Papa Françesku bëri thirrje këtë të mërkurë për zhbllokimin të menjëhershëm të porteve të Ukrainës për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit dhe për të shmangur një krizë globale humanitare. Duke folur para mijëra njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha se miliona njerëz vareshin nga gruri i Ukrainës. Ai shprehu “shqetësim të madh” për “bllokadën e eksporteve të drithit nga Ukraina, nga e cila varet jeta e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra”. “Apeloj me zell që të bëhet çdo përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe garantimin e të drejtës universale të…
Author: tirana
Policia e Rinasit ka sekuestruar disa pajisje nga dy shtetas britanik, të dyshuara si përgjues. Më konkretisht pajisjet janë: Radio Kenwood, bateri Nevada PSW-30H, amplifikator linear Expert. Britanikët, me profesion inxhinierë kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet. Nga një kërkim i thjeshtë në internet, nga kodet që duken në pajisje, rezulton se bëhet fjalë për produkte që bëjnë kapjen e valëve dhe transmetimin. Britanikët P. T, 61 vjeç, dhe C.M 46 vjeç, janë lënë të lirë ndërkohë që para hetuesve kanë deklaruar se i kanë pasur për qejf pajisjet dhe nuk kanë…
Në tre muajt e ardhshëm, qytetarët gjermanë do të udhëtojnë për vetëm 9 euro në muaj, një masë kjo që vjen si përpjekje për të përballuar rritjen e çmimeve. Të gjithë trenat, autobusët dhe metrotë lokale e rajonale janë të përfshirë në këtë iniciativë. Biletat e lira synojnë gjithashtu që t’i largojnë njerëzit nga automjetet. Ministri i Transportit, Volker Wissing, ka përshkruar biletën 9 euro në muaj si mundësi të madhe. “Është sukses pasi kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”, tha Wissin.
Nga sot, deri më 30 qershor, Shqipëria do të do të drejtojë Presidencën e Këshillit të Sigurisë, organi më i fuqishëm i Organizatës së Kombeve të Bashkua, me seli në New York. Ambasadori Ferit Hoxha prezanton prioritetet e Shqipërisë në Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Presidenca e Shqipërsisë do të zgjasë përgjatë gjithë muajit Qershor. Hoxha tha se programi i punë për muajin Qershor është i ngjeshur. “Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur. Sot kemi ngrënë mëngjesin tonë tradicional të Përfaqësuesve të Përhershëm dhe…
Astrologët parashikojnë se muaji qershor do të jetë më pozitiv dhe i favorshëm për këto tre shenja. Siç thonë ata, planetët do të jenë në një pozicion të tillë që do të sjellin lumturi dhe shumë bekime për të gjithë në fushën e financave dhe biznesit. Por vetëm këto tre shenja do të preken më shumë nga fati. Peshqit Qershori është muaji kur do të keni mundësi të fitoni shumë më tepër se në të gjithë muajt e mëparshëm. Do t’ju hapet dera e fushës së punës dhe karrierës dhe do të mund të jeni plotësisht të fokusuar dhe të…
Bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit në Radio Televizionin Shqiptar raporton para autoriteteve më datë 22.1.1986 se: “𝑛𝑗𝑒̈ 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑏𝑒̈𝑟𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑞𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑓𝑎𝑞𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑒𝑚𝑖𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑡𝑒𝑙𝑒𝑣𝑖𝑧𝑖𝑣 𝑝𝑒̈𝑟 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑛𝑠𝑚𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑇𝑒𝑙𝑒𝑣𝑖𝑧𝑖𝑜𝑛𝑖 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟.” Fëmija ishte fitues i një krijimi në revistën “Fatosi”, por burimi “ Kalaja”, rezident në TVSH, kishte zbuluar se gjyshi i fëmijës ishte në burg politik. Për këtë u bë mbledhje në RTSH dhe në shkollën nga vinte fëmija, se nuk ishin marrë masat e duhura për studimin e biografisë së vogëlushit. Sipas Sigurimit, edhe shkolla nga vinte fëmija, mësuesja e tij, kryeredaktorja e revistës…
Në këtë ditë feste për fëmijët, këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe ZaImina Vajsari, së bashku me fëmijët e tyre, kanë vendosur që të mblidhen dhe ta kalojnë këtë ditë nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Të shumta ishin postimet nga festa, por vëmendjen e madhe e mori fotoja e Çiljetës me djalin e Zaiminës. “Po të shtoj edhe një burrë të katërt”, shkruan Zaimina krahas fotos. Duke iu referuar kështu tre “burrave” momental në jetën e Çiljetës, djalit të saj, Fernandos, partnerit, Albanit dhe djalit të tij të vogël. Këtë foto e ka ripostuar më pas edhe këngëtarja në instagramin e saj. “Mu…
Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i tepërt i sheqerit është i njëjtë me përdorimin e disa lloje drogërash. Një nga hulumtuesit e këtij studimi, Masoor Shariff shprehet se qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën dhe me pjesë të tjera të trupit, dhe nëse ka ndryshim në strukturë kjo do të ndryshojë atë komunikim, duke ndikuar në sjelljen e njeriut. Profesoresha Selena Bartlett thotë se kur konsumojmë sheqer, truri jonë liron dopaminë. Dopamina gjithashtu lirohet kur përdorim drogë dhe na bën të ndjejmë kënaqësi dhe varësi ndaj asaj që kemi konsumuar. Pas një konsumimi afatgjatë të sheqerit apo…
Aktori Florjan Binaj është një nga mbështetësit e ‘flaktë’ të kauzës për mbrojtjen e lumit Vjosa. Së fundmi ka njoftuar se do të organizohet në Tepelenë koncerti ‘Vjosa Forever’. Mirëpo aktori është revoltuar me faktin se asnjë nga televizionet nuk kanë pranuar të flasin për këtë gjë. Binaj ka bërë një reagim të fortë në Instagram.
Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho shprehet se mazhoranca do ta zgjedhë që të shtunën Presidentin e ri dhe se ajo do të jetë një grua. Edhe pse nuk përmed një emër konkret, Braho deklaron se kreu i ri i shtetit do të jetë një ish-ministre që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. “Do zgjidhet në raundin e katërt, do jetë një zonjë që gjuante djathtas e priste majtas që ndërkombëtarët e kanë pranuar se pjesë të strukturave euroatlantike dhe që…
Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole deklaroi se duhet të identifikohen personat të cilët kanë lidhje me krimet e së shkuarës të Komunizmit dhe emrat e tyre të bëhen publik. Në një intervistë për News24, ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama nga mënyra se si përpiqet që të sjellë vëmendjen tek babai i tij i jep krahë grupit që glorifikoi diktaturën. Sipas saj, Rama duhej të pranonte dhe dënonte aktet e babait të tij. “Të identifikohen personat të cilët kanë lidhje me krimet e së shkuarës dhe emrat e tyre të bëheshin publik. Nëse do…
32-vjeçari shqiptar që u vra me thikë një javë më parë në Bristol të Londrës është identifikuar si Aranit Lleshi. Ai u vra pas një përleshjeje fizike me një grup të rinjsh. Ngjarja ndodhi në zonën e Brislington më 24 maj. Nga kjo përplasje mbetën të plagosur gjashtë persona, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore në spital, përfunduan në prangat e policisë britanike. Të arrestuarit janë Radian Lika, 35 vjeç dhe Nikoll Palaj, 28 vjeç, Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç.