Author: tirana

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 30-vjeçares Veriana Gega, e cila u arrestua sot nga policia e Tiranës për mashtrim. Ndaj të resë ishin depozituar 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vajzës. Duke iu referuar hetimeve, Çelmeta raporton se 30-vjeçarja iu ka marrë qytetarëve shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar. Shumica e qytetarëve të mashtruar janë nga qyteti i Tiranës dhe i Elbasanit. Denoncimi i fundit ndaj 30-vjeçares për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë…

Read More

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur makina që mban arkëmortin e ish-presidentit Bujar Nishani kalon në pikën kufitare të Morinës. Në videon shihet se si punonjësit e policisë së Kosovës nderojnë ish-presidentin, duke respektuar protokollin. Në sfond dëgjohen edhe të shtëna me pushkë, simbol në këto raste për të kujtuar një ish-drejtues shteti si dhe ish-ushtarak. Kujtojmë se ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta në një spital në Gjermani. Pasi të mbahen sot homazhet në Presidencë, Nishani do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Read More

Bosi shqiptar i drogës, Bashkim Osmani u lirua nga burgu në mbrëmjen e së martës, më 31 maj, pasi pagoi garancinë pasurore, prej 400 mijë eurosh. Organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e së mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar pasi qëndroi për pothuajse tre muaj në qeli. Por po ashtu, gjykata në Palma lëshoi edhe një sërë masash paraprake që të cilat duhet të ndiqen me përpikmëri, si psh: Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, për të garantuar qëndrimin e tij në ishull, iu konfiskua…

Read More

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sugjeron forcat politike që në reformën e ardhshme zgjedhore të sanksionojnë që numërimi i votave për nxjerrjen e rezultatit të bëhet në vendin ku votohet. Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve gjatë ditës së djeshme, kreu i KQZsë u shpreh se në qendrat e votimit tani ka kamera dhe siguria e procesit është më e lartë, ndaj numërimi në vend do të shkurtonte kohën e nxjerrjes së rezultatit. “Përbërja e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta duhet të rikonsiderohen, të kenë anëtarë nga KQZ, pra, të ketë një përgjegjësi të drejtpërdrejtë të…

Read More

Sot në Komisionin e Ligjeve menjëherë pas fjalës së z. Celibashi, në përfundim të seancës dëgjimore, kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka, i bëri thirrje opozitës që të depozitojë anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore në mënyrë që të mos ndodhë si më parë që të miratohen ndryshimet ligjore pak kohë para zgjedhjeve. “Komisioni do duhet të mblidhet sa më shpejtë dhe të mos gabohet si gjithmonë shumë pak muajve para zgjedhjeve dhe më pas vendosim në vështirësi KQZ. Ne s’duhet të humbim kohë dhe opozita të çojë përfaqësuesit e vet për Reformën Zgjedhore. Kemi shumë ndihmë nga partnerët. Duhet…

Read More

Një i ri nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier ndaluan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Kallm i Madh, Fier, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, një shtetase të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 59 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga këto struktura u referuan materialet në…

Read More

Ishte çështje e mbyllur por tashmë është zyrtare: Milan ndryshon pronësi, nis era RedBird. Marrëveshja është mbyllur për një shifër prej 1,2 miliardë euro, ndërsa ka qenë vetë klubi kuqezi që ka bërë publik një lajm të tillë për tifozët. Numri një i këtij fondi, Garry Cardinale, ka nisur menjëherë punën për të ndërtuar Milanin e ri. Fillimisht Cardinale është takuar me presidentin kuqezi Paolo Scaroni dhe më pas me administratorin e deleguar Ivan Gazidis. Cardinale ka pasur dhe një takim me përfaqësues të pushtetit lokal për të diskutuar mbi mundësinë e stadiumit të ri. Në lidhje me ekipin dy…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për DW, Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë. DW: Z.Kraja, para pak ditësh ka pasur një operacion të rëndësishëm nga SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. Pati disa urdhër-arreste, disa persona në kërkim, të akuzuar për ngjarje shumë të rënda kriminale, mes tyre dhe emra punonjësish policie dhe avokatësh. Pa dashur të përmend emra dhe raste specifike, sa e lidhur…

Read More

Maksim Debrova, i riu nga Elbasani ndërroi jetë pak ditë më parë gjatë punës në ndërtim në zonën e Milotit ku ishte i punësuar te kompania “Eral Construction”. Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia inxhinierin e kësaj kompanie, Mondi Turhani i cili tha se 34-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me subjektin në fjalë. Por familjarët e viktimës thonë të kundërtën. Gazeta Panorama ishte sot në banesën e Maksim Debrovës ku motra dhe bashkëshortja e këtij të fundit thonë se kanë fakte që provojnë se i afërmi i tyre punonte në ndërtim. Motra e viktimës shprehet se i vëllai i dërgonte…

Read More

Gjatë një interviste me BBC-në, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se mbështetja e Europës për Ukrainën do të vazhdojë. I pyetur për frikën e shprehur nga disa ukrainas se mbështetja europiane ishte ngadalësuar gjatë javëve të fundit, ai tha: “Ne kemi ndaluar importet e naftës ruse. Më shumë se 90% do të ndalojë deri në fund të 2022. Dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake. Mos harroni se ne kemi reduktuar 90% të të ardhurave të Rusisë nga nafta,” shtoi ai. Për sa i përket furnizimit me armë, ai tha: “Rrjedha e armëve që…

Read More

Nga Mitro Çela 11.9.2001 ME AZEMIN NË ROMË DHE ATHINË 1.Plepat e gjeneralit italian: Ramponi 10 Qershor 1992. Ne ishim në Romë Azemi, Filipi dhe unë. Në orën 12 u futëm në zyrën e Andreotit. Na shoqëronte ambasadori, Dash Dervishi. Ditën e dytë vizituam Vatikanin. Ditë e tretë shkuan në zyrën e gjeneral Ramponit, komandant I Xhandarmarisë Italiane. Gjenerali na priti në paradhomë. I gjatë. I hollë. Me kostum dhe flokë të thinjura, më shumë të kujtonte një aktor kinemaje se sa një gjeneral plicie. Gjenrali:-Në fillim do të dalim në ballkon. Duke soditur natyrën, si puna e Budës, dua…

Read More