Këngëtarja Jennifer Lopez iu është drejtuar fansave të saj me një letër “On the JLo”, përms së cilës tregon për rëndësinë e gjumit më shumë se shtatë orë në ditë. Ajo shprehet se si kur ishte në të njëzetat, filloi të shfaqte probleme më shëndetin, për shkak të gjumit të keq dhe mbingarkesës në punë si pasojë e karrierës. “Kishte një moment në jetën time ku flija tre deri në pesë orë në natë. Do të isha në xhirime gjatë gjithë ditës dhe në studio gjatë gjithë natës dhe xhiroja video në fundjavë…Isha ulur në një rimorkio dhe e gjithë puna…
Author: tirana
Edukimi seksual në shkolla, mungesa e komunikimit në familje si dhe burimet njerëzore të kufizuara në institucione publike, janë disa nga shkaqet kryesore që privojnë adoleshentët nga shëndeti seksual dhe riprodhues. Shoqata “Together for Life” prezantoi sot një raport analitik mbi këtë problematikë. Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësuese të Ministrisë së Arsimit, të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtoresha shkolle, psikologë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në tryezë u diskutuan gjetjet e studimit dhe u vendos theksi tek rëndësia e edukimit seksual në shkolla, gjë e cila mungon sot. Po ashtu u diskutua nevoja për edukimin e mësuesve për këtë temë.…
Cubi Metkaj këtë të martë ishte e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin teksa ndau përvojën e rikthimit në teatër pas shumë vitesh. Gjatë bisedës tha se shfaqja “Kukulla” vazhdon këtë javë për shkak të pritjes pozitive nga publiku. Lidhur edhe nga subjekti i ‘Kukulla’, Ermali e pyet nëse kjo ishte një shfaqje që do të shkundte publikun. Aktorja tha se “ne nuk kemi ndryshuar aspak në koncepte, në mentalitet ne jemi njësoj. Po të dalësh jo shumë larg metra njerëzit kanë mbetur ende me botëkuptime të tilla”. Ermali sërish e pyet nëse vazhdon të shihet goca dhe…
Politikani opozitar, Aleksei Navalny, tha se është njoftuar nga hetuesit se ai përballet me akuza të reja për “krijimin e një grupi ekstremist” në lidhje me Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit dhe grupet e tjera që janë të lidhura me të. Përmes një serie postimesh më 31 maj në Twitter, përmes së cilave ai u tall me zyrtarët rusë për një sërë rastesh që po ngrihen kundër tij, kritiku i Kremlinit tha se ai po akuzohej zyrtarisht për krijimin e Fondacionit Kundër Korrupsionit, institucion që ka ekspozuar korrupsionin midis zyrtarëve, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin. “Ndoshta Putin nuk më…
Aktorja amerikane, Margaret Qualley dhe këngëtari Jack Antonoff janë fejuar. Ishte Qualley ajo që e bëri të ditur lajmin përmes disa fotove të ëmbla që shpërndau në “Instagram” të martën. “Oh, unë e dua atë”, ka shkruar 27-vjeçarja krahas fotove. Qualley dhe Antonoff konfirmuan se janë bashkë në gusht 2021. Asokohe, dyshja e famshme u panë duke u puthur në New York. Shtatë muaj më vonë, dyshja morën pjesë së bashku në Critics’ Choice Awards.
Çmimet e naftës kanë shënuar sërish rritje, pasi liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse, sipas BBC. Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta në dy muaj. Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjatë muajve të fundit, pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar. Rusia aktualisht furnizon 27% të naftës së importuar të BE-së dhe 40% të gazit të saj, dhe çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e…
Një punonjës policie ka aksidentuar një 38-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të martë në Vlorë. Efektivi, E. Sh., duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motor, ka përplasur aksidentalisht J. M., në bulevardin e qytetit. Nga kjo përplasje, ka mbetur e lënduar këmbësorja, si dhe një tjetër punonjës policie, i cili ndodhej si pasagjer në motor. Të plagosurit ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Pedagogu dhe analisti Mark Marku, ka folur për situatën e krijuar në PD pas marrjes së drejtimit të partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, nuk është se Basha i cënoi standardet demokratike në PD, por ato kanë qenë të kultivuara që nga vitet 1992. “Ai model sjellje aty ishte i kultivuar. Modeli i nënshtrimit, modeli i konsiderimit të kritikës si armiq. Është i kultivuar me kohë. Ka gati një vit që PD është gati në përplasje civile. Çfarë përplasje idesh kemi pasur?! Janë fokusuar të gjitha te personi, ky bën, ky nuk bën”, u shpreh Marku. Duke folur në…
Një vajzë është gjetur pa shenja jete këtë të martë në Shkodër. Nuk dihet ende mosha dhe identiteti i viktimës, por mësohet se në trupin e të resë dallohen shenja dhune. Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë dhe një ekspertize mjeko-ligjore për të zbardhur më shumë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur.
Pak kohë pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë, ish veprimtarja e opozitës, Elena Zaslavska, ishte në banesën e saj në qendër të Moskës, kur policia trokiti në derën e saj. Pyetjeve të policisë rreth qëllimit të udhëtimeve të saj të fundit në Dubai dhe Kanada ajo iu përgjigj lehtësisht. Zonja Zaslavska kishte shkuar për të vizituar djemtë e saj që jetojnë atje. Por, për fizikanen 60 vjeçe në pension dhe bashkëshortin e saj, vizita e policisë ishte një paralajmërim i qartë. Brenda pak ditësh çifti paketoi valixhet dhe u nis për në Mal të Zi, një shtet i…
Polica lokale në Mataró të Spanjës dhe Garda Civile kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës të drejtuar nga një bandë shqiptarësh. Policia bastisi një magazinë në rrugën Pablo Iglesias, ku sekuestroi më shumë se 3 mijë bimë marijuanë. Përgjegjësit e plantacionit, dy prej të cilëve janë arrestuar, janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminelësh shqiptarë. Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur plantacionin e marijuanës, deri në 3 mijë bimë lëndësh narkotike janë futur në një kamion që do të të transportonte drogën për ta shitur më pas në tregun e…
Sot do të përcaktohet fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022, pasi në orën 19:00 do të luhet finalja mes Laçit dhe Vllaznisë në “Air Albania”. Siç duket dhe nga videot e mëposhtme, në pamje mbizotëron ngjyra bardhezi e flamujve dhe shajeve “Para Laçi”, teksa nuk mungojnë dhe boritë e makinave dhe brohoritjet. Sot pritet të dhurohet spektakël në tribuna pasi pritet një numër i lartë tifozësh dhe të ekipit të Vllaznisë.