Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës , P. Zh, është arrestuar këtë të mërkurë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe R. A juriste në ASHK Sarandë, dhe A. A, me profesion noter.
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Në lidhje me këtë, Kurti u ka kërkuar të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë çështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor. Kujtojmë se mbledhja e fundit e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar e cila ishte mbajtur në qytetin e Elbasanit.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Qershor 2022: V E N D I MPËR SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, Z. BUJAR NISHANI, ISH-PRESIDENT, ISH-MINISTËR DHE ISH-DEPUTET Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe në vijim të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.420, datë…
Ermal Mamaqi tashmë zotëron disa biznese ndërsa po zhvillon edhe trajnime për të mësuar njerëzit se si të bëhen të suksesshëm. Duke u kthyer pas në kohë, ai ka rikujtuar fjalët që mësuesja e tij i thoshte kur ai ishte në shkollën 9-vjeçare. Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, Mamaqi shprehet se mësueja e tij i ka thënë dikur që nuk do të bëhet asgjë në jetën e tij. Më tej ai vijon duke thënë se se Sot ai i mëson njerëzit të bëhen të suksesshëm si ai. “Mu kujtua një zysha ime e 9-vjeçares që më…
Ekspertët theksojnë se është koha për të parë nëse Partia Socialiste në pushtet do të marrë në shqyrtim kandidatet e propozuara nga shoqëri civile, siç është Përparim Kalo. Kuvendi i Shqipërisë ka përdorur edhe raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili u mbyll pa propozuar asnjë kandidature, dhe tashmë mundësitë e mundësitë e opozitës për të propozuar një kandidat konsiderohen te shteruara. Vijimi në dy raundet e ardhshme do të thotë se tani Partia Socialiste në pushtet mund të votojë një kandidat të zgjedhur prej saj me shumicë të thjeshtë, pa votat e opozitës.…
Turqia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të ndryshuar emrin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Njoftimi ka ardhur nga ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu. “Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në njoftimin e Çavuşoğlu. Qeveria e Ankarasë ka nisur një fushatë kombëtare për reklamimin e emrit të ri, e cila ka përfshirë 30 milionë njerëz. Edhe produktet që prodhohen në këtë…
Detaje befasuese dalin në dritë nga historia e tradhtisë në Librazhd, që bëri xhiron e rrjetit. Gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur” bëri me dije live, në prani të nënës së vajzës së dhunuar, se kjo e fundit nuk ia kishte numrin e telefonit bashkëshortit në Gjermani. Mësohet se ata komunikonin përmes mesenger. Këtë fakt e pohoi edhe nëna e vajzës. Kujtojmë se vajza e re nga Librazhdi u kap në flagrancë nga vjehrri dhe vjehrra e saj dhe nga njerëzit e burrit, në dhomën e gjumit me të dashurin e saj.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Italia për udhëtimet drejt këtij vendi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se autoritetet në Itali kanë vendosur, që duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.
Një tjetër kryebashkiak i Ukrainës që ishte kapur peng nga forcat ruse është liruar. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Melitopol. Njoftimi është bërë nga autoritetet ukrainase shkruan AlJazeera. Sipas presidentit dhe parlamentit ukrainas, Ivan Fedorov u rrëmbye të premten nga ushtarët rusë që pushtuan Melitopolin, një qytet që ndodhet mes Mariupol dhe Kherson, kjo pasi ai refuzoi të bashkëpunonte me armikun.
Afganët e strehuar në Shëngjin rrezikojnë të dëbohen nga hoteli ku janë vendosur,. Ata kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë. Kjo për shkak se një nga pesë organizatat nuk kanë paguar detyrimet e hotelit ku edhe i kanë vendosur. Protestën e kanë organizuar me synimin për të gjetur një zgjidhje se çfarë do të bëhet me fatin e tyre.
Papa Françesku në një dalje publike bëri me dije se po ndjek me shqetësim të madh situatën në Ukrainë, veçanërisht atë në porte. Kreu i Vatikanit gjithashtu bëri apel për heqjen e bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina duke thënë se ushqimi kryesor nuk duhet të përdoret “si një armë lufte”. “Jetët e miliona njerëzve varen nga eksporti i grurit, “veçanërisht midis vendeve më të varfra”, tha Papa, duke shtuar: “Bëj një apel të përzemërt që të bëhet çdo përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të garantuar ushqyerjen, si një e drejtë universale e njeriut. Ju lutemi, mos…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar devijimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit dhe bllokimin e rrethrrotullimit të Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri”. ARRSH bën me dije se devijimi do të bëhet në përputhje me grafikun e punimeve për asfaltimin e rrugës. Bllokimi do të nisë nga dita e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Njoftimi i ARRSH Njoftim mbi bllokimin e përkohshem të trafikut në rrugën “Alajdin Frashëri”. Në Unazen Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve, do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”. Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në…