Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë franceze pasi janë rrahur me njëri-tjetrin me shkop bejsbolli në mes të qytetit Brest të Francës. Sipas dëshmitarëve që panë gjithë skenën e dhunës, një prej makinave kishte bllokuar rrugën në qendër të qytetit dhe njëri prej shqiptarëve kishte dalë nga makina e tij dhe ka rrahur me shkop bejsbolli bashkëatdhetarin e tij duke i thyer edhe krahun. Për hetuesit, i plagosuri kishte rrëfyer se: “Donin të më fusnin në bagazhin e makinës së tyre”, shkruajnë mediat franceze. Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se shqiptarët, “sillen sikur të ishin në Shqipëri”. Vetë i…
Author: tirana
Këngëtari dhe ish-banori i BBV, Sabiani ka qenë së fundmi në vëmendjen e mediave rozë për prishjen e miqësisë me Ilir Shaqirin, por ai ka postuar së fundmi një video në InstaStory ku na ka emocionuar të gjithëve dhe na tregon se lidhjet e gjakut janë shumë herë më të forta se ato të miqësisë pavarësisht deklaratave “Vllai im” apo “100 milionëshi im”. Ai ka postuar momentin në aeroport ku është duke pritur vajzën e tij, Kejsi me të cilën edhe brenda shtëpisë tregoi se është shumë i lidhur. “Kush më erdhi mua” – dëgjohet të thotë Sabiani në video teksa…
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se PAA do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me anë të një postimi në Facebook, Duka ka bërë me dije se kjo parti është e hapur për të bashkëpunuar me lëvizje të reja, apo forca të reja politike që do të debutojnë në një garë elektorale. Ndërkohë, situatën politike në vend, Duka e quajti një dominancë absolute dhe arrogante në nivel vendor nga mazhoranca socialiste, ndërsa në lidhje me opozitën, ai tha se është e destabilizuar si pasojë e luftës së brendshme. Postimi i plotë: Partia Agrare Ambientaliste…
Zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash, të cilat mbeten shenjë goxha gjatë. Për të parandaluar krijimin e këtyre shenjave, zgjidhja ideale do të ishte përdorimi i një deodoranti pa alumin. Pasi e aplikoni në zonën e sqetullave, prisni pak derisa të thahet e më pas vishni bluzën. Por, ka edhe raste kur mund ta keni me nxitim dhe nuk prisni dot derisa antidjera të thahet natyralisht. Në këto situata, mund t’ju vijë në ndihmë një tharëse flokësh për të kursyer kohë. Nëse njollat tashmë janë krijuar, ka një metodë shumë të thjeshtë për t’i…
Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit, (për vendet e lira në Policinë Bashkiake), e cila do të zgjasë, deri ne datë 06.06.2022. Për pozicionin Inspektor janë 8 vende të lira, kurse për pozicionin Polic 108 vende të lira.”Ftojmë të gjithë qytetarët, që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të komunitetit dhe të Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, të konkurojnë, pët t’u bërë pjesë e këtij Institucioni, duke ju…
Partia Agrare Ambientaliste do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i kësaj force politike, Agron Duka njoftoi se PPA do të futet në lokalet e 2023 jashtë koalicioneve. Për Agron Dukën, platforma e është e qartë dhe ajo konsiston në krijimin e mekanizmave që modernizojnë bujqësinë, rrisin prodhimin dhe standardet e cilësisë. Postimi: Partia Agrare Ambientaliste do të futet në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 jashtë koalicioneve politike. Kryesia e kësaj partie vendosi që në këto zgjedhje PAA të prezantojë filozofinë dhe identitetin e saj, si një parti me fokus agrar e mjedisor. PAA…
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka zotëruar skenat në të gjithë Evropën në turneun e saj “Future Nostalgia”, është kapur së fundmi në Firence, duke shijuar një akullore. 26-vjeçarja dukej e veshur plot stil, me një minifund dhe një xhaketë sportive ngjyrë krem. Ajo mbante një çantë të vogël rozë me tema dhe një palë taka stiletto të zeza.
Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, tashmë ka arritur në Merdarë dhe i njëjti pritet të vazhdojë rrugën e tij drejt pikës kufitare me shtetin e Shqipërisë në Morinë. Pamjet e momentit mund t’i ndiqni më poshtë:
Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin mbi publikimin e pamjeve, ku vjehrri dhe vjehrra i publikuan nuses së djalit videon e tradhtisë. Në reagim theksohet se këto pamje janë të rrezikshme dhe cenuese të të drejtave themelore, ndaj kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cenuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik, si dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës e sigurisë së 20-vjeçares. REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT: AVOKATI I POPULLIT SHPREH SHQETËSIMIN MBI FUSHATËN POSHTËRUESE TË NDËRMARRË NDAJ NJË QYTETAREJE NË…
Ndeshja e Play Out mes Egnatias dhe Korabit është shoqëruar me tension. Në fund të takimit, të dyja skuadrat janë përfshirë në një zënkë masive, teksa për të qetësuar situatën është dashur ndërhyerja e policisë.
Identifikohet 37-vjeçarja që u gjet pa shenja jete këtë të martë pranë një kanali në Bypass-in e qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për L.Q., banuese në zonën e Dobraçit. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Mësohet se 37-vjeçarja është larguar nga banesa e saj në Dobraç disa ditë më parë. Ka qenë e motra ajo që ka bërë denoncim në polici më 18 maj, se L.Q. ishte larguar nga banesa që prej 8 majit dhe nuk ishte rikthyer më.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale reagon për ngjarjen e rëndë në Librazhd, ku vjehrrit i publikuan nuses së djalit videon e tradhtisë. Reagimi i plotë: Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë dhe liri themelore e njeriut, po monitoron me kujdes veprimtarinë e organeve mediatike dhe/ose portaleve online gjatë ditëve të fundit, në lidhje me cenimin e jetës private të qytetarëve. Duke marrë shkas nga pasqyrimi mediatik i një…