Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga ka rënë i riu F. S., i cili i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një gruaje. Njoftimi i policisë: I vodhi me dhunë një sasi lekësh dhe aparatin celular një shtetaseje, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 25 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh dhe një aparat celular shtetases M. G. Materialet…
Author: tirana
Ju mund të keni ndjerë se kohët e fundit gjithçka ishte kundër jush dhe me siguri për këtë është mjaft përgjegjës Mërkuri Retrograd, të cilin… ne presim se si dhe si ta lëmë pak nga jeta jonë. Megjithatë, yjet parashikojnë se 4 shenjat e mëposhtme të horoskopit do të jenë shumë të favorizuara në dashuri në verën që sapo ka filluar, ndaj përveç valixhet dhe udhëtimet, është mirë të filloni të ëndërroni shumë për atë që do të vijë. Pra, cilat shenja të zodiakut do të dashurohen këtë verë? Dashi Këtë verë, përgatituni të shkëlqeni me besimin tuaj. Kjo do t’ju…
Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka reaguar pasi çmimi i naftës u rrit me 248 lekë litri. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mziu thotë se çmimi i naftës po kap vlera rekord me urdhër të kryeministrit ndërsa shton se Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të naftës në botë. Xhelal Mziu bën po ashtu thirrje që qytetarët të reagojnë me revolta popullore ndaj këtij vendimi të Bordit të Transparencës. XHELAL MZIU NË FACEBOOK Qeveria e rilindjes rrit çmimin e naftës në 248 lekë/litër ose 2,01 Euro/litër, shifer historike! Sipas njoftimit të Bordit të Transparencës, kuptohet…
Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, pas shtatë javësh seanca. Në një deklaratë të publikuar menjëherë pas vendimit, Depp tha: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua u ndryshuan përgjithmonë. Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën. Unë jam vërtet i përulur.” Pas më pak se tre ditë diskutimi, juria i dha Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga 100 milionë dollarët që…
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur dy anije ruse në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur komanda operacionale “Jug” në Facebook, duke saktësuar se janë anije ushtarake ruse të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper. Këto anije ishin në gatishmëri për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi. Sipas të njëjtit burim, të cituar nga mediat, dje mbrojtësit ukrainas shkatërruan tre depo municionesh të pro-rusëve në Jug.
Kim Kardashian pranoi se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa do kjo e mbante atë të re dhe të bukur. “Do të provoj gjithçka,” tha ylli i “Kardashians”, për The New York Times në një intervistë të botuar të mërkurën. “Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mundem, “tha ajo me shaka. Natyrisht, nuk u desh shumë kohë që fansat të reagojnë menjëherë ndaj deklaratave të saj përmes rrjeteve sociale. “Pse mendoj se kjo…
Nga Marçel Hila I zhdukur: Atë Gjergj Suli, i ditëlindjes 1893, nga Lekli i Tepelenës. Pushkatuar më 1948. Njeri intelektual, prift i ritit unit, nga Tepelena. Kishte kryer studimet në gjimnazin “Zosimea” në Janinë dhe më pas në Amerikë. U rikthye në atdhe për të kontribuar për vendin. Gjergj Suli, kishte njohje me Fan Nolin, Faik Konicën dhe ishte i lidhur me shoqatën “Vatra” në Filadelfia. Luftoi kundër gjermanëve dhe italianëve. Ishte pro-amerikan dhe pro-anglez. U akuzua se: ishte i lidhur me Sillogun e Janinës dhe që kishte lidhje me ‘Ballin Kombëtar’, me krerët e bejlerëve, për përmbysjen e sistemit komunist.…
Arrestohet një 43-vjeçar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak. Në pranga ka rënë shtetasi K. K., banues në fshatin Muriqan, i cili është kapur nga Forcat “Shqiponja” në një lokal në fshatin Muriqan, Shkodër, me një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe disa fishekë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të amëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor…
Kur mendoni për lumturinë apo humorin e mirë me siguri medoni për ndonjë ritual që ju fal kënaqësi. Në përgjithësi burimet e kënaqësisë për njerëzit lidhen me ndonjë ushqim të shijshëm, një fundjavë në plazh apo terapi të ndryshme që ju bëjnë të ndiheni mirë. E megjithatë kur ndiheni të mërzitur duket sikur edhe aktivitetet më të preferuara për ju kthehen në monotone. Në gjendje të tilla mund ta keni më të vështirë se zakonisht të rregulloni humorin pavarsisht masave që mund të merrni. Sipas ekspertëve kjo ndodh sepse mund të jeni të lodhur nga stresi, nga ndjenjat e humbjes…
Deklarata e Aleksandar Vuçiçit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, ka indinjuar deputeten gjermane Renata Alt, e cila kërkoi ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit në lidhje me Kosovën për DW-në: “Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithësesi të tensionuar mes dy vendeve.…
Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërsa, ceremonia e homazheve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës. Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Nishani ka mbajtur edhe poste tjera…
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe shprehu solidaritetin e saj me Ukrainën dhe mbështetjen e saj për veprimet e Berlinit dhe partnerëve të saj, shkruan Reuters. Gjashtë muaj pas dorëheqjes si kancelare dhe politikane, dhe pasi u kritikua për politikën e saj ndaj Rusisë, kjo ishte dalja e parë publike që nga fundi i mandatit të saj, qartësisht në favor të Ukrainës dhe partnerëve perëndimorë. Ajo shprehu “solidaritetin me Ukrainën, e cila është sulmuar dhe pushtuar nga Rusia” dhe “mbështetjen e saj për të drejtën e…