Author: tirana

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Lushnjë nga motra dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar 17-vjeçaren dhe nënën e saj. Zyrtarisht policia deklaron se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe. Ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur…

Read More

Deputetët e PD kanë marrë pjesë në homazhe për ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta parakohe për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga COVID-19. Nga Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Oriola Pampuri etj, kanë marrë pjesë në ceremoni. Alibeaj tha se ndarja na jeta e Presidentit Nishani është një humbje e madhe dhe ikja e një copëze historie e një burri të urtë.“Ikja e një copëze historie tek ata të cilët e kanë njohur, kanë bashkëpunuar me të. Ikja e një copëze historie të një burri të urtë, i cili lëshonte vetëm sinjale…

Read More

Përcillet për në banesën e fundit sot ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00, ndërsa prej mëmngjesit të sotëm, po zhvillohen homazhe në nder të tij në Presidencë. Mes shumë emrash të njohur të politikës dhe jo vetëm, në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe deputetë e ministra të PS, mes tyre zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Frida Krifca, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja etj. Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të…

Read More

Lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në ditën e 100 të saj. Ndërsa Putini vazhdon ta mbajë ushtrinë e tij në një luftë në vendin fqinj, që priste të ishte më e shpejtë dhe më e lehtë për Rusinë. Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një operacion special ushtarak në rajonin ukrainas të Donbasit në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit dhe i bëri thirrje ushtrisë ukrainase t’i ulë armët e të shkojë në shtëpi. Paraprakisht, Rusia kishte grumbulluar ushtarët pranë shtetit fqinj, duke mohuar se po planifikonte ndonjë pushtim. Ja me çfarë motivacioni e shoqëronte ndëhyrjen në Ukrainë…

Read More

Moderatorja Armina Mevlani ka treguar në ‘Goca dhe Gra’ disa detaje nga dasma e Ilir Shaqirit, ku ajo ka qene e ftuar dhe zbuloi se partnerja e tij, Emanuela Morini dukej si nuse shqiptare dhe ishte shumë e emocionuar sepse përlotej shpesh herë. “Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”, tha Armina. Nuk mungoi ngacmimi nga Rita Petro për dasmën e saj me Shkëlzen Berishën…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së Madhe. Dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur. Pre e grabitjes janë Tom Tinaj me bashkëshorten, në qendër të fshatit Vermosh. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhe pas mesatës. Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha kanë nderuar ish-presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Berisha shoqërohej gjithashtu edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Homazhe për ish-presidentin kreu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari. I pari që nisi homazhet për Nishanin ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta. Sakaq, figura nga Partia Socialiste nderuan ish-presidentin. E para nga kabineti qeveritar ishte ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Nderimet për ish-kreun e shtetit, që u nda nga jeta disa ditë…

Read More

Prokurori i Rrethit Gjyqësor Krujë, Florian Bonjaku, pas kalimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk i ka përmbajtur emocionet, teksa shihet duke përqafuar dhe puthur në buzë partneren e tij. Edhe pse në prani të kamerave, partnerja e tij nuk ka nguruar që ta urojë për këtë vendim. Kujtojmë se ditën e sotme edhe prokurorja Alma Bramo ka kaluar vettingun.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin T. H., 42 vjeç, banues në Cakran, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në Cakran, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 69 fidanë narkotikë cannabis sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se autor i kultivimit të tyre është shtetasi T. H. Policia është vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Read More

I shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve. Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht. Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe…

Read More

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ishte i shpallur në kërkim për plot 23-vjedhje, të kryera në Gjermani. Andera Lezi, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman, ndërsa të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, Lezi i dërgonte në Shqipëri. Njoftimi i policisë: Vihet në prangat 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23-vjedhje. 30-vjeçari i ka kryer vjedhjet në Gjermani dhe pas dokumentimit të ketyre vjedhjeve nga autoritetet gjermane, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë…

Read More

Lia e majmunëve është një tjetër virus që ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në botë. Ekspertët vendas e shohin këtë sëmundje me risk të ulët për Shqipërinë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti i tha Gazetasi.al se ka një vaksinë për linë e majmunëve e quajtur MVA-BN. Kjo vaksinë është miratuar vetëm nga FDA, më 24 shtator të vitit 2019. “Duke qenë se rastet janë aq pak sa ç‘janë nuk kemi si t’i marrim për numra kaq të vegjël. Nuk duhet të merret paraprakisht vaksina sepse rrezikshmëria është pothuajse zero”, shpjegon Alimehmeti. Në kuadër të masave të marra, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha…

Read More