Author: tirana

Prokuroria e Sarandës ka caktuar masën e sekuestros preventive për sipërfaqen e tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë, e cila  përmes dokumenteve të falsifikuara kaloi nga tokë shtet, lulishte, në pronësi të 3 shtetasve. Në lidhje me tjetërsimin e kësaj prone, u arrestuan të mërkurën Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, juristja e ASHK Sarandë, Rovena Alikaj, dhe noteri Aleko Anagnosti. Ndërkohë, burime nga policia lokale sqaruan se janë ekzekutuar edhe urdhër-arrestet për shtetasit, Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj të cilët janë përfitues te tokave përmes dokumenteve të falsifikuar. PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS…

Read More

Prej 1 Janarit në krime janë përfshirë 650 të mitur, një pjesë e të cilëve kanë rënë në pranga gjatë fazës së hetimeve, ndërsa të tjerët hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës, nën 14-vjeç. Sipas burimeve të policisë, numri më i lartë i të miturve të proceduar është në Tiranë për shkak edhe të numrit të popullsisë. Kryeqyteti pasohet nga Durrësi, Fieri dhe Elbasani, ndërsa më pak janë në qarqet e tjera. Tendencat kryesore ku përfshihen të miturit në veprimtari kriminale janë tendencat e vjedhjes ndaj pasurisë. Sipas të dhënave, 40% e numrit total e të miturve…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarandë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare. Në…

Read More

Një situatë e papritur ka ndodhur dje, teksa në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbahej ceremonia e gardës mbretërore të Norvegjisë në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të FA në vendin tonë. Një grua ka humbur ndjenjat pasi ka pësuar gjendje të fikëti në momentin që ceremonia vazhdonte. Por garda novergjeze është bërë mburojë përreth saj, teksa ajo merrte ndihmën e parë mjekësore, për të shmangur sytë kureshtarë. Performanca e mbajtur një ditë më parë u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorë të vendeve të huaj, i…

Read More

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do t’i lërë vetëm 3 orë kohë kandidatëve, të cilët aspirojnë postet e nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm të pjesë së PD që drejton ishkryeministri. “Mbledhja e parë e Kryesisë do të jetë këtë të premte, me 3 qershor në orën 14:00 në sallën e Kryesisë, në katin e 2-të të Selisë së PD-së. Ndërkohë, mbledhja e Këshillit Kombëtar do të vijojë në orën 17:00”, thuhet në mesazhin që drejtoresha e Komunikimit, Flioriana Garo, ka çuar tek anëtarët e Kryesisë. Ndërkohë javën, që shkoi kryetari i Këshillit Kombëtar njoftoi anëtarët e Këshillit për…

Read More

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj. Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme. Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO u arrestuan nga SPAK pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro. Thoma Gëllçi gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka…

Read More

Rusia dhe Perëndimi janë përfshirë në një luftë diplomatike mbi fatin e grurit të Ukrainës dhe se si mund të nxirret në mënyrë të sigurtë në tregjet botërore përmes Detit të Zi. Nëse plani për të futur grurin ukrainas në tregun botëror dështon, një pjesë e rendësishme e kësaj lufte diplomatike lidhet edhe me faktin se kush do të kenë pas opinionin publik në rast se pamundësia për të furnizuar tregjet me grurë të sjellë uri në botë. Të dyja palët po kryejnë takime diplomatike në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke u përpjekur të fajësojnë kundërshtarin e…

Read More

Rusia nuk ka në plan të “mbyllë dritaren” ndaj Evropës, tha Kremlini. Pavarësisht se marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit kanë rënë në nivele të reja pas pushtimit të Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli: “Ne nuk po planifikojmë të mbyllim asgjë”. Fraza “dritare drejt Evropës” i referohet Pjetrit të Madh, perandorit të parë të Rusisë që sundoi për më shumë 40 vjet deri në vitin 1725. Javën e ardhshme shënon 350-vjetorin e lindjes së tij. Peskov tha se Presidenti Putin e vlerësonte shumë rolin e Pjetrit të Madh pasi ai kishte njohuri të thella të historisë. Rusia ka kritikuar vendimin…

Read More

30-vjeçari nga Gramshi, Klevis Agolli, i dënuar më herët nga gjykata me shërbim prove, kujtoi se sistemi do ta harronte nëse thynte vendimin dhe largohej nga vendi. Por, nuk ka ndodhur kështu, ai është arrestuar menjëherë pas rikthimit nga Gjermania në Rinas dhe është dënuar tashmë me katër vite burg. Policia bën me dije se i riu ishte dënuar më herët na Gjykata e Elbasanit me një masë të lehtë, siç ishte shërbimi i provës, por i riu nuk e ka marrë në konsideratë këtë dhe është larguar nga Shqipëria pa mbaruar dënimin. Pasi ndejti disa vjet në Gjermani, ai…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja ka lënë pas problemet me COVID-19 që nuk e kishin lejuar të grumbullohej me Kombëtaren dhe ka rinisur stërvitjen. Ai ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet i veshur me një fanellë të Çelsit përpara fillimit të seancës stërvitore. Ai ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar, teksa pritet që së shpejti t’i bashkohet grumbullimit me Kombëtaren. Megjithatë, ai nuk besohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë me Islandën, pasi ka qenë pa stërvitje. Me siguri ai po bëhet gati për ndeshjen me Izraelin më 10 qershor në Tiranë dhe miqësoren me Estoninë…

Read More

Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Aëard” në darkën vjetore të Sesame Ëorkshop për pritjen që vendi ynë i bëri shtetasve afganë të ikur nga vendi i tyre për shkak të dhunës së talebanëve. Gjatë mesazhit të tij, pas marrjes së çmimit, Rama tha se ajo çfarë ndjeu përballë kaq shumë hezitimi dhe kaq shumë refuzimesh që vinin nga vende mjaft më të pasura për t’iu hapur dyert afganëve ka vetëm një emër: “Turp”. Ai theksoi se përgjigjen e dyerve të hapura për afganët e gjejmë në historinë tonë, që është një histori…

Read More

Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donald Veshaj tha se ka vendosur që të ndërtojë nga paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, duke ftuar edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës. Megjithëse ky i fundi e refuzoi ftesën e aktorit, së fundmi ka zbuluar se me një pjesë të çmimit të madh që fitoi do të ndërtojë 2 shtëpi për familje në nevojë. Në një intervistë për “Revista Who”, fituesi i BBV u pyet se çfarë ka bërë me paratë që fitoi nga BBV. Ai bëri një ndarje…

Read More