Ili Muho, drejtuesi i automjetit që u përplas mbrëmjen e kaluar me një zetor, ku për pasojë humbi jetën 32-vjeçari Harallamb Stamati, është arrestuar. 32-vjeçari ishte banor i fshatit Kakavijë. Kujtojmë se ngjarja ndodhi të martën në aksin Gjirokastër-Kakavijë, rreth orës 21:10,.
Author: tirana
Një rast i tentativës për shitjen e lëndë eksplozive është parandaluar në Durrës. Policia bën me dije se ka sekuestruar 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram. Në pranga është vënë poseduesi i tyre R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës. I riu u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transportuar tritolin me qëllim shitjen. Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Kulla”. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të shitur lëndë eksplozive tritol. Sekuestrohen 4 kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram. Vihet në pranga poseduesi i…
Përmes të njëjtit vendim Gjykata e Posaçme dënoi me burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, por edhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia. Hasa akuzohej nga SPAK për marrje ryshfeti në këmbim të pushimit të hetimit ndaj një të akuzuari për plagosje. Gjykata e fajësoi Hasën për “korrupsion” dhe e dënoi me 3 vjet burg, dënim që u ul në 2 vjet prej gjykimit të shkurtuar. Ish-prokurori, i shkarkuar nga vetingu teksa ishte në paraburgim, nuk do ta vuaj këtë dënim në qeli, pasi gjykata e konvertoi në 4 vjet shërbim prove dhe i dha dritë jeshile daljes…
Atleti shkodran, Izmri Smajlaj i është nënshtruar një operacioni në Itali, pasi dëmtoi gjurin në stadiumin “Loro Borici”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se gjithçka ka shkuar shumë mirë, megjithëse në momentet e para mendonte se karriera e tij u mbyll. Sakaq, Izmiri zbuloi se aktualisht po ndjek seancat e fizioterapisë derisa të rikuperohet dhe të rikthehet në pistë. “Ka qenë momenti më i vështirë në jetën time, sepse ishte një garë në vendin tim dhe isha para shumë sfidave botërore. Për momentin mendova se karriera ime mbaroi, por do të rikthehem më i…
Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, tha më 1 qershor se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank. Ndalesa i pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët. FINMA ka vendosur masat ndaj filialit të Sberbankës në Zvicër më 4 mars, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke iu bashkuar shumë shteteve perëndimore që sanksionuan Moskën. Më pas autoritetet zvicerane vendosën që këto masa të zgjateshin deri më 31 maj, por vendimi i sotëm bën që këto masa të…
Shqipëria merr sot për herë të parë drejtimin në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këtë ditë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si historike për vendin, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në një video-mesazh të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se më 2 qershor ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë do t’i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Po ashtu, Rama shprehet se Shqipëria është tashmë e privilegjuar që mund t’u japë zë bindjeve të saj…
Prostitucioni edhe pse shpesh herë është goditur ende vazhdon të lulëzojë duke gjetur 1001 mënyra për ushtrimin e tij. Fiks Fare zbuloi në një lokal pranë burgut 313 në Tiranë, që pronarja Moza, organizonte prostitucion. Ajo mban rrotull saj vajza e gra, që më pas i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 30-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual. Për ta vërtetuar këtë gjë me figurë dhe audio bashkëpunëtorët e Fiksit paraqiten tek lokali i Mozës. Si pronare ajo i ulet në tavolinë çdo klienti për t’i respektuar, të njëjtën gjë bën edhe më bashkëpunëtorët e Fiksit.…
Kreu i qeverisë deklaroi se paraburgimi në Hagë ishte si një spital i madh dhe i mirë. Fevziu: Ishte hera e parë që hyje në një burg? Rama: Po e para. Fevziu: Si t’u duk? Rama: Me thënë të drejtën, po të mos kesh parasysh të gjitha dyert që hapen, aty ishte si një spital, madje një spital goxha i mirë. Ato dyert që hapen dhe mbyllen, ato muret rreth e rrotull, nuk ka asgjë për t’u impresionuar pozitivisht. Rama ka komentuar dhe marrëdhënien që ka pasur me Hashim Thaçin. Fevziu: Çfarë të përbashkëte keni me Thaçin? Rama: Gjithmonë kemi pasur një kuptim me sy. E…
Kamerat kanë depërtuar brenda qendrave të masazhit të cilat janë hapur si kërpudhat në Tiranë, dhe mund t’i gjesh kudo. Por ajo që është më shqetësuese nuk është shërbimi për të cilin janë hapur këto qendra, por “asortimentet” që të ofrohen sapo futesh brenda tyre. Pas një video-denoncimi të mbërritur në “Piranjat” ku një klienti në një qendër masazhi në Tiranë përveç pjesë së parë të shërbimit i ofrohet një “happy-end”, por gjithmonë duke shtuar shumën e parave, ka nisur dhe misioni i agjentëve tanë,. Në video siç dëgjohet dhe shikohet masazhatorja përveç masazhit i ofron edhe seks oral klientit,…
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës ka arrestuar Verjana Gegën. Vënia e saj në pranga është bërë edhe me urdhër prokurorie. Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të pakten 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë. Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit. Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh…
“Kam në pronësi një bar kafe në zonën e Mulletit, në të cilin kam filluar të bëj disa restaurime, si ndërrime pllakash. Pasi i kam mbaruar këto punime, në lokal erdhi një punonjës policie me uniformë, i identifikuar si shtetasi me iniciale B.G., me detyrë oficer pranë Stacionit të Policisë Farkë”. Kështu e nisi rrëfimin dy vite më parë pranë SHÇBA-së, qytetari F.A., i cili tregoi se ka komunikuar me babanë e tij në lidhje me pedanën e restauruar. Megjithëse familjarët i kanë treguar lejen e miratuar nga Njësia Administative Petrelë, punonjësi i policisë i ka thënë se ata duhej…
2.3 mln lekë të vjetra gjoba kishte pronari i kësaj BMW X3. Gjobat ishin akumuluar prej vitesh dhe vetëm pasi policia e ka zbuluar dhe i ka bllokuar automjetin e ka bërë këtë të fundit t’i paguajë. Ai ka shkuar dhe ka bërë pagesën e 141 gjobave, të marra nga viti 2020 deri ne vitin 2022 U paguan të gjithë gjobat sot në vlerën 229. 960 lekë.