, Blendi Idrizi dhe Edon Zhegrova, teksa golin e gjeti Valon Berisha (65’) me një gjuajtje shumë të bukur pas…
Bëni ushtrime të ngadalta Një nga mënyrat më të shpejta për të trajtuar dhimbjen e qafës është stërvitja. Sidoqoftë këto lëvizje duhen kryer ngadalë, me një fraksion të shkurtër lëvizjesh. Përkulni kokën përpara dhe pas. Pastaj alternojini me lëvizje nga njëra anë në tjetrën. Pasi të ndjeni se muskujt janë më të ngurtë, kthejeni majtas ngadalë. Më pas kthejeni djathtas. Bëjeni me ngadalë pasi kthimi mund t’ju dhembë. Bëni të paktën 20 përsëritje të këtij ushtrimi. Bëjeni në disa orë derisa dhimbjet dhe ngurtësia e qafës të zbuten. Kompresa me uthull molle Zhysni një pecetë në uthull molle. Vendoseni në…
Që nga fillimi i pushtimit rus, zonja e parë ukrainase ka qenë e fshehur me dy fëmijët e saj. Një pyetje e vështirë që djali i saj 9-vjeçar vazhdon të bëjë është se kur do të përfundojë lufta, tha Olena Zelenska në një intervistë për median amerikane ABCNews. “Për fat të keq, nuk mendoj se asnjë ukrainas do të ishte në gjendje t’i përgjigjej kësaj pyetjeje,” i tha Zelenska bashkë-prezantueses së “Good Morning America” Robin Roberts në intervistën e saj të parë televizive që nga fillimi i pushtimit. Gjatë diskutimit për konfliktin gati 100 ditësh, pasi presidenti rus Vladimir Putin…
Sipas psikologëve, këto katër sjellje mes çiftit janë shenjat paralajmëruese të divorcit: • Mungesa e komunikimit: Është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për çdo marrëdhënie. Injorimi i komunikimit me bashkëshortin/en dhe mënjanimi i komunikimit për të bërë gjëra të tjera si për të parë TV apo për të kontrolluar telefonin do të thotë se në marrëdhënien tuaj diçka nuk shkon. Nëse keni kaluar disa javë ose edhe ditë pa bërë një bisedë të rëndësishme, është koha të bëni një përpjekje. Marrëdhënia juaj…
Një raport i klasifikuar amerikan ka bërë të ditur se Vladimir Putin është afër fundit të tij pasi është i prekur nga kanceri dhe parkinsoni. Sipas raportit, zyrtarët e rangut të lartë në Kremlin “po ndjejnë se fundi është afër” për presidentin 69-vjeçar rus. Prej kohësh është përfolur se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri dhe Parkinson. Tre shefat e spiunazhit amerikan, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kanë bërë të ditur se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime me…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se trupat ruse kontrollojnë afërsisht një të pestën e vendit të tij, përfshi Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territoret në lindje të kontrolluara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014. “Sot, rreth 20 për qind të territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve”, deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij në parlamentin e Luksemburgut. Forcat ruse morën kontrollin e pjesës më të madhe të një qyteti industrial ukrainas si pjesë e përpjekjes së tyre për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, teksa vazhdojnë të shënjestrojnë hekurudhat të përdorura për transportimin e armëve…
Një shtrëngatë shiu ka pushtuar Librazhdin këtë të enjte. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos në segmentin “Kthesat e Murrashit” pasi ka rënie të gurëve në rrugë, e për pasojë ky segment mund të bëhet shkak për aksidente. Policia këshillon uljen e shpejtësisë për të pasur mundësi të identifikohen në kohë inertet në rrugë.
Shikuesit rrezikojnë të mos shohin më në televizionin publik Kombëtaren Shqiptare të futbollit. Shkak është: “mungesa financiare” e gjigandit mediatik. Bordi drejtues i mbledhur sot ka refuzuar një marrëveshje të ofruar nga fituesja e tenderit dhe ka paraqitur një kundërofertë qesharake çka me shumë mundësi do të refuzohet. Gjatë viteve të fundit, RTSH u bë i njohur me marrjen e të drejtave të shumta televizive sportive. Por me mbarimin e mandatit të ish drejtorit, brenda një viti, RTSH ka humbur të drejtat televizive të Lojërave Olimpike, Kupën e Mbretit (Spanjë), Kupën e Anglisë, Kupën e Gjermanisë, kategorinë e parë të…
Gerard Pique është rikthyer sërish në lajm, edhe pse këtë herë për shkak të një lidhjeje të supozuar. Kjo lidhje mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Shakira, ndërkohë që është aluduar se Pique tashmë jeton vetëm. Lorena Vazquez dhe Laura Fa, dy gazetare në gazetën spanjolle “El Periodico” kanë pohuar se Pique takohej me një vajzë të re, bionde, rreth 20 vjeçe, e cila është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur. Media në fjalë pretendon se Pique është parë disa herë më këtë vazjë dhe se Shakira e ka zbuluar. Burime pranë çiftit besojnë se do të publikohet…