Duke filluar nga nesër, më 1 qershor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit apo tampon. Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për të paraqitur certifikatën e vaksinimit apo testin PCR skadon më 21 maj. Sipas deklaratës së ministrit, duke filluar nga data 1 qershor, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u…
Author: tirana
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin. Ajo u prit nga Presidentja e Bundestagut, me të cilën bisedoi mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor. Pasi e falenderoi Presidenten Bas për pritjen, Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik.
Këngëtari indian, Sidhu Moose Wala, i cili u ekzekutuan nga persona ende të paidentifikua, është qëlluar me 24 plumba. Gjashtë persona janë arrestuar, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e 28-vjeçarit. Nga zbardhja e raportit të autopsisë, janë gjetur shenja të plumbave në gjoks, këmbë dhe bark. Mijëra admirues janë mbledhur në afërsi të shtëpisë së tij për të bërë homazhe. Ditën kur ndodhi krimi, këngëtari ishte duke drejtuar mjetin e tij, kur një tjetër automjet, i cili e kishte ndjekur, i ndërpreu rrugën dhe personat që ndodheshin në të hapën zjarr nga dritarja, duke qëlluar me…
Ministrja Frida Krifca ka mirëpritur pjesëmarrrës nga shoqata të ndryshme në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural. Takimi mes palëve zhvillohet për të çuar përpara procesin e krijimit të Grupeve Vendore të Veprimit. Pas miratimit të ligjit në Parlament, këta aktorë kanë mundësinë e financimit për të realizuar ndërhyrje të nevojshme zhvillimore në komunitetet lokale ku do të veprojnë. Ministrja Krifca informoi se Programi IPARD III, i cili tashmë ka marrë miratimin në Bruksel do të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë target grup nëpërmjet Qasjes “Leader”. Në këtë masë, GVV-të e krijuara do të kenë mundësinë…
Çdo zyrtar publik apo i zgjedhur do të verifikohet për raportin me alkoolin, spiunazh dhe tendenca kriminale, para se të pajiset me certifikatë sigurie. Drafti për mbrojtjen e sekreteve të shtetit, të BE, NATO dhe SHBA, do të shkojë në Kuvend për t’u kthyer në ligj, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1999. Miratimi i projektit sipas përmbajtjes së aktuale, do të sillte si rrjedhojë përjashtimin e disa deputetëve nga e drejta për t’u njohur me informacionin e kualifikuar. Përpos të tjerave, nisma ligjore parashikon revokimin e certifikatës së sigurisë dhe heqjen e të drejtës për t’u njohur me informacionin sekret,…
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre nëse është e nevojshme, për t’i përmbushur kërkesat e Turqisë dhe për të fituar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s, duke përforcuar kërcënimin për të vënë veton ndaj një zgjerimi historik të aleancës. Më 13 maj, Turqia kundërshtoi anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO me arsyetimin se dy shtetet nordike po strehonin persona të grupeve që i përcakton si terroriste, përfshi dhe Partinë e Punës së Kurdistanit (PKK), dhe sepse ata ndalën së eksportuari armatime në Turqi në vitin…
Kryeministri Edi Rama ka takuar në New Jork Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Rama publikon pamjet e takimit në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa thekson se ka diskutuar me të për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB. “New York, Kombet e Bashkuara – Kryeministri Edi Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB”, shkruan Rama.
Trajneri Alban Bushi ka dalë në një konferencë shtypi, ku ka folur për sfidat me Anglinë dhe Kosovën. Ai ka folur edhe për të ardhmen e Kombëtares U-21, duke pohuar se fokusi do të jetë në Angli për talente. “Nuk kemi më shanse për të kaluar më tej, por nuk tolerojmë. Nuk ka rëndësi klasifikimi, por loja e bukur. Jemi të mobilizuar. Është fundi i sezonit dhe lojtarët duan pushime, por nuk janë si Kristiano Ronaldo që bën 60 ndeshje dhe do pushim. Kanë nevojë për pak pushim. Kemi humbur në dy ndeshjet e fundit edhe nga fati. Jemi mundur…
Evi Kokalari, aktivistja dhe mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i është drejtuar me tone të ashpra deputetit demokrat, Belind Këlliçit. Ajo ka shpërthyer me akuza të forta ndaj tij, duke i thënë: “Turp të të vijë që orientove votat për Kryesinë e PD”. Madje, ajo ka paralajmëruar se do të flasë me emra dhe fakte, në rast se kandidaturat dhe votat e të premtes manipulohen. “Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di…
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon. “Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç. Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por…
Ukraina e konsideron një masë jo të mjaftueshme sanksionet e vendosura kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian. Ihor Zhovkva, Nënkryetari i zyrës së Presidentit ukrainas, u shpreh se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe se Ukraina “nuk është e kënaqur”. “Nëse më pyesni mua, unë do të thosha shumë ngadalë, shumë vonë dhe definitivisht jo mjaftueshëm. Ukraina nuk është gjithashtu e kënaqur me ritmin e dërgesave të armëve nga Perëndimi. Ne besojmë në premtime”, deklaroi Zhovkva. Një ditë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se SHBA nuk do ta furnizojnë Ukrainën me…
Ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve në zonën e Niklës, pas operacionit të policisë të koduar “Agimi” i cili nisi në maj të vitit të shkuar. Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë. Prej majit të vitit 2021 janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ndërsa ditën e sotme është bërë ekzekutimi i masës së sigurisë për një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasin: M. K., 62 vjeç, banues…