Author: tirana

Pas një eventi me zyrtarë, investitorë shqiptarë dhe amerikanë, ambasada e SHBA ka përcjellë një mesazh, teksa thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja. Në mesazhin e publikuar theksohet gjithashtu se zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të tërheqë më shumë investime. “Teksa kremtojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ne festojmë nivele rekord të tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me drejtues biznesi, zyrtarë të qeverisë dhe të tjerë për të rritur tregtinë dhe investimet, dhe përgjatë këtij procesi duke krijuar më shumë…

Read More

Dy automjete janë përplasur këtë të enjte në vendin e quajtur Oficinina e Vjetër në aksin Fier-Ballsh. Katër personat e plagosur janë transportuar ne spital ku po marrin mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Ofiçina e vjetër”, shtetasi A. S., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. B., 59 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët që udhëtonin me shtetasin A. S., si edhe vet drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., të cilët ndodhen në spital…

Read More

Pas debatit të mbajtur në Këshillimin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi çështjen e vendosur në tryezë nga Presidenca shqiptare për muajin qershor, lidhur me llogaridhënien dhe mbajtjen përpara përgjegjësisë për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, Kryeministri Rama tha se pandëshkueshmëria duhet të përfundojë duke dënuar agresionin dhe luftën kudo në botë, e duke theksuar se këtë ia detyrojmë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, Ruanda e Darfur. Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndihmën e dhënë në këtë përpjekje. Kryeministri e përfundoi fjalën e tij duke theksuar se krime të tilla nuk…

Read More

Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë. Pavarësisht se këngëtarja ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, së fundmi, “IconStyle” ka zbuluar se Samanta është fejuar që në 29 dhjetor të vitit 2021. Djali që i ka rrëmbyer zemrën nuk është personazh publik. Siç shihet në foto, partneri i ka propozuar Samantës gjatë periudhës së festave të fundvitit. “Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB. Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë. “Rasti i Sirisë është shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë, por mos trajtimi i shkeljeve nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar. Kjo më sjell tek agresioni tragjik që vazhdon në Ukrainë. Ky akt i neveritshëm ka shkelur ato që përfaqëson ky këshill vlera dhe normat. Një luftë e paprovokuar ka sfiduar botën dhe ekonominë botërore. Po shkakton dhimbje për…

Read More

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve në një njoftim publik ka reaguar lidhur me pretendimet se kompanitë e tregtimit të karburanteve në vend nuk po reflekton ecurinë e çmimeve në bursa. Ishte deputeti socialist Erion Braçe ai që denoncoi sot se ulja e çmimit për fuçi nuk po reflektohet në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sipas Shoqatës nuk mund të përdoret si referencë ecuria e çmimit të fuçisë së naftës në bursa me çmimin e shitjes së karburantit në pikat, që tregtojnë me pakicë. “Fuçia është tregues i naftës së papërpunuar dhe kjo po bie (edhe pse jo kush e…

Read More

Prokuroria Speciale ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin maj të këtij viti. SPAK deklaron një numër të lartë procedimesh penale të nisura, si dhe kallëzime të pranuara nga subjekte të ndryshme. Nga 15 kallëzime penale, për 4 është vendosur mosfillim i hetimeve. Po ashtu, mësohet se janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur. Sipas njoftimi zyrtar, janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet. NJOFTIM Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Maj 2022” Gjatë muajit Maj…

Read More

Me afrimin e temperaturave të larta, për shumëkënd kondicioneri është zgjidhja e parë. Por ai nuk është mjeti më i shëndetshëm. Ndaj duhen mbajtur parasysh disa këshilla për të mos u zgjuar me dhimbje koke. Gjeni temperaturën e duhur-Vendosni në kondicionerë një temperaturë 6-7 gradë më të ulët nga ajo që është jashtë. Drejtimi i ajrit– Mos e drejtoni asnjëherë kondicionerin drejt vetes, por në drejtim lartë ose poshtë, në varësi të vendit ku është pozicionuar, në mënyrë që të mos ftoheni. Fikeni gjatë natës-Para se të bini të flini sigurohuni ose që ta keni fikur kondicionerin, ose ta programoni…

Read More

Në qytetin e Sarandës, një sarandiot ka vjedhur portën e spitalit të qytetit. Sipas policisë, një 29 vjeçar me inicialet Dh. T., është kapur duke shkatërruar një portë të vjedhur tek spitali i Sarandës. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës./

Read More

Nisja e sezonit të ri turistik shkakton përplasje mes disa qytetarëve në plazhin e Durrësit sa i përket ndarjes së hapësirave. Këtë të enjte, tre persona janë konfliktuar fizikisht, dhe shkak është bërë ndarja e parcelave të plazhit. Bëhet fjalë për I.Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç të tre banues në Durrës. Tre personat e përfshirë ndërkohë u vunë nën hetim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”. Kujtojmë se një vit më parë, mesnatën e 27 qershorit 2021, 4 persona mbetën të vdekur në Velipojë,…

Read More