Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.
Author: tirana
Sipas Feng Shui-t, portofoli duhet të jetë gjithmonë i rregullt në mënyrë që energjia e parave të jetë e favorshme. Prandaj, të gjitha gjërat e panevojshme duhet të hiqen nga portofoli dhe të lihet vend për disa të tjera që besohet se shumëfishojnë bollëkun. Kartëmonedha Mund të jetë ndonjë valutë e huaj që ju kujton një udhëtim të këndshëm apo një kartëmonedhë që keni marrë nga një person i dashur. Mund të jenë gjithashtu para që keni kursyer dhe më pas e përdorni si një simbol për të përmirësuar financat tuaja. Është e rëndësishme që kjo kartëmonedhë të ketë një…
Dy pajisje, të cilat dyshohet se janë përgjues, janë kapur pasditen e kësaj të mërkure në aeroportin e Rinasit. Pajisjet, të cilat ndodheshin në valixhet e dy britanikëve, dyshohet se mund të jenë përdorur për përgjime të paligjshme. Ato janë sekuestruar dhe po ekspertohen për të zbuluar nëse bëhet fjalë për përgjues apo jo.
Zbardhet dëshmia e ish-oficerit Nasi Gjika, lidhur me disa nga ngjarjet e jashtëzakonshme të ndodhura në periudhën 1974-1982, kur ai shërbeu si komandant i Kompanisë Autonome të Kufirit dhe më pas si shef i Stërvitjes në Degën e Brendshme të Shkodrës. Siç ishin arratisjet në Jugosllavi të Gjeto dhe Kanto Vushaj në vitin 1974, arratisja e një familjeje prej pesë personash, në vitin 1978, në vendin e quajtur Livadhi i Arushës, arratisja e Nikoll Hysajt (Gjeka), nga Vermoshi, në korrikun e vitit 1979, që arriti të kalonte kufirin në vendin e quajtur Gërxhare, e deri te vrasja e dy djemve…
Bora Zemani i ka uruar 1 qershorin djalit të saj, Arborit. Në udhëtime, pushime, me surpriza e momente gazmore, Bora ka ndarë videot më të bukura me Arborin duke u shprehur se ai është jeta e saj e vërtetë dhe pjesa që i mbush shpirtin plot. “Jeta ime e vërtetë! Ajo pjesa e bukur që më mbush shpirtin plot! Gëzuar i vogli im i madh sa bota! Gëzuar 1 qershorin kalamaja!”, shkruan Bora. View this post on Instagram A post shared by Bora Zemani (@borazemani)
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i konsideron provokime kërkesat e Ukrainës për armë të huaja. Sipas tij, synimi i Kievit është të përfshijë Perëndimin në konflikt. “Kërkesat për armë të huaja nga Ukraina janë provokime që synojnë të përfshijnë Perëndimin në konflikt”, tha ai. Sa i përket deklaratave të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell mbi ambiciet e BE-së për t’u bërë një fuqi ushtarake, Lavrov tha se i duken thjesht fjalë. “Por nuk ka tym pa zjarr”, theksoi ai, ndërsa shtoi se sanksionet që i kanë vendosur Rusisë më shumë po godasin Evropën sesa Rusinë. Furnizimi i SHBA…
Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar. Ministrja Kushi bën me dije se studentët që do të përfitojnë në universitete publike përjashtim tarifash dhe bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve, do të ndahen në 3 kategori. Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe…
Gjermania është tronditur nga një ngjarje e rëndë e abuzimit me fëmijë në qytetin Këln. Një babysitter 44-vjeçar, i cili kujdesej për fëmijët e vegjël në Këln, ka abuzuar seksualisht me 33 prej tyre, duke përfshirë edhe një të porsalindur, vetëm një muajsh. Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër iu besonin fëmijët e tyre, me të cilët ai abuzonte seksualisht. Mediat gjermane raportojnë se ai ka filmuar aktin dhe më pas i ka postuar videot në internet. “Nuk kam hasur kurrë një nivel të tillë barbarie çnjerëzore. Këtë nuk mund ta imagjinoja kurrë ”, tha drejtori i policisë së Këlnit, Falk Snaber i cili u shpreh i…
Nga Nedzad S.Hadzimusic “Eu Observer” Në rast se Bosnje Hercegovina do t’i mbijetojë krizës aktuale politike, atëherë kryeqyteti i saj, Sarajeva, duhet të ketë seriozisht mundësinë të rifitojë plotësisht lavdinë e saj të dikurshme, si qendra e ringjalljes rajonale menjëherë pas luftës së viteve 1992-1995. Ashtu si Ukraina, edhe Bosnja është e rrethuar nga vende që janë përpjekur vazhdimisht ta gllabërojnë, dhe të promovojnë mitin e brishtësisë së saj historike. Këto të fundit janë mundësuar nga politikanët nacionalistë të të gjitha anëve, por më shumë nga udhëheqës si lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, që po propozon ngritjen e…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, iu ka uruar të gjithë fëmijëve 1 Qershorin. Në një postim në “Facebook”, ministrja shkruan se data e sotme na kujton pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurt. “Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve kudo në botë! E sotmja është ditë për të festuar por edhe për të kujtuar pse duhet të punojmë dhe të luftojmë, për një botë më të mirë, më paqësore dhe të sigurt. #DitaeFëmijëve”, shkruan ministrja e Jashtme.
Këngëtari Robert Berisha, i cili u përfshi dje në një aksident, ka realizuar një video mesazh drejtuar ndjekësve të tij, përmes së cilës tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shprehet se një kamion i ka goditur makinën nga mbrapa, por fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda. “Po më shkruani shumë për një lajm që është publikuar, një aksident, shyqyr prej Zotit asgjë nuk kam, mbrapa më ka rrokur një kamion. Ja fala, aq. Me të mira”, tha Roberti.
Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për karburantet në vend. Kështu, sipas njoftimit çmimi me pakica i naftës do të jetë 248 lekë/litri, nga 239 lekë që ishte. Po ashtu, rritje ka pësuar edhe benzina, e cila në tregun me pakicë do të shitet 244 lekë/litri nga 237 që ishte. I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili do të shitet 90 lekë/litri. Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë…