Author: tirana

Floriana Garo, zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD i është përgjigjur me një postim në “Facebook” kryeparlamentares Lindita Nikolla, pas deklaratës së kësaj të fundit dhënë për “DW” lidhur më gjuhën që Berisha përdor në Kuvend, të cilën e quajti të “vrazhdë”. Në reagimin e saj, Garo thekson se Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në denoncimet e tij dhe se është një zë i fortë ndaj shkeljeve që kryhen. Reagimi i plotë Reagim lidhur me deklaraten e Znj. Nikolla. Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DW, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar…

Read More

Turqia ka hequr të gjitha kufizimet për hyrjen në vend nisur nga data e sotme. Dy ditë më parë në këtë shtet ishte e detyrueshme edhe mbajtja e maskës, ndërsa nisur nga dita e sotme të gjithë mund të hyjnë lirisht në shtetin turk. Testet e shpejta dhe ato PCR nuk janë më të nevojshme për të kaluar në kufi, raporton gazeta Hurriyet. Hyrja përmes të gjitha pikave kufitare ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare, tashmë nuk ka nevojë as për test negativ covidi e as për certifikatë vaksinimi. Më parë, ata turistë të cilët nuk ishin të pajisur me certifikatë…

Read More

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. “Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin…

Read More

Një automjet ka përfunduar mesditën e kësaj të mërkure në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit. Mjeti tip “Porsche” ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i tij, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Fierit. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Read More

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër ku 37-vjeçarja Leze Qosja është gjetur e pajetë në një kanal në afërsi të Bypassit në Shkodër. Abc mëson se gruaja ka lindur në Theth dhe mbiemrin e vajzërisë e ka pasur Shyti. Më pas ajo është martuar në Tropojë dhe ka marrë mbiemrin Qosja. Megjithatë, 37-vjeçarja ishte divorcuar nga burri me të cilin nuk pati trashëgimtarë. Shkak i divorcit është bërë dhuna dhe Lezja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Prej tre muajsh ajo jetonte te motra e saj, e cila ka bërë edhe denoncimin më…

Read More

Deputeti i PS Arben Pëllumbi foli sot mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Pëllumbi u shpreh se socialistët po përgatisin një listë të shkurtuar emrash mbi kreun e shtetit që do diskutohen në Kryesi dhe grup parlamentar. “Neve kemi nisur një proces brenda vetes, me propozime konkrete. Ka një listë emrash dhe po përgatitet lista e shkurtuar për t’u paraqitur në Kryesinë e PS. Se di a do jenë 10, 8, apo 12. Do diskutojmë faktin nëse duhet të dalim me një kandidaturë të vetme, apo disa kandidatura”, u shpreh Pëllumbi. Ndërsa u pyet mbi mundësinë…

Read More

Një debat i ashpër ka nisur në seancën gjyqësore të Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë. Dëshmitari i drejtësisë, Ervis Bardhi ka vijuar me rrëfimet për vrasjen nezir e Gentan Beqirit . Përpara gjykatës ai ka treguar se ka pasur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. “Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, është shprehur ai. Gjatë dëshmisë së tij ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner, dhe se gënjen…

Read More

SPAK jep pretencën për disa të pandehur të operacionit “Shpirti”. Të pandehurit akuzohen për “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. SPAK çoi disa vite më parë për gjykim dosjen. Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane. SPAK ka kërkuar: Ilirjan Duçellari…

Read More

 Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe e Henrik Hoxhës, dy vrasësve gjakftohtë dhe të pamëshirë, detyroi SPAK-un të lëshonte 32 urdhërarreste. Në daljen publike të shefit të kësaj Prokurorie dhe të kryepolicit të vendit u tha se u goditen 8 grupe kriminale, të cilët në shumë episode duket se veprojnë të ndarë vetëm në dy grupe që ndërveprojnë herë kundër njëritjetrit e herë mes vetes për të kryer vrasje me pagesë. Edhe pse që në momentin e operacionit të kryer disa ditë më parë, policia nuk ka mundur të arrestojë asnjë nga 14 personat e kërkuar dhe shumë të rrezikshëm, prokurorët…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin lidhur me një foto të një drejtuesi policie gjetur në celularin e tij. Mësohet se një foto e ish-shefit të Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u gjet në celularin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa diçka e tillë ka vënë në alarm hetuesit. Oficeri në policinë e Elbasanit që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Burime pranë uniformave blu i thanë A2 CNN se oficeri ka kërkuar mbrojtje, por diçka e tillë nuk i është dhënë, kjo me motivacionin se nuk ndodhet në rrezik për jetën.…

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi parishikon se situata në Partinë Demokratike do të vijojë të degradojë. Këtë deklaratë ish-Presidenti Bamir Topi e bëri në emisionin “Pikat mbi i” në News 24. Ai theksoi se rikthimi i Berishës është një rikthim për halle personale, në një kohë kur politika shqiptare e ka domosdoshmëri rotacionin e elitave. “Sipas meje si një mjek njeriu duhet ta thotë diagnozën ashtu siç e shikon. Pasi nëse nuk e thotë ashtu siç është nuk ndihmon as veten e tij as pacientin. Diagnoza në rastin e PD-së është një diagnozë e disfavorshme. Ka një sigël që po e kalon…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”. Bëhet fjalër për Samuel Troshanin. Blutë bëjnë me dije se ata janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet. Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar nga qytetari, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin ngë aty, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete. Bëhet fjalë për një…

Read More