Author: tirana

Në romanin fantastiko-shkencor “Excession” të shkrimtarit të ndjerë skocez Iain M.Banks, shfaqet një sferë e zezë që rrotullohet rreth një ylli të largët. Ashtu si piktura “Sheshi i Zi” i Kazimir Malevich, e cila e tronditi audiencën ruse kur u ekspozua për herë të parë në vitin 1915, objekti kundërshton kuptimin tradicional. Padepërtueshmëria i jep fuqi: pa lëvizur apo reaguar – thjesht duke qenë e pamundur për t’u kuptuar – ai mbledh qytetërimet rreth tij dhe i çon në luftë. Shumica e të pasurve përdorin kompani të vogla të quajtura “zyra familjare” për të menaxhuar paratë dhe veprimet e tyre…

Read More

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas here foto dhe video nga projektet e saj, por nuk nguron të publikojë edhe momente nga pushimet. Kohët e fundit, Rezarta i ka pasur të shumta, duke u argëtuar vërtetë si me bashkëshortin, ashtu dhe me familjen. Mirëpo, duket se gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duhen, pasi ditën e sotme, këngëtarja ka përfunduar në spital. Ajo ka postuar në Instastory një video, ku ka treguar se krisur këmbën. “Kur universi thotë boll brodhe dhe të jep një krisje që të rrish urtë për pak kohë”,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar mesazhin e fundit të lamtumirës për ish-Presidentin e Republikës dhe mikun e tij Bujar Nishani, i cili është përcjellë sot në banesën e fundit. Teksa ka vlerësuar lart figurën e Nishanit, duke theksuar se do të mbetet Pnjë burim i pashtershëm frymëzimi dhe do kesh përgjithmonë mirënjohjen, Berisha nuk ka arritur dot të përfundojë mesazhin me lutjen për t’u prehur i në paqe, por është mbytur nga lotët. “Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës…

Read More

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 61-vjeçar, të cilit iu gjetën rreth 1.3 kg drogë. Lënda narkotike iu gjet në banesën e Preng Gjokës, e futur në dy qese. Sakaq, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i plotë: Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjenden dhe sekuestrohen në një banesë 2 qese…

Read More

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë. Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi. Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të. Në arsyetim…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të turistëve që kanë mbërritur në portin e Himarës për të pushuar në bregdetin e jugut. Rama shkruan se 1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në portin e Himarës dhe 5000 të tjerë priten në javët e para të qershorit. “Sezoni Turistik🇦🇱🌊☀️🛳️1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur përmes portit të Himarës. Në ditët në vijim do të presim edhe 5000 turistë të tjerë që do të vizitojnë bregdetin tonë në javët e para të qershorit😍#TëBashkuarJoTëNdarë🫶#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, shkruan Rama.

Read More

Zbulohet shuma që autorët i kanë grabitur me dhunë çiftit në Vermosh. Mësohet se utorët kanë marrë plot 30 mijë euro, si dhe sende të argjendta nga banesa e çiftit Tom e Mri Tinaj. Autorët hynë në shtëpinë e çiftit të bashkëshortëve me maska dhe automatikë, duke i lidhur dhe rrahut, dhe duke iu marrë shumën e madhe të parave dhe sende me vlerë. Gjatë largimit, ata ju kanë marrë atyre edhe makinën, që kishin të parkuar para banesës, të cilën e kanë lënë rrugës, pasi janë aksidentuar.

Read More

Tashmë është zyrtare, Erion Hoxhallari largohet nga Tirana në drejtim të skuadrës së UTA Arad. Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi nga Rumania me anë të një komunikate në sajtin e saj. 26-vjeçari bën hapin e madh në karrierë duke u transferuar te një klub europian. Hoxhallari bashkohet sërish me ish-kapitenin e Tiranës, Idriz Bathën, ku së bashku fituan titullin kampion në sezonin 2019/2020. Mbrojtësi me Tiranën ka fituar gjithsej 2 tituj kampion dhe 1 Kupë të Shqipërisë. Ndërsa tani e pret një aventurë e re,një mundësi edhe për të fituar një vend në ekipin kombëtar.

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar së fundmi në një postim në Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të naftës. Braçe shprehet se në bursë çmimi i naftës ka pësuar ulje, por në vendin tonë kjo nuk është reflektuar. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe ngre pikëpyetje se përse në vendin tonë nuk lëvizet çmimi i naftës në varësi të lëvizjes në bursë, sa kohë pretendohet se respektohet ky raport. “Nafta tani, nga 120 dolle/fuci me 31 maj, ne 112-113 dollare/fuci tani. Meqe po shisni me 248 leke/liter, jo per gje tjeter! Se ju shisni sipas burses…

Read More

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy biznesmenë, në kuadër të operacionit të djeshëm të Prokurorisë për tjetërsimin e një toke 10 mijë metra katrorë, ku u arrestuan disa zyrtarë. Në kërkim janë shpallur biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, si të përfshirë në skemën korruptive të tjetërsimit të kësaj prone. Sipas policisë, biznesmeni 40-vjeçar Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Njoftimi i policisë: Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012. Në seancën e djeshme, Bardhi iu është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që janë në të njëjtën bankë të të akuzuarish, ndërkohë që herë pas here ka ndërhyrë Ardian Çapja duke e akuzuar si mashtrues dhe gënjeshtar. Po ashtu, me mbrojtësit ka pasur përplasje edhe vetë prokurori i çështjes, pasi u pretendua se dëshmitari i prokurorisë po përsëriste të njëjtën dëshmi që kishte dhënë tri…

Read More

Johnny Depp është shpërblyer me më shumë se 10 milionë dollarë pasi fitoi gjyqin ndaj Amber Heard, e cila bëri një sërë shpifjesh për dhunë dhe abuzim prej tij gjatë kohës që jetonin bashkë. Pas një gjyqi gjashtë-javor dhe 13 orësh diskutimi, shtatë anëtarët e jurisë në Fairfax, Virxhinia, dhanë vendimin e tyre në favor të Depp, 58 vjeç. Heard e quajti vendimin një “pengesë” për gratë, ndërsa Depp tha pas vendimit se jeta e tij dhe e fëmijëve të tij “ndryshuan përgjithmonë” sa hap e mbyll sytë, shkruan The Times. “Që në fillim qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte…

Read More